Fjalė e urtė

Buka pa pėrtypur nuk kapėrcehet.

Shpėrndarje


Istvan Schütz (Ishtvan Shyc) (1923-2010) Shtype E-mail
Ėshtė njė emėr i njohur prej kohėsh nė fushėn e studimeve albano-ballkanologjike. Mund tė thuhet se ai pėrfaqėson jo vetėm vetveten, por njėkohėsisht albanologjinė hungareze tė ditėve tona dhe rasti i tij vėrteton rregullėn qė tė gjithė ata studiues, tė cilėt kureshtja shkencore i ka shtyrė qė nė moshė tė re tė mėsojnė gjuhėn shqipe dhe tė njihen me visaret e kulturės shpirtėrore e materiale tė popullit shqiptar, janė bėrė edhe miq me besė tė kėtij populli me origjinalitet kaq tė spikatur nė tė gjitha fushat e jetės.

Istv?n Schütz ishte 25 vjeē djalė dhe sapo kishte kryer studimet e larta pėr gjuhė e letėrsi hungareze e latine, kur shkuan nė Hungari studentėt e parė shqiptarė, nė vitin 1948. Ata duhej tė mėsonin shpejt e mirė hungarishten (njė gjuhė joindoevropiane, me strukturė gramatikore tepėr tė veēantė) dhe kėrkuan njė profesor me tė cilin tė merreshin vesh frėngjisht ose italisht. Rasti (qė thuhet se ėshtė mbreti i botės) e solli qė ky profesor tė ishte i sapodiplomuari Istv?n Schütz. Siē shprehet vetė nė skicėn e jetėshkrimit, ky takim me shqiptarėt prodhoi njė kthesė tė paparashikuar nė jetėn e tij: “nė vend tė gjuhėsisė fino-ugrike zura njė dashuri pėr jetė me gjuhėn shqipe, me letėrsinė e me kulturėn shqiptare.”

 Rasti i prof. Istv?n Schützit tė sjell ndėr mend njė rrethanė pak a shumė tė ngjashme qė e ēoi Max Lambertzin, albanologun e njohur austriak, ta lidhte jetėn e tij shkencore me studimet shqiptare. Edhe ai, djalė i ri, ishte duke kryer njė udhėtim studimi nė Greqi me shokėt e shkollės nga fundi i shekullit XIX. Diku afėr Tebės i zuri veshi ca barinj vendės qė flisnin njė gjuhė, e cila, pėr ēudinė e tij tė madhe, nuk ishte greqisht. U afrohet e i pyet dhe mrekullohet me ligjėrimin e tyre. Shokėt po e prisnin, po ai u bėn zė tė shkojnė, se kishte gjetur diēka shumė interesante - shqiptarėt dhe gjuhėn e tyre mu nė zemėr tė botės helene! Edhe gjuhėtari i mirėnjohur danez Holger Pedersen qe djalė i ri kur regjistroi pėrrallat e mrekullueshme shqiptare, qė e ēuan mė pas tė merret me probleme themelore tė historisė sė gjuhės shqipe dhe tė ndjekė deri nė fund tė jetės me simpati zhvillimin e kulturės shqiptare.

Fryti i parė i dashurisė pėr njė gjuhė tė panjohur dhe njėkohėsisht dėshmia konkrete e zotėrimit tė kėnaqshėm tė saj ėshtė zakonisht pėrpilimi i njė fjalori. Dhe Istv?n Schützi qė kėtej e filloi. Ėshtė rasti tė themi se sprova e parė pėr tė pėrqasur leksikun e shqipes me tė hungarishtes qe bėrė mė 1913 nga dr. Laszlo Zolt?n, i cili pati botuar njė fjalorth shqip-hungarisht prej rreth 2000 fjalėsh pėr nevoja tė kufizuara tė udhėtarėve e tė turistėve. Mė 1953 doli nga shtypi nė Budapest “Fjalor shqip-hungarisht” si botim i Akademisė sė Shkencave tė Hungarisė[1]. Kryeredaktor ishte gjuhėtari Lajos Tam?s, redaktor Istv?n Schütz. Me sa jam nė dijeni, fjala ‘redaktor’ nė kėtė rast pėrkthehet shqip me ‘hartues’ a ‘pėrpilues’. Ishte koha e zhvillimit tė bashkėpunimit ndėrmjet Institutit tė Shkencave tė Shqipėrisė dhe akademive tė demokracive popullore. Fjalori shqip-hungarisht, siē shėnohet edhe nė ballinė, u shqyrtua dhe u plotėsua nga dega e gjuhėsisė e Institutit tė Shkencave nėn drejtimin e prof. Aleksandėr Xhuvanit. Atėherė kishte pėrfunduar sė hartuari (po ishte ende i pabotuar) fjalori i parė shpjegues i gjuhės shqipe (u botua mė 1954). Njė nga anėtarėt e komisionit hartues tė atij fjalori, z. Anton Krajni, njeri me dije tė gjera dhe njohės i thellė i gjuhės shqipe, ishte edhe njohės i mirė i hungarishtes. Me sa di unė, atij i takoi kryesisht tė merrej me dorėshkrimin e fjalorit. Ky bashkėpunim dėshmon se Akademia e Shkencave e Hungarisė e kishte vlerėsuar kėtė fjalor si njė vepėr tė rėndėsishme, qė do tė ndihmonte zhvillimin e marrėdhėnieve tė mėtejshme ndėrmjet dy vendeve dhe Instituti i Shkencave i Shqipėrisė e ēmonte lart nismėn e kolegėve hungarezė pėr tė botuar njė fjalor tė tillė. Por pėr kėtė fjalor, siē na dėshmon vetė prof. I. Schützi, kanė dhėnė njė ndihmesė tė vyer edhe dy nga studentėt e tij mė tė mirė, prof. Zef Rakacolli dhe prof. Kudret Velēa. Nė shtypin tonė shkencor pati dy recensione mjaft vlerėsuese pėr kėtė fjalor: nga Jup Kastrati te revista “Nėndori”, 1955, nr. 2, dhe nga Pashko Geci e Anton Krajni te “Buletin pėr shkencat shoqėrore”, 1956, nr. 3. Recensuesit e vlerėsojnė fjalorin si njė hap cilėsor pėrpara nė leksikografinė shqip-gjuhė e huaj, duke vėnė nė dukje si merita tė tij: fjalėsin mjaft tė pasur dhe njėkohėsisht tė ndėrtuar mbi kritere shkencore, ilustrimet e kuptimeve tė fjalėve me shprehje e frazeologji dhe saktėsinė nė gjetjen e fjalėve barasvlerėse hungarisht.

Edhe pas pėrfundimit tė kėtij fjalori prof. I. Schützi nuk u nda kurrė nga gjuha shqipe dhe vit pas viti ai ndoqi zhvillimin e pasurimin e vrullshėm tė saj dhe njėsimin e normės letrare. Njė fjalor i ri hungarisht-shqip, i parashikuar me mbi 70.000 fjalė, filloi tė hedhė shtat pak nga pak nė tryezėn e tij tė punės. Fjalori tashmė ka pėrfunduar, mė i gjerė e mė i pasur se parashikimi fillestar i autorit, dhe po pret mundėsinė e njė botimi tė denjė pėr vlerat e tij. Autorėt e fjalorėve thonė se i ndiejnė ata si fėmijė tė tyre, dhe ky do tė ishte i shtati pėr prof. I. Schützin. Para njė viti pata kėnaqėsinė ta shoqėroj prof. I. Schützin nė njė vizitė nė Institutin Shqiptar tė Mendimit dhe Qytetėrimit Islam, ku ai u prit me nderim dhe u njoh me veprimtarinė kėrkimore-shkencore dhe me botimet e kėtij Instituti. Nė kėtė vizitė prof. I. Schützit iu dhurua “Fjalori i orientalizmave tė gjuhės shqipe” i Tahir Dizdarit, i botuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetėrimit Islam (AIITC) dhe nga Organizata Islame pėr Arsim, Shkencė, dhe Kulturė (ISESCO). Prof. I. Schützi u entuziazmua shumė nga “ky fjalor i mrekullueshėm” (janė fjalėt e tij). Me anė tė tij ai sqaroi mė mirė kuptimet e shumė orientalizmave , qė i kishte ndeshur gjatė pėrkthimeve nga letėrsia shqipe dhe gjatė punės pėr fjalorin shqip-hungarisht. Njė tjetėr dijetar hungarez, profesori i mirėnjohur turkolog Julius Nemeth, e kishe vlerėsuar veprėn e Tahir Dizdarit, qė kishte filluar tė botohej pjesė-pjesė te “Buletini i Universitetit Shtetėror tė Tiranės Seria e Shkencave shoqėrore”, me fjalė shumė lavdėruese, por tė merituara[2].

Nė mėsimin e gjuhės fjalori dhe gramatika shkojnė krahas. Njė dorėshkrim i vėllimshėm i Gramatikės shqipe pėr hungarezė i kėqyrur nė Institutin e Shkencave, nuk arriti tė botohet nė kohėn e vet, d.m.th., nė fillim tė viteve ‘60 dhe mjerisht nuk u ruajt. Por autori e kishte ruajtur nė mendje kėtė gramatikė dhe e pėrgatiti sėrish, me njė redaktim tė ri, sipas pėrvojave tė tij mė tė reja tė mėsimdhėnies sė shqipes me hungarezė. Libri me titull “Libri i gjuhės shqipe”[3], me format tė madh dhe me njė kapak tė kuq me shqiponjėn e zezė nė mes, u botua nė Budapest nė vitin 2002 nga Shtėpia botuese “Balassi”. Nė 25 mėsime autori ka dhėnė njohuritė gramatikore dhe njė fond tė mjaftueshėm fjalėsh (rreth 4 mijė fjalė), qė i japin studentit kompetencė tė mjaftueshme pėr tė kuptuar tekstet dhe pėr tė folur shqip. Njohurit pėr gjuhėn kėtu janė ndėrthurur mjeshtėrisht me njohuri pėr kulturėn dhe qytetėrimin shqiptar.

Prof. I. Schützi nuk i ėshtė ndarė kurrė mėsimit tė gjuhės shqipe pėr hungarezė dhe pėr tė huaj tė tjerė tė interesuar (e pėrmend kėtė, se njėherė mė ka treguar qė studenti mė i mirė, ose nga mė tė mirėt, i kurseve tė tij paska qenė njė japonez!). Pėr shkak tė rrethanave politike, me gjithė pėrpjekjet e tij tė herėpashershme, mėsimi i shqipes filloi nė formė tė organizuar vetėm mė 1983 nė Fakultetin e Letėrsisė tė Universitetit Lórįnt Eötvös nė Budapest. Veprimtarinė dhe pėrvojėn e tij pėr mėsimdhėnien e gjuhės shqipe nė Hungari prof. I. Schützi e ka pėrmbledhur nė artikullin “Mėsimi i shqipes nė Hungari”, botuar nė revistėn “Gjuha jonė” e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė (/2000, nr. 3-4, f. 106-114). Me kėtė rast dua tė pėrmend njė rrethanė qė do mbajtur parasysh. Mėsimit tė njė gjuhe tė vogėl si shqipja njerėzit i afrohen nga motive tė ndryshme, disa edhe thjesht nga kureshtja ekzotike. Njė pjesė, mė pas, ndėrrojnė mendje e njė pjese i bie zelli, kur ndeshen me vėshtirėsitė e strukturės gramatikore tė shqipes. Ėshtė aftėsia, takti, puna me shpirt e profesorit ajo qė i mban tė tjerėt tė lidhur me kursin, qė i josh tė ecin pas tij nėpėr labirintet e gramatikės, me bindjen se caku i synuar, d.m.th., arritja e njė kompetence tė kėnaqshme gjuhėsore, nuk ėshtė larg. Gjuha shqipe ka pasur fat nė Hungari me njė profesor tė tillė frymėzues si I. Schützi. Do tė pėrmend edhe njė rrethanė tjetėr qė i jep vlerėn reale veprimtarisė albanologjike tė prof. I. Schützit: tė gjithė kėtė veprimtari, deri nė moshėn 67 vjeē, kur doli nė pension, ai e ka zhvilluar nė kohėn e lirė, si njė dėfrim e si njė pasion tė vėrtetė. Pėr tė fituar jetesėn dhe bukėn e gjashtė fėmijėve, ai ka punuar vazhdimisht nė fushėn e shtypit.

Dihet se mėsimi i njė gjuhe nuk ėshtė kurrė qėllim nė vetvete, por njė mjet, qoftė pėr studime linguistike, qoftė pėr tė njohur qytetėrimin dhe kulturėn e popullit qė e flet atė gjuhė. Nė veprimtarinė shkencore tė prof. I. Schützit kėto dy drejtime shkojnė krahas. Prof. I. Schützi ashtu siē u lidh pėrjetė me gjuhėn shqipe, u lidh edhe me folklorin e me letėrsinė shqiptare. Qė nė vitet ‘50 studioi nė radhė tė parė folklorin shqiptar, duke lexuar tė gjitha vėllimet e serisė “Visaret e kombit” qė gjendeshin nė bibliotekat hungareze. Njėkohėsisht, nga pena e tij filluan tė dalin pėrkthimet e para tė letėrsisė shqipe nė hungarishte: mė 1952 u botua Antologjia e poetėve shqiptarė, mė 1957 njė vėllim me pėrralla popullore E bukura e dheut, mė 1960 novela Tana e Fatmir Gjatės; mė 1968 arriti tė botohet njė vėllim nga poezia popullore shqiptare me titullin tėrheqės Po lulėzon shega, i pėrgatitur qė para ngrirjes sė marrėdhėnieve ndėrshtetėrore. Gjenerali i ushtrisė sė vdekur u bė i njohur pėr lexuesin hungarez mė 1972 nga pėrkthimi i prof. I. Schützit (kjo vepėr u ribotua edhe mė 1975); mė 1978 ai pėrktheu edhe njė vepėr nga gjinia e humorit: Karriera e zotit Maksut e Qamil Buxhelit. Mė 1994 nė vėllimin Öskönyv u botuan edhe gjashtė tregime tė shkrimtarėve tė rinj shqiptarė, pėrkthyer prej tij, dhe, mė 1998, nė njė numėr tė posaēėm tė revistės sė pėrmuajshme Magyar Naplo, tė Lidhjes sė Shkrimtarėve Hungarezė, ai botoi njė vėshtrim mbi lindjen dhe zhvillimin e letėrsisė shqipe, mbi rrugėn e saj tė mundimeve gjatė diktaturės dhe mbi rimėkėmbjen e saj pas ndėrrimit tė regjimit; nė kėtė numėr ai ka pėrkthyer edhe disa tregime e poezi tė shkurtra si edhe njė intervistė tė akad. Rexhep Qoses pėr shqipen letrare tė njėsuar (marrė nga revista Universi shqiptar i librit). Magjia e verbit dhe e imagjinatės sė I. Kadaresė e ka bėrė pėr vete prof. I. Schützin dhe ai ka pėrkthyer e botuar esenė Eskili, ky humbės i madh; njėkohėsisht po pėrgatitet pėrkthimi e botimi nė Hungari edhe i disa veprave tė tjera tė I. Kadaresė.

Studimi shkencor i gjuhės shqipe i ka ēuar gjithmonė dijetarėt tek enigma e burimit tė saj dhe tė popullit qė e flet. Ē‘janė kėta shqiptarėt? Nga erdhėn? Nga dolėn? Dihet se nga gjuhėt e Ballkanit tė lashtė pararomak vetėm evolucioni i greqishtes mund tė ndiqet mbi dėshminė e dokumenteve tė shkruara nga periudha antike nė periudhėn mesjetare e mė tej nė periudhėn e re tė saj. Rumanishtja e dalmatishtja (sot e zhdukur) u pėrftuan nga evolucioni i latinishtes ballkanike. Gjuhėt sllave u shfaqėn nė gadishull nė prag tė kohės sė mesme dhe turqishtja 6-7 shekuj mė vonė. Mbetet enigma e burimit tė shqipes e tė shqiptarėve, arra gungė e ballkanistikės. Pėr ndriēimin e kėtij problemi ka rėndėsi vendimtare mėnyra e qasjes. Kush niset nga ide tė paraformuara se paraardhėsit e shqiptarėve nuk kanė luajtur ndonjėherė njė rol me rėndėsi nė hapėsirėn ballkanike, se kanė qenė njė popullsi fisesh malėsore, herė shtegtare, herė tė izoluara, e ka paragjykuar edhe vetė zgjidhjen e problemit.

Prof. I. Schützi ka dalė te ky problem nė vlerėsimin kritik tė tezave tė shprehura tani sė fundi nga profesori gjerman Gottfried Schramm, sė pari, pėr etnogjenezėn e rumunėve dhe mė tej pėr fillimet e krishterimit ndėr shqiptarėt. Mė 1989 prof. I. Schützi botoi nė revistėn Studime filologjike (nr. 3) artikullin Pėrkimet gjuhėsore shqiptaro-rumune dhe vazhdimėsia etnike nė Kosovė me nėntitullin Mendime rreth monografisė sė Gottfried Schrammit “Fatet e hershme tė rumunėve” (botuar mė 1986-1987). Nė Simpoziumin “Krishterimi ndėr shqiptarė” (Tiranė, 16-19.11.1999) prof. I. Schützi mbajti kumtesėn Konvertimi i shqiptarėve dhe prejardhja e shqipes, ku paraqiti vėrejtjet e tij rreth monografisė mė tė re tė G. Schrammit Fillimet e krishterimit ndėr shqiptarėt - Konvertimi i hershėm i besėve dhe pasojat e mėtejshme tė tij (1994) si edhe rreth veprės postume tė epigrafistit rumun I. I. Russu Origjina trake e rumunėve dhe e shqiptarėve. Prof. I. Schützi pajtohet plotėsisht me pėrfundimin e dijetarit gjerman nė monografinė e parė se nga shqyrtimi i ngjashmėrive ndėrmjet shqipes e rumanishtes tė krijohet bindja qė stėrgjyshėrit e shqiptarėve dhe tė rumunėve tė sotėm kanė jetuar pėr njė kohė mė tė gjatė nė tė njėjtėn krahinė dhe se ēelėsi i enigmės sė etnogjenezės rumune ėshtė shqipja. Ky pėrfundim ėshtė nė pajtim tė plotė me pėrfundimin e gjuhėtarit tė njohur italian Carlo Tagliavini se “pa albanologji nuk mund tė ketė as romanistikė” dhe me pėrfundimin e E. Ēabejt qė shqipja nė tė kaluarėn ka luajtur njė rol shumė mė tė madh se nė ditėt tona dhe qė trualli i sotėm i shqipes ėshtė jo "rezultat i njė ekspansioni, po i njė restriksioni". Prof. I. Schützi nuk pajtohet me dijetarin gjerman pikėrisht nė atė qė ky, pėr shkak tė disa etimologjive tė gabuara, nuk e njeh vijimėsinė e etnosit shqiptar nė trojet e sotme, por i bėn shqiptarėt tė ardhur nga brendėsia e Ballkanit, nga hapėsira jugperėndimore e Bullgarisė sė sotme dhe Maqedonia Juglindore. Sipas tij shqiptarėt e paskan burimin nga fisi trak i besėve, tė cilėt i ktheu nė tė krishterė peshkopi Niceta nė sh. IV, krijoi shkrimin trakas dhe pėrktheu tekstet e nevojshme liturgjike. Nga sh. IX ky fis, pėr t’u shpėtuar pėrndjekjeve tė kanėve paganė bullgarė, paska kėrkuar strehim te perandori i Bizantit dhe qenka vendosur nė prapatokėn e Durrėsit. Kjo teori nuk ka as mbėshtetje historike, as arkeologjike, as etnografike e as gjuhėsore.

Si pjellė tė njė skeme tė paraformuar e gjykon prof. I. Schützi dhe teorinė e I. I. Russut (qė pajtohet me teorinė e gjuhėtarit rumun tė shekullit tė shkuar, Hashdeu), sipas tė cilit shqiptarėt dhe rumunėt kanė njė prejardhje tė pėrbashkėt trakase dhe shqiptarėt vijnė pikėrisht nga fisi carpi, qė u hodh nė jug tė Danubit nga fundi i sh. III - fillimi i sh. IV dhe i shpėtoi romanizimit tė plotė. Kėtyre dijetarėve, qė kapen pas ndonjė tė dhėne tė vetme dhe tjerrin pastaj njė teori tė tėrė, me shumė vend prof. I. Schützi u kujton parimin e sė drejtės unus testis - nullus testis[4], qė vlen plotėsisht edhe pėr hulumtimin shkencor.

Nuk ėshtė me rėndėsi vetėm kritika e argumentuar e prof. I. Schützit pėr kėto hipoteza rreth prejardhjes sė shqipes e tė shqiptarėve, por edhe mėnyra si e vėshtron ai hulumtimin e mėtejshėm tė problemit. Pėr shkak tė dėshmive tė pakta tė ilirishtes e tė trakishtes mjetet gjuhėsore nė vetvete nuk janė tė mjaftueshme. Duhen pėrdorur edhe mjete tė tjera e njė nga kėto ėshtė mitologjia. Mitologjia e ruajtur nė besimet e nė poezinė popullore, nė zakonet e lashta, ėshtė njė thesar i vėrtetė pėr hulumtimet. Nė kurset e tij albanologjike, prof. I. Schützi e pėrdor gjerėsisht kėtė gurrė pėr tė treguar lashtėsinė e shqipes e njėkohėsisht pėr tė ndriēuar hapėsirėn e shtratit tė saj tė hershėm nė Ballkan. Ai ka pėrgatitur njė studim tė gjatė Nė gjurmė tė miteve e tė gojėdhėnave tė vjetra, ku jepet njė vėshtrim pėr kėto mite, duke u mbėshtetur nė folklorin, nė onomastikėn e nė historinė e gjuhės dhe duke zbuluar pėrkime tė ndryshme me gjuhė tė tjera tė Ballkanit. Njė nga dėshmitė mė shprehėse nė kėtė fushė ai e shikon te zakoni i lashtė i buzmit, natėn e Kėrshėndellave, zakon i trashėguar nga koha e dendrolatrisė (adhurimi i drurėve). Malėsori shqiptar i lutet buzmit bujar me shpresėn qė ky tė japė edhe vitin e ardhshėm prodhime tė bollshme. Edhe popuj tė tjerė e kanė zakonin e buzmit, por kėta e djegin kėrcurin e Kėrshėndellave pėr t’u ēliruar nga shpirtrat e kėqij dhe kėshtu besimi i tyre nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me besimet e dendrolatrisė tė ruajtura tė gjalla vetėm te malėsorėt shqiptarė. Rumunėt dhe hungarezėt ruajnė kujtimin e kėtij zakoni tė lashtė shqiptar (por pa e pasur kurrė kėtė zakon!) tek emri i Kėrshėndellave, rumanisht Craciun, hungarisht Kar?csony. Me gjithė pėrpjekjet e gjuhėtarėve rumunė pėr tė sajuar njė etimologji romane tė kėsaj fjale, siē e ka shpjeguar prof. E. Ēabej, shihet qartė se kemi tė bėjmė me fjalėn shqipe kėrcuni. Ėshtė njė nga ato raste pėr tė cilat shkon fjala jonė e urtė Unė tė them ja ujku, ti mė thua ku janė gjurmėt! Gjurmėt e ujkut Craciun, si edhe shumė pėrkime tė tjera gjuhėsore rumune-shqiptare, tė ēojnė te pėrfundimi i G. Schrammit dhe i tė tjerėve para tij, se nė mesjetėn e hershme parasllave tė parėt e rumunėve dhe tė parėt e shqiptarėve kanė jetuar nė fqinjėsi e, ndoshta vende-vende, edhe nė njėfarė simbioze, ku dygjuhėsia ka qenė dukuri e zakonshme, tė paktėn ndėrmjet burrave. Prof. I. Schützi, si njohės me themel i shqipes e i rumanishtes dhe i historisė sė tyre, ka gjetur gjurmė tė reja tė ndikimit tė shqipes nė rumanishten (veēanėrisht nė dialektin e Transilvanisė perėndimore e jugperėndimore) dhe mbi kėtė bazė ka parashtruar tezėn se nė mes tė rumanishtes e serbishtes nga fundi i mijėvjeēarit tė parė e fillimi i tė dytit ka ekzistuar njė digė e padepėrtueshme, dhe kjo ka qenė shqipja.

Gjithsesi, pėrpjekjet pėr rindėrtimin e hartės etnike tė Ballkanit nė mijėvjeēarin e parė, mund tė krahasohen vėrtet me rindėrtimin e njė mozaiku, gurėzat e tė cilit janė shpėrndarė mė tė katėr anėt e njė pjesė i ka pėrpirė dheu. Megjithėkėtė, - thotė prof. I. Schützi, - nuk duhet humbur shpresa, nuk duhet humbur durimi, sepse mozaiku do tė jetė pėrnjėmend i mrekullueshėm dhe pėr kėtė sipėrmarrje kolosale e vlen barra qiranė! Por pėr tė pasur sukses, duhen lėnė mėnjanė pikėpamjet joshkencore, subjektive, nacionaliste. “Le t’ua japim fjalėn etimologjive objektive, huazimeve tė ndryshme, duke mėnjanuar ēdo premisė tė parafabrikuar, sepse vetėm kėshtu mund tė dėgjojmė dėshminė e qartė tė huazimeve, dėshmitare besnike tė stuhive tė panumėrta nė historinė e popujve ballkanas. Dhe nė kėtė mėnyrė, - vijon prof. I. Schützi, - nė vend tė pėrēarjes nacionaliste do tė gjejmė rrugėn e kuptimit reciprok, rrugėn e fqinjėsisė sė mirė, pėr tė cilėn ėshtė i huaj vėshtrimi i botės nga pikėpamja e epėrsisė numerike ose ekonomike tė sotme tė ndonjė etnosi, duke kuptuar se e tashmja ėshtė pėrfundimi i punės sė tė gjithė popujve ballkanas dhe e ardhmja as qė mund tė pėrfytyrohet pa bashkėpunimin e tyre.” Duke vijuar hulumtimet e tij nė kėtė fushė, prof. I. Schützi botoi nė vitin 2002 monografinė e gjerė “Njolla tė bardha nė Ballkan”[5], qė u prit me shumė vlerėsime nė Hungari. Pėr fat tė keq, hungarishtja ėshtė njė gjuhė pak e njohur, prandaj, me gjithė pėrmbledhjet anglisht, frėngjisht e gjermanisht qė ka, vepra nuk ėshtė bėrė e njohur sa duhet nė rrethet e studiuesve tė ballkanistikės. Do tė ishte i mirėpritur njė pėrkthim shqip i kėsaj vepre. Autori kėtu pėrpiqet tė hedhė dritė nė periudhat qė kanė mbetur mė tė errėta nė historinė e Ballkanit pėr mungesė dokumentesh tė shkruara. Kjo ėshtė periudha nga rėnia e Perandorisė Romake (viti 479), deri nė shekujt XI-XII. Kėsaj periudhe i takon formimi i etnosit arbėr dhe etnosit rumun, bashkė me enigmėn e shpjegimit tė lidhjeve gjuhėsore ndėrmjet shqipes e rumanishtes. Ėshtė e njohur se nė kėtė ēėshtje dijetarėt rumunė kanė bėrė ēmos qė ta minimizojnė ndikimin e shqipes mbi rumanishten nė atė periudhė, por trajtimi i paanshėm i fakteve gjuhėsore tė pėrbashkėta flet qartė pėr huazimet e rumanishtes nga shqipja nė atė periudhė tė hershme.

 Prof. I. Schützi, me veprimtarinė e tij tė gjerė albanologjike nė Hungari, ka dhėnė dhe po jep njė ndihmesė shumė tė ēmuar pėr bashkėpunimin dhe mirėkuptimin ndėrmjet popullit shqiptar dhe popullit hungarez. Dashamirėsia e tij e ēiltėr ndaj popullit shqiptar besoj se vjen edhe nga bindja se kėtij populli jo rrallė i ėshtė mohuar e drejta dhe i ėshtė shtrembėruar e vėrteta. Dhe pėr njė dijetar nuk ka detyrė mė fisnike sesa tė vėrė nė vend njė tė drejtė dhe tė nxjerrė nė dritė njė tė vėrtetė. Nė vitet e krizės sė Kosovės, prof. I. Schützi shkroi njė varg artikujsh, deri edhe nė gazetat vendore, mbajti njė varg bisedash nė radio e TV pėr tė sqaruar publikun hungarez, tė ēorientuar nga propaganda intensive serbe, pėr tė vėrtetėn rreth Kosovės dhe kėrkesave tė popullit shqiptar atje. Prof. I. Schützi ka qenė i ftuar nė Seminaret e Universitetit tė Prishtinės nga viti 1985 deri nė vitin 1989, duke mbajtur nga dy kumtesa pėr ēdo seminar, por botimi i artikullit tė pėrmendur mė sipėr nė Studime filologjike, ku argumenton praninė e etnosit shqiptar nė Rrafshin e Dukagjinit para ardhjes sė sllavėve, e vuri nė listėn e personave tė padėshiruar pėr autoritetet e Beogradit.

Me veprimtarinė e tij tė gjerė I. Schützi ėshtė vijues i traditės sė albanologjisė hungareze, ku spikatin emra tė tillė tė shquar si Ludwig Thalloczy (Taloēi) dhe Franz Nopcsa (Nopēa).[6]  

Nė vitin 1998, nė 50-vjetorin e takimit tė tij tė parė me shqiptarėt dhe me gjuhėn shqipe, prof. I. Schützi u dekorua me Urdhrin “Naim Frashėri” nga presidenti i Republikės sė Shqipėrisė pėr veprimtarinė e tij tė gjerė albanologjike. Me atė rast, ai na dha besėn e tij shqiptaro-hungareze se do tė vijojė tė punojė me tė gjitha energjitė pėr shqipen e pėr Shqipėrinė, pėr zgjerimin e vazhdueshėm tė marrėdhėnieve midis dy vendeve tona. Dhe ai ka ditur ta mbajė kėtė fjalė burri, duke punuar tani nė moshė tė thyer me energji djaloshare.

 

STUDIME E ARTIKUJ TĖ PROF.  ISTV?N SCHÜTZ

BOTUAR NĖ SHQIPĖRI DHE NĖ KOSOVĖ

 

    * Recherches albano-roumaines: l’emploi de l’article postposée chez les noms propres. – Studia albanica (Tiranė), 25/1988, 2, 119-127.

 

    * Pėrkimet gjuhėsore shqiptaro-rumune dhe vazhdimėsia etnike nė Kosovė (Mendime rreth monografisė sė Gottfried Schrammit “Fatet e hershme tė rumunėve”). - Studime filologjike 43/1989, nr 3, f 85-90.

 

    * Rreth disa dukurive tė pėrbashkėta morfologjike tė shqipes e tė rumanishtes (Nė dritėn e veprimtarisė sė Eqrem Ēabejt). - in: Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare. Pėrmbledhje e ligjėratave dhe e kumtesave tė lexuara nė seminaret XV e XVI - 1989 e 1990. Universiteti i Prishtinės Fakulteti Filologjik. Prishtinė, 1995.

 

    * Gjurmėt e rrjedhores nė rumanishte. - in: Seminari XVII Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn shqiptare. Pėrmbledhje e ligjėratave, referimeve, kumtesave dhe e diskutimeve. Tiranė, 16-31 gusht 1995. Akademia e Shkencave - Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė - Universiteti i Prishtinės - Fakulteti i Filologjisė. “Eurorilindja”, Tiranė 1995, f. 223-237.

 

    * Shėnime mbi monografinė e Gottfried Schramm-it “Anfänge des albanischen Christentums”. – Po aty, f. 161-166.

 

    * Konvertimi i shqiptarėve dhe prejardhja e shqipes (Disa vėrejtje rreth dy monografive tė kohėve tė fundit). - in: Krishterimi ndėr shqiptarė Simpozium Ndėrkombėtar Tiranė, 16-19 Nėntor 1999. Christianity among the Albanians. International Symposium. Tirana, November 16-19.1999. Editorė: Dom Nikė Ukgjini, Willy Kamsi, Romeo Gurakuqi. Konferenca Ipeshkvnore e Shqipėrisė Episcopal Conference of Albania. Shkodėr 2000, f. 393-401.

 

    * Mėsimi i shqipes nė Hungari. – Gjuha jonė (Tiranė), 20/2000, 3-4, 106-114.

 

    * Hulumtime albanologjike nė Universitetin e Shkencave tė Budapestit. – in: Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare 20/1 (Punimet e materialeve tė Seminarit XX Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare. Prishtinė, gusht 2001). Universiteti i Prishtinės Fakulteti i Filologjisė dhe Akademia e Shkencave e Shqipėrisė Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė. Prishtinė, 2002, f. 135-140.

 

    * Shkenca tė ndryshme dėshmojnė lashtėsinė e shqipes.  - Po aty, f. 49-52.

 

    * Njė ndihmesė hungareze nė fushėn e hulumtimeve albanologjike. – in: Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare 20/1 (Punimet e materialeve tė Seminarit XX Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare. Prishtinė, gusht 2001). Universiteti i Prishtinės Fakulteti i Filologjisė dhe Akademia e Shkencave e Shqipėrisė Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė. Prishtinė, 2002, 225-229.

 

    * Ndikimi i shqipes mbi rumanishten nė dritėn e hulumtimeve tė reja. - Perla (Tiranė), 9/2004, 3, 71-74.

 

    * Prezantimi i shqiptarėve nė Ballkan. –in: Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare 23/1 (Materialet e punimeve tė Seminarit XXIII Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare. Prishtinė, gusht 2004). Prishtinė, 2004, 13-23.

 

    * Fjalori i ri shqip-hungarisht. – in: Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare 24/1 (Materialet e punimeve tė Seminarit XXIV Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare. Prishtinė, gusht 2004). Prishtinė, gusht 2005. Universiteti i Prishtinės. Fakulteti i Filologjisė. - Universiteti i Tiranės. Fakulteti i Historisė - Filologjisė. Prishtinė, 2005, 297-300.

 

    * Shqipja dhe lidhja gjuhėsore ballkanike. – Po aty, f. 63-76.

 

    * Nga janė nisur dhe ku janė kthyer? (Disa mendime dhe vėrejtje rreth prejardhjes sė Ciklit tė Kreshnikėve). - Perla (Tiranė), 11/2006, 59-69.

 Pėrmbledhje

 Prof. Istv?n Schütz ėshtė albanologu mė i njohur hungarez nė ditėt tona, vijues i traditės sė studimeve albanologjike nė Hungari, ku spikatin emra tė tillė si historiani Ludwig Thalloczy (1854-1916) dhe gjeologu e etnografi Franz Nopcsa (1877-1933).  Prej vitit 1948, kur mori kontaktin e parė me gjuhėn shqipe dhe me kulturėn shqiptare, Prof. Istv?n Schütz ka shtjelluar njė veprimtari tė gjerė si mėsimore e shkencore. Ai  jep prej shumė vjetėsh mėsimin e gjuhės e tė letėrsisė shqipe nė Universitetin  Lórįnt Eötvös nė Budapest dhe ka hartuar fjalorin e parė shqip-hungarisht (1953); pas njė pune prej gjysmė shekulli ka pėrfunduar njė fjalor tė madh shqip – hungarisht, qė po e pėrgatit pėr botim. Frytin e pėrvojės sė tij tė gjatė si mėsimdhėnės i gjuhės shqipe e ka pasqyruar nė tekstin mėsimor universitar “Albįn nyelvkönyv” (Balassi Kiadó. Budapest, 2002, 177 p.).

Krahas mėsimit tė shqipes Istv?n Schütz ėshtė marrė sistematikisht edhe me ēėshtje tė gjuhėsisė ballkanike e tė lidhjeve gjuhėsore shqiptaro-rumune. Me hulumtimet e tij ka sjellė dėshmi tė reja tė ndikimit tė shqipes mbi rumanishten dhe tė marrėdhėnieve intensive ndėrmjet kėtyre dy gjuhėve tė lashta nė Ballkan, para ardhjes sė fiseve sllave. Krahasimet gjuhėsore i ka pėrforcuar edhe me vėzhgime nga fusha e folklorit, etnografisė dhe besimeve popullore. Vitet e fundit i ka tėrhequr vėmendjen problematika e Ciklit tė Kėngėve tė Kreshnikėve (Songs of Frontier Warriors) nė krahasim me njė cikėl tė ngjashėm tė folklorit boshnjak. Ai ka sjellė argumente tė reja pėr tė provuar qė cikli i kėngėve shqiptare nuk ėshtė i huazuar, por ka lindur nė rrethanat e shoqėrisė fisnore baritore tė shqiptarėve tė hershėm.

 Prof. Istv?n Schütz ėshtė i njohur edhe si njė publicist aktiv nė mediat hungareze pėr ndriēimin e problemeve shqiptare, veēanėrisht tė dhunės serbe nė Kosovė, qė ēoi nė ndėrhyrjen e forcave tė NATO-s. Ai mban lidhje tė vijueshme me botėn akademike shqiptare nė Shqipėri e nė Kosovė. Istv?n Schütz ka bėrė tė njohur pėr publikun hungarez njė varg veprash tė shkrimtarėve tė sotėm shqiptarė dhe ka shprehur mendime vlerėsuese pėr letėrsinė shqipe.

 

[1] Albįn – Magyar sz?tįr Fjalor shqip-hungarisht. Kryeredaktor Lajos Tomas, redaktor Istv?n Schütz. Shqyrtuar dhe plotėsuar nga Dega e gjuhėsisė e Institutit tė Shkencave tė Shqipėrisė nėn drejtimin e profesor Aleksandėr Xhuvanit. Akadémiai Kiadó. Budapest, 1953, 308 + 71 f.

 

[2] Nė njė letėr drejtuar autorit, dijetari hungarez shkruante: “Nga vepra juaj do tė pėrfitojnė turkologėt e botės. Materiali qė keni mbledhur, ėshtė jashtėzakonisht i pasur dhe me vlerė, kėshtu qė meriton gjithė besimin. Nė asnjėrėn prej gjuhėve tė Ballkanit s’janė mbledhur elementet turke nė mėnyrė kaq tė pėrkryer.”

[3] Schütz, Istvįn: Albįn nyelvkönyv. Balassi Kiadó. Budapest, 2002, 177 f.

[4] Njė dėshmi (ose njė dėshmitar) nuk ėshtė dėshmi (dėshmitar), d.m.th. dėshmia e njė shkence duhet mbėshtetur sė paku edhe me dėshminė e njė shkence tjetėr.

 

[5] Schütz, Istvįn: Fehér foltok a Balkįnon. Bevezetés az albanológiabį és a balkanisztikįba. Balassi Kiadó. Budapest, 2002, 223 f. [me pėrmbledhje anglisht, frėngjisht e gjermanisht]

 

[6] L. Thalloczy (1854-1916) ishte njė nga studiuesit mė tė njohur tė historisė sė vendeve tė Ballkanit. Nė bashkėpunim me historianėt Kostandin Jirecek (Jireēek) dhe M. Šuflai (Shuflai) pėrgatitėn dhe botuan nė Vjenė (1913, 1916) veprėn madhore nė dy vėllime “Acta et Diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia (“Akte dhe diploma qė ilustrojnė ēėshtjet e Shqipėrisė mesjetare”). Kėto vėllime janė burimi themelor pėr historinė mesjetare tė Shqipėrisė dhe pėrmbajnė dokumente qė shkojnė nga viti 344 deri nė vitin 1406.


Prof.Dr. Emil LAFE

Burimi: http://www.aiitc.org/universi/

Aktualizimi i fundit ( mė 11 shkurt 2016 )
 
< prapa   para >