|
Aleksandėr Xhuvani (1880 - 1961) |
|
Kreu studimet e larta nė Universitetin e Athinės. Veprimtaria
e tij pėr studimin e gjuhės shqipe dhe arsimin kombėtar, e nisi qė gjatė
periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Bėri njė punė tė madhe pėr pajisjen e
shkollės sonė me tekste tė gjuhės shqipe, tė letėrsisė, tė pedagogjisė dhe tė
psikologjisė. Drejtoi e punoi pėr hartimin e udhėzuesve drejtshkrimorė nė vitet
1949, 1951, 1954, 1956.
Pati njė veprimtari tė gjerė nė fushėn e pastėrtisė sė
gjuhės shqipe e tė pasurimit tė saj dhe botoi veprėn Pėr pastėrtinė e gjuhės
shqipe (1956). Bashkėpunoi me profesorin Eqrem Ēabej, pėr hartimin e veprave
Parashtesat (1956) dhe Prapashtesat e gjuhės shqipe (1962), trajtesa
themelore nė fushėn e fjalėformimit tė gjuhės shqipe. Botoi dhe njė varg
punimesh monografike pėr pjesoren, paskajoren dhe parafjalėt e gjuhės shqipe.
Ai ishte
njohės i mirė dhe mbledhės i pasionuar i visarit leksikor tė gjuhės sė popullit.
Fjalėt dhe shprehjet e mbledhura, u botuan pjesėrisht pas vdekjes, nė formėn e
njė fjalori. Pėrgatiti njė botim tė dytė tė Fjalorit tė gjuhės shqipe tė
Kristoforidhit (1961).
Vepra e
plotė e tij, e projektuar nė disa vėllime, ende nuk ėshtė botuar. Nė vitin
1980 ėshtė botuar vėllimi i parė. Burimi: www.forum.alba-portal.com/ftopic25.html-58k
|
|
Aktualizimi i fundit ( mė 26 tetor 2009 )
|
|
|
Kundėrvėnia fonologjike /r/-/R/, rrafshim dhe reflekse nė gjuhėn e folur dhe tė shkruar |
Nė kėtė punim bėhet fjalė pėr procesin e rrafshimit tė kundėrvėnies fonologjike /r/-/R/ nė shqipen e sotme standarde. Hulumtimi ėshtė shtrirė nė ligjėrimin e folur dhe tė shkruar. Korpusi pėr hulumtim ka pėrfshirė numėr tė konsiderueshėm ēiftesh minimale. Pėr tė mbėrritur nė rezultatet e supozuara paraprakisht janė anketuar nxėnės dhe studentė tė qyteteve tė ndryshme tė Kosovės. Pėrfundimet tregojnė se rrafshimi i kėsaj kundėrvėnieje nė shumicėn e qyteteve tė Kosovės ėshtė nė fundin e tij. Analiza e pėrgjithshme ka qitur nė pah faktin se rrafshimi ėshtė duke shkaktuar edhe lėkundje nė sistemin e ndėrlidhnive fonologjike tė shqipes. Si pasojė hetohet "lindja" e njė varianti tė ndėrmjetėm midis dy fonemave dridhėse tė shqipes standarde.
Hulumtimi ndriēon edhe tė dhėnėn se ky opozicion nė zonat rurale ende ruhet pėr dallim nga ato urbane. Nė kėtė rrafshim, pos faktorėve gjuhėsorė, kanė ndikuar edhe faktorė jashtėgjuhėsorė.
Lexo shkrimin e plotė nė PDF ( 154 KB ) ...
|
|
Aktualizimi i fundit ( mė 6 qershor 2010 )
|
|
|
Faktorizimi i hapėsirės manifeste |
Nė kėtė shkrim autori Valon Nikqi ka sjellė disa tė dhėna shkencore qė janė mjaft interesante, si sondazhe tė kryera nė katėr ekipe tė volejbollit nė Kosovė.
Lexo shkrimin e plotė (PDF, 189 KB) ...
|
|
Aktualizimi i fundit ( mė 11 shtator 2010 )
|
|
|
Kėtu mund ta shfletoni Fjalorthin e botanikės nga FGJSSH (PDF 305 KB).
|
|
Aktualizimi i fundit ( mė 26 tetor 2009 )
|
|
|
Gėzimi i fėmijėve apo fėmijėt e gėzuar? |
Nė kėtė artikull bėhet fjalė pėr pėrdorimin e kėtyre dy sintagmave nė funksion semantik (kuptimor), qė sipas mendimit tonė, duke u pėrdorur nė kontekste tė caktuara ndėrron edhe kuptimi i tyre. Pastaj bėhet fjalė edhe pėr pėrdorimin e fjalėve dėshmor dhe martir, qė shpesh po pėrdoren me kuptime tė ndryshme, porse nė fakt janė sinonime. Po ashtu, nė kuadėr tė kėtij shkrimi kemi vėnė nė dukje edhe pėrdorimin e gabuar tė foljes mposht, emrit viktimė etj.
Lexo shkrimin e plotė ( PDF, 95 KB) ...
|
|
Aktualizimi i fundit ( mė 26 prill 2010 )
|
|
|
|
<< Fillimi < Prapa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Para > Fundi >>
|
| Rezultati 11 - 20 / 97 |