Ka lindur mė 25 nėntor tė vitit 1850 nė Gros - Stechlitz
tė Austrisė. Fėmijėrinė e vet e kaloi nė Opeln, ku gjatė viteve 1860-1867 ka
vijuar gjimnazin dhe shumė herėt ėshtė vėrejtur se ka interesim tė madh pėr
gjuhėsi. Mė 1867 nė Breslau ka filluar me studimin e filologjisė klasike. Ndikim tė
madh te Meyer - i i ri kanė pasur gjuhėtarėt Martin Julius Hertz dhe Adolf Friedrich Strelin. Mė 1871
ka promovuar disertacionin e doktoratės De nominibus graecis copositus. Pastaj
ka punuar si mėsimdhėnės gjimnazi nė Ernestinun tė Gota - s dhe gjatė kėsaj
kohe u pėrkushtohet edhe mė tutje studimeve filologjike. Nė vitin 1874
shpėrngulet nė Pragė dhe gjatė vitit 1875 si docent privat ka mbajtur ligjėrata
nė kėtė Universitet. Mė 5 prill 1881 emėrohet profesor inordinar dhe mė 24
maj profesor ordinar pėr sanskritishte dhe gjuhėsi krahasimtare nė
Universitetin e Gracit. Ai mė sė shumti i ka kushtuar greqishtes sė vjetėr, tė
mesme dhe tė re, shqipes, sidomos etimologjisė dhe etnografisė. Mė 1897 pėr
shkak tė gjendjes sė keqe shėndetėsore (tė paralizės) e ka pėrfunduar punėn e tij si ligjėrues. Mė
1900, pas tre vjetėsh vuajtjesh tė mėddha, ka vdekur.
Ai i ka dhėnė njė ndihmesė tė
madhe studimeve tė gjuhėsisė shqiptare. Qysh mė 1883 ka botuar studimin e
rėndėsishėm me titull Über die Stellung des Albanesischen im Kreise der
indogermanischen Sprachen, BB VIII (1884) (Mbi pozitėn e gjuhės
shqipe nė rrethin e gjuhėve
indoevropiane), ku ėshtė argumentuar , ndėr tė tjera, qė shqipja bėn pjesė
nė grupin e gjuhėve evropiane veriore dhe ndryshon nga greqishtja dhe nga
gjuhėt italike nė reflektimin e tektaleve qiellzore. (shih Sh. Demiraj, Gjuha
shqipe dhe historia e saj, Tiranė, 1988, f. 36)
Nė studimet e tij ai ėshtė marrė
me ēėshtje tė ndryshme nga fusha e morfologjisė historike, siē ėshtė ēėshtja e
formimit tė shumėsit tė emrave, rruga e
formimit tė tyre, me studimin krahasimtar tė numėrorėve tė gjuhės shqipe e tė
disa gjuhėve tė tjera indoevropiane, me ēėshtje tė shumta fonetikės e tė
gramatikės historike e nė mėnyrė tė veēantė me ēėshtje tė etimologjisė. Ai ka nxjerrė shpeshherė
konstatime tė sakta shkencore siē ėshtė ēėshtja e prejardhjes sė gjuhės shqipe
qė, sipas tij, rrjedh nga ilirishtja dhe pėrbėn njė degė mė vete nė familjen e
gjuhėve indoevropiane. Por ai shpeshherė ka evoluar me pikėpamje tė veta
shkencore. Merita e tij ėshtė se ai i ka korrigjuar dhe avansuar tezat e veta
shkencore. Kėshtu p. sh., nė veprat e tij tė para, ka pranuar njė ndikim jo tė
vogėl tė latinishtes mbi strukturėn morfologjike tė gjuhės shqipe, por mė vonė
nė disa raste ai e ka ndryshuar mendimin dhe ndoshta do tė ketė bėrė edhe mė
shumė ndreqje nė qėndrimet e veta, sikur vdekja e parakohshme tė mos e kishte
rrėmbyer nė kulmin e pjkurisė sė tij. (Shih Sh. Demiraj, vep., e cit., f. 138).
VEPRAT E TIJ MĖ TĖ RĖNDĖSISHME PĖR GJUHĖN SHQIPE:
1. Albanesische Studien, I, (1882);
2. Etimologische
Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strassburg, 1891;
3. Kurzgefasste
albanesische Grammatik, Leipzig,
1888;
4. Zum indogermanischen ė - Perfectum auf die albanesische Formenlehre, botuar
nė Miscellanea di filologia e linguistica in memoriam di Napoleone Caix e
Angelo Canello, Firenze, 1886;
5. Die
lateinischen Elemente im Albanesischen, botuar nė: Gröbers Grundriss, I,
I. Auflage (1888) etj.
E pėrgatiti: Mr. Agim SPAHIU |