Fjalė e urtė

Mushkės xanxare ia vėnė drutė mė tė trasha.

Shpėrndarje


Paskajorja gege midis mohimit dhe integrimit, realiteti gjuhėsor Shtype E-mail
Rishikimi i standardit, pėrmirėsimi dhe pasurimi i tij gjithnjė e mė shumė po bėhen ēėshtje diskutimesh ndėr gjuhėtarėt shqiptarė. Sė fundi rekomandimet e Konferencės shkencore: Shqipja nė etapėn e sotme: politikat e pėrmirėsimit e tė pasurimit tė standardit, mbajtur nė Durrės, nė fund tė dhjetorit tė vjetėm, nė kuadėr tė kėtij rishikimi, pėr herė tė parė ka hapur perspektivėn pėr integrimin edhe tė paskajores gege me+pjesorja nė gjuhėn standarde. Ndonėse debatet ende janė pėr dhe kundėr kėtij integrimi realiteti gjuhėsor dhe statusi i kėsaj trajte foljore ndėr folėsit gegė, 39 vjet pas Kongresit tė Drejtshkrimit, dėshmon se paskajorja me+pjesorja ėshtė aktive dhe ka tendenca gjithnjė mė tė mėdha pėr shtrirje nė tė gjitha stilet e ligjėrimit, duke bėrė kėshtu trysni direkte nė standard.

Nė kėtė situatė, kur ekzistojnė debatet, nė njėrėn anė dhe kur paskajorja gege bėn kėtė trysni pėr integrim, nė anėn tjetėr, ēėshtja e kėsaj trajte foljore nė kėtė punim ėshtė shtruar nė dy plane interpretimi. I pari ėshtė i karakterit sociolinguistik, qė mėton tė sqarojė "rezistencėn" e kėsaj trajte foljore ndaj aktit pėrjashtues, ndėrsa i dyti, qė ėshtė i karakterit gjuhėsor, pretendon qė pėrmes hulumtimit nė terren tė sqarojė dendurinė e pėrdorimit tė dysorėve me + punue dhe pėr tė + punuar, nė mėnyrė qė tė shihet se cila formė mbisundon nė ligjėrimet e folėsve tė standardit, qė variant tė parė kanė gegėrishten.
Objektivi i parė sjell rezultatin se paskajorja gege, e konsideruar si variacion dialektor, ėshtė ruajtur tek folėsit gegė sepse identifikon njė bashkėsi tė madhe, se ėshtė mė ekonomike dhe mė e lehtė pėr pėrdorim, ndėrsa objektivi i dytė sqaron tė dhėnėn jo tė panjohur se paskajorja gege nuk ėshtė tėrėsisht e mbuluar nga trajta standard.
Pėr tė mbėrritur nė rezultatet e prezantuara kėtu kemi hulumtuar gjuhėn e mėsuesve tė disa komunave tė Kosovės, duke konsideruar se ata do tė duhej tė ishin autoritetet e para qė me ligjėrimin e tyre standard do tė duhej tė ndikonin nė gjenerata nxėnėsish pėr pėrvetėsimin e standardit. Pėr krahasim kemi hulumtuar edhe gjuhėn e studentėve tė disa departamenteve tė Fakultetit tė Filologjisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe disa emisione televizive. Rezultatet e hulumtimit dalin pėrafėrsisht tė njėjta te kėto tri grupe informatorėsh. Paskajorja gege mbisundon nė ligjėrimin formal e joformal tė tyre.


Lexo shkrimin e plotė ( nė PDF, 108 KB) ...
Aktualizimi i fundit ( mė 7 korrik 2012 )
 
< prapa   para >