Shpėrndarje


Origjina e botės Shtype E-mail
Pėrmbajtja e artikullit
Origjina e botės
Universi i pakufi?
Lindja e universit
Zanafilla e ligjeve tė natyrės
A ka mė shumė se njė univers?
Fuqia misterioze e Materies sė Errėt


Lindja e Universit

Dhe ē’kishte para Bumit tė Madh? Nga se u krijua ky Univers? A mos ishte nga Hiēi? Ligjet e fizikės tonė me sa duket nuk mund ta shpjegojnė kėtė, ngaqė pikėrisht nė atė ēast krijohen koha dhe hapėsira. Si ndodhi lindja e botės tonė …

New Jersey, Bell Labs, maj i vitit 1965. Dy fizikanėt Arno Penzias dhe Robert Wilson duan me detektorin e tyre gjigant tė mikrovalėve tė regjistrojnė radio-sinjale tė largėta nga gjithėsia. Por siē duket aparati i tyre shfaq njė defekt. Nga detektori dėgjohet njė gumėzhimė e pandėrprerė. Njė zhurmė e pamėshirshme dhe e papėrcaktuar qė duket sikur vjen nga tė gjitha anėt e qiellit, ditė e natė. Penzias und Wilsoni provojnė gjithēka pėr ta gjetur shkakun. Kontrollojnė qarkun elektrik, shtrėngojnė vidhat, fshinė dhe pastrojnė antenėn e lugėt. Pa sukses. Gumėzhima mbetet e pandryshueshme.
Teksa pas njė viti ata do ta kuptojnė se ē’kanė zbuluar: rrezatimin kozmik tė sfondit, dritėn mė tė vjetėr tė Universit, e cila nė kohė dhe distancė ėshtė shndėrruar nė mikrovalė. Jehona e Big Bangut – Bumit tė Madh.

Harald Lesch:
Sikur mos tė ishte zbuluar rrezatimi kozmik i sfondit, askush nuk do tė fliste mė pėr Bumin e Madh. Nė fakt ky ėshtė boshti kurrizor i teorisė modernė mbi Bumin e Madh. Sikur mos ta kishim kėtė rrezatim, tani do tė kishim njė kozmologji krejtėsisht tjetėr.
Ky Univers gjigant e i nxehtė u  zgjerua brenda njė sekonde dhe rrėmbimthi u ftoh. Temperatura e tij u ul nga disa bilionė nė disa miliardė gradė. Ai pėrbėhej kryesisht nga protone, neutrone dhe elektrone, tė gjitha duket notuar nė njė det drite. Brenda disa minutave tė ardhshme u formuan grimca tė imėta. Raporti hidrogjen-helium u pėrcaktua nė minutat e para, gjė qė pėrkon me raportin e kohės sė sotme.
Rrezatimi kozmik u krijua 380.000 vjet pas Shpėrthimit. Temperatura e Universit kishte rėnė deri nė disa mijė gradė. Formohen atomet e para dhe kėshtu shfaqet njė Univers transparent. Drita tashmė mund tė shpėrndahet e papenguar. Ende sot satelitėt mund tė masin jehonėn Bumit tė Madh – prova pėr teorinė e Big Bangut.

Nė Garching pranė Institutit pėr astrofizikė Max-Planck shkencėtarėt po pėrpiqen tė simulojnė evoluimin e Kozmosit. Pėr kėtė ata kanė nevojė pėr 60 miliardė shifra. Kėto shifra ata i marrin nga satelitėt qė masin jehonėn e Shpėrthimit tė Madh, gumėzhimėn kozmike. Astrofizikanėt kanė teorinė se si do tė duhej tė dukej Universi i hershėm. Tani ata duan tė vėrtetojnė saktėsinė e Teorisė.Nė kompjuter ata japin gjendjen fillestare teorike dhe kėtė gjendje e procedojnė sipas ligjeve tė sotme fizike. Me kėtė duan tė krahasojnė gjendjen fundore tė simuluar me gjendjen aktuale tė Universit.

Simon White:
Jam pothuajse i hutuar, se sa kompleks qė ėshtė dhe, nė fund, pėrsėri mund tė gjejmė rend nė kaos. Ma merr mendja, qė nė fakt, kjo ėshtė gjeja mė e habitshme nė botėn e fizikės. Megjithėse kaq e komplikuar dhe kaotike prapėseprapė mund tė gjejmė parime rendi. E njėjta vlen edhe pėr pėrllogaritjet tona: nė fund konstatojmė diēka tepėr tė thjeshtė.
Me ndihmėn e njėrit nga supėr kompjuterėt mė tė mėdhej tė botės shkencėtarėt e Garchinger ia dolėn qė tė realizojnė simulimin mė tė madh bėrė ndonjėherė sesi u zhvillua Universi. Simulacioni fillon 400.000 vjet pas Shpėrthimit tė Madh. Emri i tij: Aquarius. Aquariusi tregon saktė se si janė krijuar strukturat kozmike, se si nga njėshmėria kozmike u formuan yjet e para e mė pas, nėn ndikimin e rėndesės, u formuan dhe galaktikat e para. Me gjithė se ky animacion ėshtė shumė mbresėlėnės ai nė shumė pjesė nuk pėrkon mė realitetin aktual.

Volker Springel:
Problemi qė na shfaqet tani ėshtė se modelet tona teorike parashikojnė shumė mė tepėr galaktika tė vogla, por tė cilat ama nuk mund t’i vėzhgojmė. Ekziston pra njė diskrepancė ndėrmjet numrit tė dhėnė tė galaktikave qė mund t’i vėzhgojmė dhe galaktikave qė i parashikon simulacioni ynė. Dhe ajo ēka pėrpiqemi tė kuptojmė ėshtė se, a ka  tė bėjė kjo me supozimet tona mbi kėtė model kozmologjik, psh. a mos duhet ta ndėrrojmė modelin e Materies sė Errėt e tė ftohtė, apo ka tė bėjė me efektet astrofizike qė nuk i kemi pėrllogaritur saktėsisht.

Kjo Materie e Errėt e ftohtė po ua merr shpirtin astrofizikanėve. Nė mbarė gjithėsinė shkencėtarėt hasin pasojat e kėsaj force plot fshehtėsi. Kjo forcė ėshtė aq e fuqishme saqė pėrthyen dritėn nė gjithėsi dhe shtrembėron pamjet e njė galaktike tė tėrė. Se nga ēfarė pėrbėhet ajo kėtė shkencėtarėt nuk e gjejnė dot. Por ajo medoemos duhet tė jetė aty, sepse ėshtė ajo qė mban galaktikat tona. Pa tė, galaktikat do tė largoheshin nga njėra-tjetra.
Sipas forcės sė shtrembėrimit astronomėt mund tė shquajnė se sa shumė Matereie tė Errėt pėrmbajnė galaktikat. Ka llahtar shumė. 85 pėrqind e Universit tonė u pėrbėka nga Materia e Errėt. Edhe njė tjetėr zbulim po i habit kozmologėt. Gjatė matjeve tė Universit ata vijnė nė pėrfundim se Universi po zgjerohet gjithnjė e mė shpejtė. Ekpansioni i Kozmosit po e rrit shpejtėsinė nė vend qė tė tkurret ngadalė.
Ėshtė nė vitin 1998 qė Saul Perlmutter sė bashku me shkencėtarėt e tjerė zbulon pėr herė tė parė kėtė materie misterioze. Me gjithė studimet e bėra shkencėtarėt mė kot janė rrekur tė zbulojnė pėrbėrjen e saj. Prandaj e kanė pagėzuar si Energjia e Errėt.

Saul Perlmutter:
Duket sikur Universi vėrtetė, dikur para 5 apo 6 miliardė vitesh, nė vend tė „frenojė“ ai po i „jep gaz“. Pėr momentin qėndron risia, se Universi po zgjerohet me shpejtėsi. Me gjithė se nuk e dimė pse. Mund tė jetė, qė shkaku pėr kėtė ėshtė njė energji qė mbush tė gjithė hapėsirėn. Nė qoftė se kjo ėshtė e saktė, atėherė mund tė pėrpiqemi tė mėsojmė mė shumė rreth kėsaj energjie duke studiuar historinė e Universit: kur ndaloi tė zgjerohet ngadalė dhe kur nisi tė zgjerohet shpejtė.



Aktualizimi i fundit ( mė 26 tetor 2009 )
 
< prapa   para >