Fjalė e urtė

Punėshtruari - i uruari.

Shpėrndarje


Holger Pedersen-i (1867-1953) Shtype E-mail
Profesor i gjuhėsisė nė Universitetin e Kopenhagenit, njė nga linguistėt mė tė shquar tė kohės, indoevropianist, komparatist i radhės sė parė, studiues nė zė i zhvillimit tė gjuhėve kelte, armene, tokare e sllave, nė dekadėn e fundit tė shekullit 19 e nė fillim tė shekullit 20 u mor intensivisht me studimin e shqipes.
    Pedersen-i ishte formuar nė traditat e mėdha daneze qė fillojnė me R. Rask-un, dhe dha ndihmesėn e tij tė shquar nė zhvillimet e shkėlqyera tė shėnuara me figurat e njohura mė vonė si O. Jespersen, L. Hjelmslev apo K. Sandfeld. Studimet e tij historike e tė krahasuara ndėrlidhen me lėvizjen mė tė madhe tė kohės tė shėnuar me emrat e K. Brugmann, E. Leskien, tek tė cilėt kishte mėsuar. Pėr studimet albanistike vepra e H. Pedersen-it ka rėndėsi tė dorės sė parė. Nė dekadėn e fundit tė shekullit 19, albanologjia kishte shėnuar rezultate qė e kishin bėrė shqipen dhe dijen pėr tė njohur nė rrethet e studiuesve tė historisė e tė krahasimit tė gjuhėve indoevropiane. Siē e kishte paraqitur vetė, pasi tė kishte dhėnė shėnimet themelore pėr historinė e jashtme tė shqipes e tė shqiptarėve, pėr zhvillimet lidhur me shkrimin e veprimtarinė tjetėr rreth gjuhės nė kohėn e Rilindjes, pėr studimet krahasimtare shqipja kishte paraqitur interes qysh herėt. Deziderata e madhe e gjuhėsisė krahasimtare tė shek. 19 kishte qenė qė edhe shqipja tė sillte dėshmi pėr sistemet e eptimeve indoevropiane tė pėrbashkėt. E dėshmuar vonė, me huazime tė shumta, me zhvillime tė mėdha nė fushėn e strukturės gramatikore, shqipja ato dėshmi nuk mund t'i jepte. Botimet e vona e tė shpėrndara, mungesat nė regjistrimin e shqipes, tė gjitha bashkė kishin bėrė qė nė shek. 19 studimet pėr shqipen tė mos ishin shumė tė zhvilluara, vlerėsonte me tė drejtė. Kishte, madje, studiues qė nuk e shihnin atė fare nė radhėn e gjuhėve indoevropiane. R. Rask kishte shėnuar njė nga provat themelore pėr karakterin indoevropian tė gjuhės shqipe e kjo ishte ekzistenca e tri gjinive. A. Schleicher mė 1850 kishte sjellė vėshtrime e analiza pėrmes tė cilave nxirrte pėrfundimin se shqipja ishte gjuhė indoevropiane, sado qė, ashtu si Rask, kishte gabuar nė vendosjen e shqipes nė afėrsi me latinishten e greqishten. Kėto interesime nuk kishin reshtur te kokat e komparativizmit. F. Bopp nė ato vite vinte me studimin e tij tė njohur pėr tė provuar se shqipja ishte gjuhė indoevropiane pa lidhje tė veēanta e specifike me asnjėrėn prej degėve tė saj, as me latinishten e greqishten. Studiuesi qė nė pėrmasa krahasimtare interesimin pėr shqipen e bėri preokupim kryesor qe Gustav Meyer, i cili, pėrveē studimeve tė veēanta pėr gramatikėn e shqipes nė kon-eptimin historik e krahasimtar, bėri mė 1891 Fjalorin etimologjik tė shqipes. Me veprėn e gjerė tė albanologėve tė mėhershėm, ndėr tė cilėt do pėrmendur J. G. von Hahn, e sidomos me veprėn e Meyer-it, shqipja po hynte nė rrethin e interesimeve mė intensive tė indoevropianistėve. Siē thoshte Pederseni, "puna e Gustav Meyer-it mbi zhvillimin e shqipes nga e parmja indoevropiane ėshtė ndjekur e plotėsuar, ndėrsa rezultatet kanė hedhur dritė mbi gjuhėt e tjera indoevropiane".
    Holger Pedersen, jo vetėm njohės i jashtėzakonshėm, po edhe ndėr krijuesit e rrjedhave nė fushėn indoevropeistike, njohės dhe i zhvillimeve nė kuadėr tė Lėvizjes shqiptare dhe me kontakte me botimet shqip tė kohės, i informuar gjerėsisht pėr gjithēka nė fushėn albanistike atėherė, ishte personaliteti mė i pėrshtatshėm pėr tė bėrė vėshtrimin serioz kritik tė trashėgimisė dhe kthesėn e rėndėsishme nė studimet e mėtejme tė kėsaj gjuhe nga aspekti historik dhe krahasimtar. Siē mund tė shihet nė shkrimet e tij, ai e vlerėsonte lart veprėn e Meyer-it, por nė tė njėjtėn kohė i nxirrte nė pah mungesat dhe gabimet e saj, duke krijuar kėshtu pika tė reja referimi nė studimet e ardhme. Pas njė vėshtrimi pėr disa etimologji tė shqipes, qysh nė dekadėn e fundit tė sh. 19 ai ndėrmori regjistrimin dhe pėrshkrimin serioz tė shqipes tė dialektit ēam, duke bėrė njėherėsh dhe njė punė me peshė pėr kulturėn: mblodhi dhe shėnoi me saktėsi tė jashtėzakonshme tekste dhe pėrralla shqipe, tė cilat u pėrkthyen mė vonė nga ai vetė gjermanisht e nga tė tjerėt anglisht. Mė 1900 botoi studimin pėr guturalet indoevropiane nė gjuhėn shqipe, nė tė cilin, pėrmes shqyrtimeve tė gjithanshme etimologjike e tė zhvillimit tingullor tė shqipes, arriti tė korrigjonte teorinė e Meyer-it pėr refleksin e guturaleve palatale nė shqipen si s, z, th, dh, pėr tė vendosur rezultatin qė sot merret i verifikuar: palatalet i.e. nė gjuhėn shqipe kanė dhėnė th, dh, d. Njėkohėsisht ai zhvilloi teorinė pėr reflekset e labiovelareve nė shqipen (para zanoreve tė parme nė s, z, ndėrsa para zanoreve tė tjera nė k, g), duke dhėnė kėshtu njė ndihmesė me vlerė pėr gjuhėsinė indoevropiane nė diskutimet lidhur me numrin e radhėve tė guturaleve nė paragjuhėn i.e. (velare e palatale a labiovelare, ose velare, palatale e labio-velare).
   Njė ndihmesė tė rėndėsishme paraqet dhe periodizimi qė bėnte ai me atė rast i zhvillimit tė shqipes. Kontributet e tij tė rėndėsishme shtrihen dhe nė fushėn e zhvillimit tė strukturės gramatikore tė shqipes, konkretisht lidhur me gjininė asnjanėse, me ēėshtjen e nyjave e tė rasave, me ēėshtjen e paskajores, etj. Pedersen-i kishte bėrė vėshtrimin mė serioz kritik lidhur me bindjen e pėrhapur atėherė pėr shkallėn e ndikimeve tė gjuhėve tė tjera mbi shqipen dhe pėr karakterin e saj tė vlerėsuar, madje nga Mayer-i si 'gjuhė gjysmėromane'. Ai kishte dėshmuar se fjala ishte pėr teprime qė dilnin nga mosnjohja e materialeve tė shqipes, ashtu si dhe nga mosnjohja e rrugėve tė zhvillimit tė saj, duke arritur te pėrfundimi: 'ndikimi i latinishtes nė strukturėn morfologjike tė shqipes ishte baras me zero', por duke theksuar njėherėsh se hetohej njė ndikim jo i vogėl nė fushėn e fjalėformimit e tė prapashtesave tė ndryshme.
   Pederseni e kishte shprehur mendimin e tij dhe pėr prejardhjen e shqipes nga ilirishtja jugore. Siē mund tė shihet, nė njė vėllim jo tė madh, ky dijetar krejtėsisht i veēantė arriti tė rivėshtronte shumė nga rezultatet themelore tė albanologjisė para tij, tė shqiptonte hipoteza e teori tė reja pėr to dhe tė hapte rrugė e debate qė do tė jenė objekt i kėsaj shkence gjatė tėrė shekullit vijues. Niveli shkencor i studimeve tė tij pėr shqipen ėshtė ai qė kishte shėnuar pėr armenishten, pėr gjuhėt keltike, pėr gjuhėt sllave, pėr tokarishten apo pėr krahasimin e gjuhėve indoevropiane, pra niveli mė i lartė i shkencės sė kohės.
   Studimet e Pedersen-it pėr albanologjinė janė tė shpėrndara nėpėr botime e revista tė ndryshme dhe kryesisht gjermanisht, diēka pak danisht e frėngjisht. Kjo ka qenė arsyeja pse nė albanologjinė vendėse shpesh ato janė konsultuar nė mėnyrė tė ndėrmjetme. Disa prej studimeve tė tij janė pėrkthyer mė herėt dhe janė botuar nė raste tė ndryshme, ndėrsa disa tė tjera janė vėnė nė dispozicion nė Institutin e Gjuhėsisė nė Tiranė. Nė tėrėsi as pėrkthimet e bėra nuk kanė qenė tė pranishme me qarkullim tė gjerė nė opinion.Kėtu u mblodhėn nė njė vėllim pėrkthimet ekzistuese dhe u shtuan pėrkthimet e teksteve qė s'ishin bėrė mė parė nė kuadėr tė serisė sė ASHAK Vepra tė albanologėve tė traditės.
  
   (Ky tekst ėshtė parathėnie e veprės sė Holger Pedersenit "Studime pėr gjuhėn shqipe", qė u botua kohė mė parė nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės).

Akademik Rexhep Ismajli

Burimi: http://www.kosova.com/artikulli/15768
Aktualizimi i fundit ( mė 26 tetor 2009 )
 
para >