Fjalė e urtė

Kush punon, galdon.

Shpėrndarje


Eqrem Ēabej (1908 - 1980)

Ėshtė njė ndėr pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė gjuhėsisė shqiptare. Lindi mė 7 gusht 1908 nė Gjirokastėr.

Mėsimet e para i  mori nė kėtė qytet tė lindjes. Atje ai mbaroi mė 1921 shkollėn qytetėse me pėrfundime tė shkėlqyera. Atje, nė gjirin e familjes dhe nė rrethin e bashkėqytetarėve tė tij, tė njohur pėr dashurinė e madhe pėr Atdheun dhe pėr arsimin, u mbrujt edhe karakteri i tij. Pas mbarimit tė shkollės qytetėse ai fitoi tė drejtėn e njė burse tė dhėnė nga Prefektura  e atėhershme e Gjirokastrės pėr tė vazhduar studimet e mesme dhe tė larta jashtė shtetit. Dhe kėshtu ai nisi, ashtu si edhe tė rinj shqiptarė tė tjerė, rrugėn e mėrgimit nė kėrkim tė diturisė.

Aktualizimi i fundit ( mė 1 shtator 2014 )
mė gjerėsisht …
 
Wilfried Fiedler-i

Ėshtė njė prej albanologėve mė tė mėdhenj gjermanė. 
U lind mė 1934 nė landin e Saksonisė, nė afėrsi tė Kemnitzit. Nė vitet 1951-55 ka studiuar nė Berlin sllavistikėn. Mė pas punėsohet  nė Institutin pėr Etnografi nė kėtė qytet.Kėtu ngjallet edhe interesimi i tij i drejtpėrdrejtė pėr kulturėn e gjuhėn shqipe: Me Erich Stockmanin boton pėrmbledhjen me folklor shqiptar  me titullin "Kėngė Ēame", dhe qė nga kjo kohė jepet nė tėrėsi pas studimit tė shqipes. Nė vitin 1961 mbron disertacionin pėr shumėsin e gjuhės shqipe, pėr tė vazhduar me dhjetėra tituj e studime tė botuara vetė apo me Oda Buchholz  e qė kanė tė bėjnė me kulturėn dhe historinė e gjuhės shqipe. Wilfried Fiedler, pos nė Mynih, ishte ligjėrues i albanologjisė edhe nė Institutin e Linguistikės sė Pėrgjithshme nė Universitetin e Vjenės.
Ka qenė pjesėmarrės aktiv qė nga fillimi nė Seminarin Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare nė Prishtinė, me ligjėrata, kumtesa dhe diskutime pėr tema dhe ēėshtje tė shumta tė fushės sė albanologjisė, e nė veēanti, nė fushėn e gjuhėsisė shqiptare.

BOTIMET MĖ TĖ RĖNDĖSISHME TĖ TIJ:

1. Das Albanische Verbalsystem in der Sprache des Gjon Buzuku (1555)  / Sistemi foljor i shqipes nė veprėn e Gjon Buzukut (1555), ASHAK, Sesioni i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, Libri 25, (Parathėnia e R. Ismajlit), Prishtinė, 2004, 812 fq.;

2. Albanische Grammatik - “Gramatika e shqipes“ ( sė bashku me Oda Buchholz-in), Leipzig 1987;

3. Fjalori Gjermanisht-Shqip (sė bashku me O. Buchholz-in dhe G.Urlisch)  / Albanisch-Deutsch / dhe Shqip-Gjermanisht ( sė bashku me A. Klosin)  / Albanisch-Deutsch, München, Berlin, 2000, fq.831; etj.

Ėshtė Anėtar i Jashtėm i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės.

E pėrgatiti: Agim SPAHIU

Aktualizimi i fundit ( mė 5 prill 2012 )
mė gjerėsisht …
 
A pėrbėjnė lokucionet njė mėnyrė tė veēantė tė fjalėformimit?
Autori i kėtij shkrimi, mr. Agim SPAHIU, ėshtė ndalur nė njė varg ēėshtjesh qė kanė tė bėjnė me kategorinė leksiko-gramatikore tė lokucioneve, e nė mėnyrė tė veēantė tė fjalėformimit tė tyre. Dhe e gjithė problematika ėshtė shtruar qė nė krye tė shkrimit nė formė pyetjeje, se a pėrbėjnė a jo lokucionet njė mėnyrė tė veēantė tė fjalėformimit. Dhe, pasi ka shtruar njė varg argumentesh pėr kėtė ēėshtje,ai ka ardhur nė pėrfundim se edhe lokucionet sikur ēdo fjalė tjetėr e leksikut, pėrbėjnė njė mėnyrė tė veēantė "sui generis" tė fjalėformimit, pėr vetė faktin se ato janė ndėrtime tė qėndrueshme, leksikalisht tė kufizuara dhe, ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, kanė barasvlera tė ngjashme a identike me fjalė tė vetme.

Lexo shkrimin e plotė (PDF, 112KB) ...

Aktualizimi i fundit ( mė 26 tetor 2009 )
 
Selman Riza (1909 - 1988)

Ka lindur nė Gjakovė mė 1909. Ka pasur njė pėrgatitje tė mirė shkollore franceze (ka kryer Liceun Kombėtar tė Korēės dhe pėr tre vjet 1932 - 1935 studimet nė Francė nė fushėn e gjuhėsisė dhe tė drejtėsisė) dhe ka qenė njohės i mirė i shumė gjuhėve tė huaja (i njihte diku 12 gjuhė). Kėto janė dy parakushte qė Selman RIZĖS i mundėsuan tė krijojė njė personalitet tė madh dhe njė akribi tė rrallė shkencore nė studimet e tij gjuhėsore tė mėvonshme.

 
Aktualizimi i fundit ( mė 26 tetor 2009 )
mė gjerėsisht …
 
Operacionalizimi i njė korpusi gjuhėsor
Nė kėtė shkrim autori mr. Agim SPAHIU ka prezantuar studimin "Operationale Grammatik des Deutschen, Ein Skizze" tė Karl-Ernst Sommerfeld-it, me tė vetmen arsye qė lexuesit shqiptarė ta kenė njė pasqyrė tė qartė se ē“mund tė pėrmbajė ky studim i njohur nė gjuhėn gjermane, ndėrsa studiuesit ta kenė para vetes njė doracak i cili mund tė jetė njė udhėrrėfyes i mirė ose njė pikėreferim pėr tė hartuar ndonjė studim tė ngjashėm edhe nė gjuhėsinė shqiptare, kuptohet duke u mbėshtetur nė kėtė metodologji.

Lexo shkrimin e plotė ( PDF, 79 KB) . . .
Aktualizimi i fundit ( mė 22 gusht 2007 )
 
<< Fillimi < Prapa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Para > Fundi >>

Rezultati 91 - 100 / 109