Fjalė e urtė

Nuk zihet dielli me plisa.

Shpėrndarje


100 fjalėt mė tė shpeshta nė gjuhėn shqipe Shtype E-mail
Nė kėtė shkrim janė pėrfshirė 100 fjalėt mė tė shpeshta qė pėrdoren aktualisht nė gjuhėn shqipe, tė cilat janė sortuar prej njė korpusi gjuhėsor qė ngėrthen nė vete mbi 35 milion fjalė (nė kėtė korpus gjuhėsor janė pėrfshirė qindra publikime elektronike nga fushat e ndryshme tė dijes sonė, tė shkencės, teknikės, tė teknologjisė, tė arsimit, tė shėndetėsisė, tė historisė, tė gjuhėsisė, tė ekonomisė etj.). Kjo pėrbėrje e korpusit nė terminologjinė gjuhėsore angleze njihet me emrin Token. Dhe nga ky korpus prej miliona fjalėsh ėshtė kėrkuar qė tė sortohen vetėm fjalėt a elementet gjuhėsore qė kanė njė pėrdorim mė tė shpeshtė. Pra ėshtė marrė pėr bazė vetėm elementi i shpeshtėsisė. Nė kėtė korpus janė pėrfshirė tė gjitha stilet funksionale tė gjuhės sonė.
Na ėshtė dukur me interes qė nga gjithė ky material gjuhėsor tė sajojmė dhe tė nxjerrim njė listė me vetėm 100 fjalėt qė janė mė tė shpeshta nė gjuhėn tonė, sepse njė listė e tillė tashmė sa vjet e decenie ekziston nė gjuhėt mė tė mėdha botėrore, si: nė anglishte, gjermanishte, frėngjishte, spanjishte etj.

Ky material ėshtė mbledhur dhe seleksionuar nė mėnyrė tė kujdesshme nga njė ekip profesionist- shkencor i www.shkenca. org, pėr njė periudhė tė gjatė kohore, tė cilin mendojmė se ėshtė me interes ta prezantojmė kėtu nė kėtė shkrim.

Mbledhja dhe selektimi i kėtij korpusi gjuhėsor ėshtė bėrė me anė tė programeve tė caktuara, nė mėnyrė elektronike.

Tė gjitha fjalėt janė radhitur sipas frekuencės (shpeshtėsisė) sė pėrdorimit, duke i paraqitur tė gjitha kuptimet dhe vlerat e tyre gramatikore sipas kontekstit tė tyre dhe janė ilustruar me shembuj konkretė nga Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe i vitit 1980.

Fjalėt qė kanė shkallėn mė tė lartė tė shpeshtėsisė, kuptohet, shėnohen nė fillim, kurse ato me njė shkallė mė tė ulėt, nė vazhdimėsi. Dhe ēdo fjalė anash mban numrin rendor dhe njė numėr shumėshifror qė dėshmon kėtė shkallė tė shpeshtėsisė.

Sa i pėrket vlerės leksiko- gramatikore tė kėtyre fjalėve, sikurse nė gjuhėt: gjermane, angleze etj., ashtu edhe nė gjuhėn tonė, fjalė mė tė shpeshta janė ato shėrbyese a funksionale nga pjesėt e pandryshueshme tė ligjėratės. Kurse mė tė rralla janė foljet, mbiemrat, pėremrat, numėrorėt, emrat etj., si pjesė tė ndryshueshme tė ligjėratės.

Ėshtė me rėndėsi tė ceket se nėntė (9) fjalėt e para, pra deri te fjalėza -njė, janė fjalėt qė pėrdoren mė sė shpeshti nė gjuhėn shqipe dhe kjo pėrbėn diku 1/4 (ose 25 %) tė tėrė korpusit gjuhėsor.

Se cilat janė fjalėt mė tė sheshta tė gjuhės sonė, kėtė mund tė shihni nga ky shkrim nė vazhdim:

Shih shkrimin e plotė ( PDF, 312 KB) ...
Aktualizimi i fundit ( mė 7 korrik 2012 )
 
para >