Menu Content/Inhalt
Ballina
Semantika e komunikimit

Studimet nė fushėn e gjuhėsisė pragmtike tek ne janė nė fazėn fillestare. Ato mund tė numėrohen me gishtėrinj. Me sa di unė deri mė sot nė gjuhėn shqipe  ėshtė botuar vetėm njė studim i Xhevat Lloshit  qė i kushtohet kėsaj fushe me titull „Stilistika dhe pragamatia“, botuar nė Tiranė mė 1999.Kurse nė botė studimet e tilla kanė avansuar shumė. Sot nė gjuhė tė ndryshme kemi studime e gramatika nga mė tė ndryshmet tė cilat i kushtohet nė mėnyrė tė veēantė kėsaj disipline gjuhėsore e multidisiplinore.Prandaj kėtu pėr lexuesit, e sidomos pėr studiuesit shqiptarė, e kam parė tė arsyeshme ta bėj njė lloj prezantimi  tė njė gramatike nė gjuhėn frėnge, nė tė cilėn pėr objekt studimi autorėt kanė pasur pragmatikėn, me elementet mė themelore tė komunikimit etj., me tė vetmen arsye qė ata tė ndihmohen dhe tė pėrvijohen nė studimet e tyre tė ardhshme.


Lexo shkrimin e plotė (PDF, 15 KB) ...


Aktualizimi i fundit ( e mėrkurė , 22. gusht 2007 )
 
Johann Georg von Hahn-i (1811 - 1869)
-iIshte diplomat austriak dhe albanolog. Mė 1847 u bė konzul nė Janinė, mė 1851 nė Syradhe prej 1869 konzul-gjeneral nė Athinė. Hahn-i merret si themelues i studimeve shqiptare. Ai ka mbledhur material nė vend, mėsoi gjuhėn shqipe dhe dėshmoi pėrkatėsinė e shqipes si gjuhė e familjes indoevropiane.

 

Literatura parėsore:

    "Albanesische Studien", Bd. 1-3, Jena 1854, reprint Dion.Karavias, Athinė, mė 1981

    "Griechische und albanesische Märchen", Bd. 1-2, Lajpcig, mė 1864, Mynih / Berlin, mė 1918

     "Reise durch die Gebiete von Drin und Wardar", Vjenė, mė 1867

 

Literatura dytėsore:

Gerhard Grimm, "Johann Georg von Hahn (1811-1869) - Leben und Werk", Visbaden, mė  1964

 

E pėrgatiti:Agim SPAHIU
Aktualizimi i fundit ( e hėnė , 26. tetor 2009 )
 
Besim Bokshi

Lindi nė Gjakovė mė 12.XI.1930. Gjashtė klasė tė mėsimit fillor i kreu nė Tiranė, ndėrsa dy tė tjerat - nė Gjakovė. Maturoi nė Gjimnazin e Prishtinės. Ndoqi studimet nė Katedrėn e Albanologjisė nė Beograd dhe, me ndėrprerje, i pėrfundoi mė 1959. Vijoi studimet pasuniversitare nė Drejtimin e gjuhėsisė nė Beograd. Tema e tezės sė doktoratės iu dha nė bazė tė punimit “Zhvillimi i strukturės sė temave emėrore tė shqipes” (Gjurmime albanologjike, 1, 1971). Mbrojti tezėn e doktoratės me temė “Rruga e formimit tė fleksionit tė sotėm nominal tė shqipes” nė Fakultetin Filozofik tė Prishtinės mė 1977.Ka ligjėruar lėndėn e gjuhės shqipe nė Gjimnazin e Gjakovės dhe nė vitet 1961-63 ka ushtruar edhe detyrėn e drejtorit tė kėsaj shkolle. Ka qenė profesor nė Shkollėn e Lartė Pedagogjike tė Gjakovės nė vitet 1967-73 pėr Morfologji tė gjuhės sė sotme shqipe e pėr Hyrje nė gjuhėsi dhe nė katėr vjetėt e parė e ka drejtuar punėn e kėsaj shkolle. Brenda kėsaj kohe pėr tetė muaj ka punuar nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės. Nga viti 1974 ėshtė zgjedhur ligjėrues i Morfologjisė historike nė Degėn e Gjuhės e tė Letėrsisė Shqipe nė Fakultetin Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės dhe, pas doktorimit, ėshtė zgjedhur profesor inordinar e pastaj edhe ordinar deri kur u pėrjashtua nga Fakulteti mė 1991 bashkė me mėsimdhėnės tė tjerė shqiptarė nga dekanati i dhunshėm. Nė vitet 1992-2001 ka ligjėruar lėndėn Hyrje nė studimin krahasues tė gjuhėve indoevropiane nė Shkallėn e tretė tė studimeve - Drejtimi i gjuhėsisė nė Fakultetin Filologjik tė Prishtinės.Ka qenė anėtar i komisionit pėr konkluzione tė Konsultės Gjuhėsore tė Prishtinės mė 1968 dhe delegat nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe nė Tiranė mė 1973. Ka marrė pjesė nė Kongresin e Studimeve tė Evropės Juglindore nė Ankara mė 1978 me kumtesėn pėr prapavendosjen e nyjės nė gjuhėt ballkanike. Nė Universitetin e Jenės ka mbajtur ligjėratėn pėr origjinėn e mbaresave rasore tė shqipes. Para ligjėruesve tė Katedrės sė Gjuhės e tė Letėrsisė Shqipe tė Fakultetit Filologjik tė Tiranės dhe bashkėpunėtorėve shkencorė tė Institutit tė Gjuhėsisė e tė Letėrsisė ka mbajtur ligjėratėn pėr zhvillimin e sistemit emėror tė shqipes (1979).Ka qenė deputet nė Dhomėn pėr Arsim nė Kuvendin Federativ mė 1967-69. Nė zgjedhjet e organizuara nga subjektet tona politike mė 1992 ėshtė zgjedhur deputet i Kuvendit tė Kosovės. Nė vitet 1993-96 ka qenė kryetar i Partisė Socialdemokrate tė Kosovės.Pėr veprėn “Rruga e formimit tė fleksionit tė sotėm nominal tė shqipes” ka marrė Shpėrblimin e Dhjetorit tė Kuvendit tė Kosovės mė 1980.Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Anėtar korrespondent i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės ėshtė zgjedhur mė 1991, ndėrsa nga viti 1996 ėshtė anėtar i rregullt i kėsaj akademie. Mė 2002 u zgjodh nėnkryetar i Akademisė.



http://www.ashak.org/?cid=1,18,101&argroup=3

Aktualizimi i fundit ( e hėnė , 26. tetor 2009 )
 
Norbert Jokl-i (1877 - 1942)
Lindi mė 25 shkurt 1877 nė Bzenec tė Moravisė Jugore tė Ēekisė sė sotme. Studioi sė pari drejtėsi dhe shėrbeu nė Vjenė si praktikant juridik me shėrbim gatitor pėr karrierėn e avokaturės. Pas njė kohe tė shkurtėr, duke ndjekur njė prirje tė tij tė kahershme, ai iu kthye degės sė gjuhėsisė. Studioi indoeuropianistikė tė krahasuar te P. Kreēmer, romanistikė te G. Majer - Lybke, gjermanistikė te R. Muth dhe sllavistikė te W. Vondrak e V. Jagiē. I shtyer nga ky i fundit qė mė 1907 iu pėrvesh studimit tė shqipes. Jokli nė kėtė lėmė arriti njė mjeshtri tė madhe, solli kėtu njė frymė tė re nė gjerėsi e nė metodė dhe zgjeroi e thelloi qenėsisht njohjen gjuhėsore tė shqipes. Metoda e tij del nė shesh qė me titullin e parė tė veprės mė tė madhe albanistike Studien zur albanischen Etimologie und Wortbildung, (Vien 1911) (Studime mbi etimologjinė dhe fjalėformimin e shqipes), me tė cilėn u habilitua mė 1911 nė Universitetin e Vjenės. Etimologjia dhe morfologjia janė qenėsisht pėrpjekjet e gjurmimeve tė tij  nė fushė tė leksikut tė shqipes. Qėllimi i kėrkimeve tė tij rreth historisė sė fjalėve ėshtė mė fort ky, qė tė mos mjaftohet vetėm me hetimin e burimit etimologjik tė njė fjale, po tė japė njė pamje sa mė tė plotė tė fjalės, tė formimit dhe tė historisė sė saj, tė ndjekė kėtė fjalė nė tė gjitha fazat e zhvillimit tė saj. Prandaj, vlerat vetjake tė veprave tė Joklit janė thellėsia dhe pushtimi i objektit nga tė gjitha anėt. Nė vitin 1923 ai botoi veprėn Linguistisch - kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen, (Berlin und Leipzig 1923) (Kėrkime gjuhėsore- kulturohistorike nga fusha e gjuhės shqipe), qė me tė drejtė konsiderohet kryevepra e tij. Studimet nė kėtė vepėr i mbėshtet kryesisht nė metodologjinė e njohur tė Jakob Grimit, ku pėr bazė merren fjalėt dhe sendet. Dhe nė kėtė mėnyrė nė vepėr zėnė vend edhe elementet e kulturės materiale dhe kėshtu ajo i tejkalon edhe caqet e linguistikės, ngase pėrfshihen edhe elementet e etnografisė shqiptare.
 
Pėr sa i pėrket caktimit tė karakterit gjuhėsor tė shqipes, Jokli ėshtė njė pasardhės i Gustav Majerit. Ky i pat shėnuar kėsaj gjuhe vendin e njė gjuhe satem (indoeuropiane lindore) me karakter verior. Jokli ėshtė ai qė ka zbuluar huazime latine tė pavėna re mė parė nė gjuhėn shqipe edhe nė tė drejtėn zakonore tė Shqipėrisė sė Veriut, nė Kanun tė Lekė Dukagjinit, si dhe nė fushė tė toponomisė. Nė ēėshtjen e lidhjeve tė afėrisė sė shqipes me gjuhėt indeuropiane motra, dijetari ynė e ka vėrtetuar dhe thelluar rrugėn  qė pati rrahur G. Majeri domethėnė qė shqipja ka lidhje tė ngushta sidomos me gjuhėt baltike, dhe qė tė parėt e shqiptarėve, duke zbritur nga vise mė veriore ngulen nė brigjet e Mesdheut.
 
Nė lidhje me prejardhjen e gjuhės shqipe Jokli mendon se shqipja ėshtė e afėrt si me ilirishten, po ashtu edhe me trakishten. Nė themel teza e Joklit do tė jetė e drejtė, sepse gjurmė trake nė Adriatik kishte diktuar qė mė parė K. Paē. Edhe Nopēa kishte shprehur mendimin se ilirėt ishin shtruar si mbishtresė pėrmbi njė shtresė trake.

Vepra gjuhėsore e Jokl-it, megjithėse me zhdukjen tragjike tė tij, mbeti e pambaruar, paraqitet diēka tėrėsore nė vetvete, tematika e saj ėshtė shumė mė e gjerė se ajo e paraardhėsve tė tij. Nė fushė tė fonetikės, pėr periudhėn parahistorike tė shqipes, ai hapi shtigje tė reja nė punė tė apofonisė, si dhe nė reflekset e likuideve silabike. Nė konsonantizėm ai vuri re, ndėr tė tjera, reflektimin e sk- sė indoeuropiane edhe me ē - nė nė shqipen. Nė ēėshtjen e guturaleve ai mbrojti gjer nė fund teorinė e Pedersenit, sipas tė cilės shqipja ėshtė e vetmja gjuhė indoeuropiane qė ruan seri guturalesh tė dalluara njėra nga tjetra gjer nė ditėt e sotme. Nga periudha historike ai ndoqi diftongimin e zanores oua, ue nė fjalėt si krua krue, duar, duer nga dorė, duke e gjurmuar atė nė fazat e ndryshme tė zhvillimit tė tij (ou uo etj.) (Zur Geschichte des alb. Diphtongs - ua - ue, IF, 49 50 (1931 - 1932), mbi dėshmitė e dialekteve tė dokumenteve tė vjetra tė shkrimit dhe tė marrėdhėnieve tė shqipes me gjuhėt fqinje tė Ballkanit. Nė morfologji ai vėrejti pėrdorimin e njė kallėzoreje tė moēme si emėrore, sinkretizimin (pėrtjerjen) e rasave dhe ndėrrimin e gjinisė sė emrit, moshėn mjaft tė lashtė tė nyjės sė sprapme dhe dha sqarimin pėrfundimtar tė disa trajtave tė pėremrit pronor, si juaj juej e taj tuaj tė autorėve tė vjetėr tė Veriut tė ligjėrimeve arbėreshe tė Italisė. Nė sistemin foljor ai gjurmoi trajtat e foljeve kauzative e denominative dhe, ndėr tė tjera, edhe historinė e pėrhapjes sė paskajores. Vrojtime tė reja i detyrohen atij edhe nė lėmė tė fjalėformimit, ndėr tė tjera nė gjurmim tė kolektivave e tė deminutivave nė mėnyrė tė veēantė nė hetimin e kompozitave tė gjuhės popullore e letrare.
 
Nė pikėpamje bibliografike do pėrmendur kėtu „Vjetarin indoeuropian“ (Indogermanisches Jahrbuch), ku Jokli ka redaktuar vit pėr vit pjesėn qė referon pėrmbi botimet e reja tė albanistikės, seksioni VII qė nga vėllimi IV, 1917, e gjer te XXIV, 1940.
 
Norbert Jokl-i u zhduk nė maj tė vitit 1942 prej regjimit nazist, nė Vjenė, porse hollėsitė e vdekjes sė tij nuk dihen. Me kėtė dijetar albanistika humbi njė pėrfaqėsues tė madh, kurse populli shqiptar humbi njė burrė, i cili, duke rrahur me frymė objektive ravėn shkencore, u bė njėkohėsisht dhe indirekt njė mbrojtės i tė drejtave tona nacionale.


Marrė nga librat „Eqrem Ēabej“ (Tiranė 1990, fq. 180 - 185) dhe „Gjuha shqipe dhe historia e saj“, (Tiranė, 1988) tė Shaban DEMIRAJT

E pėrgatiti: Agim Spahiu      
 
Aktualizimi i fundit ( e hėnė , 26. tetor 2009 )
 
Maksimilian Lamberc-i (1882 - 1963)
Lamberc-i i ėshtė afruar fushės sė studimeve shqiptare duke ardhur nga bota klasike. Kėrkimet e tij tregojnė njė pėrzierje tė lumtur tė gjuhėtarit, tė folkloristit e tė letrarit. Nė kėtė mėnyrė ato na dalin pėrpara tė shumanshme e tė plota, si dėshmia e njė njėsie mendore tė veēantė.

Aktualizimi i fundit ( e hėnė , 26. tetor 2009 )
mė gjerėsisht …
 
<< Fillimi < Prapa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Para > Fundi >>

Rezultati 51 - 60 / 84