Fjalė e urtė

Ē'sjell ora, s'e sjell moti.

Shpėrndarje


Ēėshtje tė emėrtimit tė disa njėsive mė themelore sintaksore nė gramatikat tona
Ndonėse gjuhėsia shqiptare ka bėrė njė traditė tė gjatė tė veprimtarisė sė vet, nė fushėn e terminologjisė gjuhėsore ka ende tema tė cilat mund tė  diskutohen e tė rishikohen, siē ėshtė rasti me kėtė temė tė cilėn do ta shtjellojmė nė vijim tė kėtij shkrimi.Fjalėn e kemi pėr disa terma gjuhėsorė tė cilėt me vite e decenie janė krijuar a farkuar nga studiues tė ndryshėm tė gjuhėsisė shqiptare, porse sot kur t“i marrim e t“i vėshtrojmė nga njė gamė mė tė gjerė aspektesh, na krijohet pėrshtypja se edhe pėr kėtė pikė kemi se ēka tė themi, ngase ka mundėsi tė shoshiten, tė diskutohen, madje, nė instancė tė fundit, disa tė merren edhe si tė diskutueshėm.I konsiderojmė si tė kėtillė, pėr vetė faktin se te disa terma gramatikorė, tė cilėt emėrtojmė njėsitė mė themelore sintaksore, sikur nuk e shprehin pėrmbajtjen nė tėrėsi, pėr ēka edhe janė sajuar.Pra, kemi njė shpėrpjestim tė formės me pėrmbajtjen e tyre.

Lexo shkrimin e  plotė (PDF 161 KB) ...
Aktualizimi i fundit ( mė 26 tetor 2009 )
 
Mbi disa shmangie gramatikore
Nė kėtė shkrim autori ka vėnė nė dukje disa shmangie gramatikore, siē ėshtė copėzimi i tepruar e  i panevojshėm dhe mospėrfundimi i njėsive kumtuese-sintaksore nė shkrimet e ndryshme tė mediave tona kėtu  ndėr ne nė Kosovė.
Lexo shkrimin e plotė (PDF, 10.5 KB) . . .
Aktualizimi i fundit ( mė 26 tetor 2009 )
 
Lokucionet foljore nė Fjalorin e Frang Bardhit
Nė kėtė shkrim autori ėshtė marrė me trajtimin e kategorisė gjuhėsore tė lokucioneve nė fjalorin e njohur tė Frang Bardhi  DICTIONARIVN LATINO EPIROTICVM, botuar nė vitin 1635 nė Romė. Autori nxjerr konstatimin se lokucionet nė kėtė vepėr janė tė shumta dhe pėrbėjnė njė begati tė madhe gjuhėsore tė trashėguar edhe pėr kohėn e sotme. Kjo njėsi gjuhėsore, nė fund tė kėsaj trajtese, ėshtė pėrqasur teorikisht me frazeologjizmat tė cilėt janė pėrdorur, po ashtu, mjaft shumė nga ana e Bardhit nė kėtė Fjalor tė rėndėsishėm pėr fushėn e leksikografisė shqiptare.

Ky shkrim nė formė kumtese ėshtė prezantuar nė programin e Sesionit shkencor, kushtuar 450 vjetorit tė lindjes sė Frang Bardhit, i cili u mbajt mė 23.11.2006 nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės.

Lexo shkrimin e plotė (PDF 24.0KB) ...
Aktualizimi i fundit ( mė 26 tetor 2009 )
 
Milan Shuflaj (1879-1931)
Ka lindur nė Lepogllavė mė 1879. Gjimnazin e kreu nė Zagreb. Si student zagrebas u njoh rrėnjėsisht me materialin arkivor historik, kurse pas kryerjes sė doktoratės ka filluar tė botojė mjaft shqyrtime shkencore. Pas pėrkryerjes shkencore nė Vjenė dhe Budapest  u emėrua profesor i shkencave historike ndihmėse  nė Universitetin e Zagrebit. Hyrja e tij nė politikė nė njė mėnyrė sikur ai vetvetes ia nėnshkroi gjykimin e vdekjes, ngase me bashkimin hemegjenist tė serbėve, kroatėve e slloveneve, fillon kalvari i tij jetėsor. Qė nė vitin 1921 ėshtė gjykuar dhe burgosur nė burgun e Mitrovicės, pėr shkak tė pikėpamjeve tė tij politike. Pasi kthehet nga vuajtja e dėnimit ai pėrsėri kyēet nė jetėn politike, nė mėnyrė tė veēantė u kushtohet temave historike kroate e shqiptare, duke u radhitur kėshtu nė kreun e albanologėve tė Evropės. Mirėpo, kur e hetoi se po i kanoset rreziku, ai filloi tė shfaqet me pseudonime tė ndryshme. Kėshtu, tregimet e tij romantike nga historia shqiptare Konsta Balshiē-i ia botoi me pseudonimin Alba Limi, ndėrsa romanin fantastiko-shkencor Na Pacefiku me O“li Imona.

VEPRAT:

    Codex Albanicus, vėll. III
    Hrvatska i zadnja pregnuca istocne imperije pod zezlom triju Komnena (1901)
    Die Dalmatinische Privaturkunde (1904)
     Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis ilustratia (sė bashku me Jiricekun dhe Thalloczy-in, Vjenė,     1913 e 1918, vėll. II)
    Srbi i Arbanasi (1925)/ Serbet dhe shqiptaret, Tiranė, 2002

E pėrgatiti: Agim Spahiu
Aktualizimi i fundit ( mė 26 tetor 2009 )
 
Si do tė duhej konceptuar togfjalėshi nė gjuhėsinė shqiptare?
Nė kėtė shkrim autori  ėshtė marrė me ēėshtjen e klasifikimit tė togfjalėshave, duke u mbėshtetur nė teoritė gjuhėsore tė disa gjuhėve tė tjera, e nė veēanti nė atė tė gjuhės angleze, qė pėr autorin ėshtė mė i arsyeshėm dhe i mundshėm tė bėhet edhe nė gjuhėn shqipe. Artikullshkruesi ka sjellė edhe disa shembuj pėr secilin tip tė togfjalėshave nė gjuhėn shqipe, shpeshherė edhe ndonjė shpjegim teorik-pėrqasės dhe interpretim edhe nga gjuhė tė tjera pėr arsye thjesht krahasimi.

Lexo shkrimin e plotė (PDF, 126 KB) ...

Aktualizimi i fundit ( mė 26 tetor 2009 )
 
<< Fillimi < Prapa 11 Para > Fundi >>

Rezultati 101 - 109 / 109