| Eqrem Ēabej (1908 - 1980) |
|
|
|
Ėshtė njė ndėr pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė gjuhėsisė shqiptare. Lindi mė 7 gusht 1908 nė Gjirokastėr. Mėsimet e para i mori nė kėtė qytet tė lindjes. Atje ai mbaroi mė 1921 shkollėn qytetėse me pėrfundime tė shkėlqyera. Atje, nė gjirin e familjes dhe nė rrethin e bashkėqytetarėve tė tij, tė njohur pėr dashurinė e madhe pėr Atdheun dhe pėr arsimin, u mbrujt edhe karakteri i tij. Pas mbarimit tė shkollės qytetėse ai fitoi tė drejtėn e njė burse tė dhėnė nga Prefektura e atėhershme e Gjirokastrės pėr tė vazhduar studimet e mesme dhe tė larta jashtė shtetit. Dhe kėshtu ai nisi, ashtu si edhe tė rinj shqiptarė tė tjerė, rrugėn e mėrgimit nė kėrkim tė diturisė. Pėr tė vazhduar studimet, Eqrem Ēabej u dėrgua nė Austri. Para se tė
hynte nė ndonjė shkollė, iu desh tė qėndronte njė vit pranė familjes
Reinmyler, nė St. Pölten afėr Vjenės, pėr tė mėsuar gjermanishten.
Rasti e solli qė tė binte nė njė familje tė kulturuar dhe dashamirėse,
qė u kujdes pėr tė si ta kishte birin e vet. Gjatė qėndrimit pranė
kėsaj familjeje ai punoi shumė pėr ta pėrvetėsuar sa mė shpejt
gjermanishten. Duke lėnė pėrshtypje shumė tė mira jo vetėm me zellin e
madh, por edhe me sjelljen shembullore. Dėshira pėr t“u bėrė sa mė i
vlefshėm pėr Atdheun, e nxiti atė qė, pas njė viti qėndrimi nė St.
Pölten, vitin tjetėr tė merrte njėherėsh dy klasa tė gjimnazit qė e
mbaroi shkėlqyeshėm nė vitin 1926 nė Klagenfurt tė Austrisė. Dhe kėtu
fillon faza kritike pėr tė ardhmen e kėtij tė riu tė talentuar. I ati,
njė gjykatės i diplomuar nė Dar - ul - Hukuk tė Stambollit, i nisur nga
dėshira qė i biri tė kishte njė tė ardhme tė sigurt, e kėshilloi tė
vazhdonte universitetin pėr mjekėsi. Por i biri kishte tjetėr dėshirė e
tjetėr mendim. Ai donte tė bėhej gjuhėtar. Gjuhėsia ėshtė pėr
pasanikėt, - i tha i ati prerazi, - kurse neve na duhet njė zanat qė tė
na sigurojė jetėn. Atėherė djali, i bindur, u regjistrua nė
Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Romės. Por kėtu ai mė fort
shkonte tė studionte vepra gjuhėsore e letrare nėpėr bibliotekat
romane. Nė kėto rrethana, babai i urtė e la tė lirė tė birin tė bėnte
ashtu si donte vetė, por jo edhe pa i thėnė: Paē vetėn nė qafė, o
bir!. Pra, faza vendimtare pėr tė ardhmen e tė riut Ēabej nis atėherė
kur ai fitoi lirinė pėr tė ndjekur degėn qė i pėlqente. Nė vitin
akademik 1927 - 1928 u regjistrua nė Fakultetin Filozofik tė
Universitetit tė Gracit, ku ndoqi studimet pėr dy gjashtėmujorė
(semestra). Pastaj studimet i vazhdoi nė Universitetin e Vjenės. Dega
e gjuhėsisė nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Vjenės kishte
njė traditė tė vyer. Aty kishin punuar profesorė tė tillė tė shquar si
sllavistėt e njohur Franc Miklosiē (Miklosich) (1813 - 1956), Vatroslav
Jagiē (1838 - 1923), romanisti me emėr Vilhelm Majer - Lybke (Myer -
Lübke) (1861 - 1936) etj. Nė kohėn qė u regjistrua Ēabej, nė atė
universitet punonin, ndėr tė tjerė, indoeuropianisti dhe grecisti i
njohur P. Kreēmer (P. Kretschmer) (1866 - 1956), albanologu i dėgjuar
Norbert Jokl (1877 - 1942), arkeologu dhe historiani i njohur Karl Paē
(K. Patsch) (1865 - 1945) etj. Tė kujtojmė se nė Austri ishte krijuar
njė traditė e mirė edhe pėr studimin e historisė sė gjuhės shqipe dhe
tė historisė sė popullit shqiptar. Norbert Jokli, duke e
ēmuar talentin e studentit tė ri shqiptar, e mbajti afėr atė dhe kėshtu
u zhvillua midis tyre njė miqėsi e ngushtė dhe njė bashkėpunim i
frytshėm, qė ndihmoi aq shumė pėr ta pėrudhur Ēabejn e ri nė studimin e
thelluar shkencor kur ishte ende student. Nė pėrputhje me kėrkesėn e
Universitetit tė Vjenės qė, pėr ta marrė diplomėn me gradėn e doktorit
nė profilin pėrkatės studenti duhej tė mbaronte njė disertacion,
diplomanti E. Ēabej zgjodhi pėr kėtė qėllim temėn Studime italo -
shqiptare (Italoalbanische Studien). Pėr kėtė disertacion ai punoi me
zell tė madh dhe shkoi e mblodhi material pranė arbėreshėve tė Sicilisė
nė vitin 1932. Disertacioni u mbrojt mė 7 tetor 1933 para prof. dr.
Paul Kreēmerit, prof. dr. Norbert Joklit dhe prof. dr. Karl Paēit dhe
pėr kėtė atij iu dha diploma pėr gradėn doktor nga Univrsiteti i
Vjenės. Diploma ėshtė nėnshkruar nga tė tre profesorėt e lartpėrmendur
pėrkrah vlerėsimit shkelqyeshėm (Ausgezeichnet). Disertacioni
prej 145 faqesh tė daktilografuara pėrbėhet prej pesė kapitujsh. Kreu i
parė bėn fjalė pėr emigrimin e arbėreshėve dhe pėrhapjen e tyre nė
Italinė e Jugut dhe nė Sicili (f. 1 - 50). I dyti pėrmban njė skicė tė
sistemit gramatikor (f. 51 - 94). Nė kreun e tretė trajtohet
fjalėformimi dhe fjalori (f. 95 - 113); prapashtesat romane,
etimologjia popullore, kalke gjuhėsore dhe huazime (gjermane, turke,
arabe). Nė kreun e katėrt janė pėrfshirė tekste dhe mjekėsia popullore;
2 pėrralla; 3. kėngė, ballada e Konstandinit tė vogėl, ringjallja e
Lazėrit. Kreu i pestė pėrmban njė fjalorth. Pas mbarimit me
sukses tė studimeve universitare 25 - vjeēari Eqrem Ēabej u kthye
pėrfundimisht nė Shqipėri, me diplomėn e Universitetit tė Vjenės nė
xhep dhe me dėshirėn e zjarrtė pėr t“i vėnė dituritė dhe energjitė e
tij nė shėrbim tė Atdheut. Nė kohėn qė u kthye Ēabej nė Shqipėri, kriza ekonomike qė kishte pėrfshirė gjithė botėn, kėtu kishte sjellė pasoja edhe mė tė mėdha, qė mplekseshin edhe me rrjedhojat e njė prapambetje tė madhe nė fushėn e arsimit dhe tė kulturės. Nga plaga e rėndė e analfabetizmit vuanin mbi 80 pėr qind e popullsisė. Edhe nė ato pak shkolla tė mesme qė mbaheshin nė kėmbė, niveli i pėrgatitjes sė nxėnėsve, me gjithė pėrpjekje tė mėdha tė disa arsimtarėve atdhetarė si Aleksansėr Xhuvani, Kostaq Cipoja, Ahmet Gashi, Vasil Vunjau, Kolė Paparistoja, Sotir Papahristoja, Sotir Kuneshka, Minella Karajani, Hysni Babametoja, Gjergj Cancoja etj. ishte ende larg nivelit mesatar tė kohės. Tekstet mėsimore ishin shumė tė pakta dhe numri i nxėnėsve nėpėr ato shkolla ishte shumė i vogėl nė krahasim me nevojat tė njė vendi tė prapambetur, siē ishte Shqipėria e asaj kohe. Nė kėto rrethana u kthye i diplomuari i Universitetit tė Vjenės nė Tiranė, ku u mor vendimi pėr ta emėruar nėndrejtor tė konviktit Malet tona, pranė gjimnazit tė Shkodrės, me tė drejtėn pėr tė dhėnė edhe orė mėsimi nė atė shkollė. Nė kėtė gjimnaz, tė themeluar nė vitin 1922, Ēabej zhvilloi lėndėn e letėrsisė shqipe. Por, siē del edhe nga teksti Elemente tė gjuhės e tė literaturės shqipe (pėr shkolla tė mesme), botuar prej tij mė 1936, nė orėt e mėsimit ai jepte edhe njohuri pėr gjuhėn shqipe dhe folklorin shqiptar. Nė vitin shkollor 1935 - 1936 Ēabej u transferua nė shkollėn Normale, ku - ashtu si nė Shkodėr - ka lėnė pėrshtypje shumė tė mira jo vetėm pėr kulturėn e gjerė, por edhe pėr sjelljen dhe lidhjet e tij me nxėnėsit. Edhe nė Normalėn e Elbasanit Ēabej qėndroi vetėm njė vit. Qė andej u transferua nė Ministrinė e Arsimit pėr t“u marrė me drejtimin e arsimit tė mesėm. Me sa kuptohet nga qėndrimi i tij, ai nuk e kishte mirėpritur njė emėrim tė tillė. Me njė lutje mė datė 17. 12. 1936, drejtuar Ministrisė sė Arsimit, ai kėrkon qė pėr arsye shėndetėsore tė transferohet nga ai dikaster e tė riemėrohet si profesor i letėrsisė nė liceun e Tiranės. Por njė kėrkesė e tillė, mė sa duket, nuk u pėlqeu drejtuesve tė atij dikasteri, tė cilėt vendosėn ta hiqnin qafe me lezet, duke e dėrguar qė "tė mėsonte nė Shkollėn e Plotėsimit Ushtarak! Duke qenė se vuante nga njė sėmundje mushkėrish, ai kėrkoi qė tė lirohej nga njė detyrim i tillė, por lutja e tij jo vetėm qė nuk u mor parasysh, pore dhe i solli kokėēarje tė tjera. Me "ēėshtjen Ēabej u mor mė nė fund edhe Kėshilli i Ministrave tė asaj kohe, i cili vendosi qė Ēabej, pas mbarimit tė Shkollės sė Plotėsimit Ushtarak, tė transferohej si profesor nė Gjirokastėr dhe qė, po tė tregonte shenja tė tjera tė padėshiruara, kundėr tij tė merreshin masa edhe mė tė rėnda. Gjatė vjetėve 1938 - 1939 e gjejmė pėrsėri arsimtar, kėsaj radhe nė Gjirokastėr, ku vazhdoi tė jepte mėsimin e letėrsisė tė bashkėrenduar me elemente tė gjuhės shqipe. Edhe kėtu Eqrem Ēabej ka lėnė pėrshtypje shumė tė mira. Nė
vitin shkollor 1939 - 1940 Ēabej u transferua nė gjimnazin e Tiranės ku
u ngarkua me drejtimin e shkollės. Me sa duket, autoritete pushtuese
(fashistėt pushtues italianė nė Shqipėri, nėn. imi. A. S.) shpresonin
ta bėnin pėr vete kėtė profesor me kulturė, qė kishte fituar emėr tė
mirė me studimet dhe botimet e tij. Por u gabuan. Ai ishte njeri qė nuk
gėnjehej nga tė joshurat e armiqve dhe nuk bėhej nė asnjė mėnyrė vegėl
e tyre. Nė kėto rrethana autoritetet pushtuese italiane e larguan "me lezet Ēabejn nga Shqipėria, duke i gjetur njė "punė shkencore pranė Akademisė sė Shkencave nė Romė. Kėtu ai e shfrytėzoi qėndrimin e tij tė mbikėqyrur, pėr tė punuar pėr Atlasin gjuhėsor shqiptar. Gjatė qėndrimit nė Romė autoritetet italiane mė 1942
dhe gjermanėt mė 1943 i propozuan qė tė bėhej ministėr i Arsimit nė
qeverinė kuislinge tė Tiranės, por ai nuk e pranoi. Lidhur me kėto
propozime ai shkruan, ndėr tė tjera, nė autobiografinė e tij: Kam
hedhur poshtė ēdo propozim pėr bashkėpunim me tė huajin, ēdo gjė qė nuk
pajtohet me nderin tim si shqiptar dhe me tė mirėn e vendit e tė
popullit. Nė Romė Ēabej qėndroi deri nė korrik tė viti
1944, kur ende zinte Lufta e Dytė Botėrore. Atėherė ai vendosi tė
kthehej nė Shqipėri ku, mė nė fund, arriti pas njė udhėtimi shumė tė
vėshtirė me anė tė bregdetit dalmat nė njė kohė qė atje, siē dihet,
ziente lufta partizane kundėr nazistėve gjermanė. Pas
Ēlirimit tė Shqipėrisė edhe pėr Ēabejn fillon njė jetė me perspektiva
tė mėdha. . Ai filloi tė mbajė ligjėrata nga lėndėt linguistikė dhe
albanologji nė Shkollėn e Lartė tė Tiranės, qysh mė 1946. Ai vazhdoi
punėn pedagogjike edhe mė pas nė Institutin Pedagogjik katėrvjeēar dhe
sidomos nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė, qė u ngrit mbi
bazėn e Institutit katėrvjeēar nė kuadrin e Universitetit tė Tiranės,
qė u krijua nė vitin 1957. Kėtu ai zhvilloi pėr shumė vjet lėndėn
Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe dhe Fonetika historike e shqipes,
pėr tė cilėn hartoi edhe tekstin pėrkatės, qė ėshtė ende nė pėrdorim.
Nga fusha e folklorit dhe e
letėrsisė mund tė pėrmendim ndėr tė tjera:
Nga
studimet me karakter tė pėrzier (gjuhėsor, letrar dhe folklorik) duhen
pėrmendur sidomos Studime italo - shqiptare dhe teksti pėr shkolla tė
mesme Elemente tė gjuhėsisė e tė literaturės shqipe (me pjesė tė
zgjedhura). Ky tekst, siē del edhe nga vetė titulli, ėshtė ndarė nė tri
pjesė. Nė pjesėn e parė (f. 10 - 22) jepen disa njohuri tė pėrmbledhura
mbi gjuhėn, mbi gjuhėt e botės, mbi gjuhėt indoevropiane dhe mbi gjuhėn
shqipe. Nė pjesėn e dytė (f. 24 - 62) jepen njohuri tė pėrmbledhura pėr
shkrimtarėt e vjetėr shqiptarė dhe arbėreshė, pėr shkrimtarėt e
shekullit XIX dhe tė fillimit tė shekullit XX si dhe pėr poezinė
popullore shqiptare dhe arbėreshe. Nė pjesėn e tretė (f. 64 - 201) janė
radhitur pjesė tė zgjedhura nga shkrimtarėt e vjetėr shqiptarė dhe
arbėreshė, nga shkrimtarėt shqiptarė dhe arbėreshė tė shekullit XIX dhe
tė fillimit tė shekullit XX, si dhe nga poezia popullore e arbėreshėve
tė Greqisė dhe tė Italisė tė shekullit XIX dhe tė fillimit tė shekullit
XX, si dhe nga poezia popullore e arbėreshėve tė Greqisė dhe tė
Italisė dhe nga Shqipėria. Veprimtaria shkencore e Ēabejt
mori njė zhvillim shumė tė madh nė fazėn e dytė, d. m. th. pas
Ēlirimit, kur ai punonte pranė ish - Institutit tė Shkencave dhe mė
vonė pranė Institutit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė, dhe njėkohėsisht
edhe si pedagog nė shkollėn e lartė. Si punonjės shkencor, krahas punės
sė madhe qė bėri pėr zhvillimin e temave tė planit vetjak nga fusha e
gjuhėsisė, ai dha ndihmesa me vlerė edhe nė kryerjen e disa punimeve nė
bashkėpunim me gjuhėtarėt tė tjerė. Kėtu duhet pėrmendur, nė radhė tė
parė, bashkėpunimi i tij i frytshėm me profesor Aleksandėr Xhuvanin pėr
hartimin e monografive Parashtesat e gjuhės shqipe (1956) dhe
Prapashtesat e gjuhės shqipe (1962), qė janė dy nga studimet shkencore
mė tė rėndėsishme tė gjuhėsisė shqiptare. Ēabej ka bashkėpunuar edhe nė
mjaft vepra tė tjera kolektive, si nė pėrgatitjen e Fjalorit serbo -
kroatisht - shqip (1947) dhe nė hartimin e 13 terminologjive pėr
shkenca tė ndryshme. Ai ka bashkėpunuar gjithashtu edhe nė redaksitė e
revistave shkencore tė ish - Institutit tė Shkencave dhe tė Institutit
tė Gjuhėsisė e tė Letėrsisė, nė komisionet pėrgatitore tė konferencave
dhe sesioneve shkencore tė organizuara nga Instituti i Gjuhėsisė dhe i
Letėrsisė, si dhe nė komisionin pėrgatitor tė Kongresit tė
Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe (1972). Nga fusha e fonetikės dhe
tė gramatikės historike Ēabej ka botuar njė mori artikujsh e studimesh
si:
Duke qenė
se studimet diakronike nė fushėn e shqipes nuk mund tė mendohen pa
njohur mirė autorėt e vjetėr, veprat e tė cilėve ruajnė edhe mjaft
elemente gjuhėsore arkaike, ishte e natyrshme qė Ēabej gjatė
veprimtarisė sė tij shkencore t“i kushtonte njė vėmendje tė veēantė
edhe njohjes dhe studimit tė atyre autorėve. Njė punė tė madhe bėri ai
sidomos pėr studimin e gjuhės sė Gjon Buzukut, veprėn e tė cilit edhe e
ribotoi tė transliteruar dhe tė traskribuar. Veē kėsaj, ai ka botuar
edhe artikuj studimorė mbi gjuhėn e autorėve tė vjetėr shqiptarė e
arbėreshė. Nga kėta duhen pėrmendur sidomos: Hyrja e gjatė nė pjesėn e
parė tė veprės Meshari Gjon Buzukut I, Gjon Buzuku, njė studim i shumanshėm historiko - gjuhėsor, Tekstet e vjetra shqipe dhe disa
kritere rreth botimit tė tyre, Pjetėr Budi dhe gjuha e tij etj Ai mori pjesė edhe nė disa konferenca e kongrese, tė mbajtura brenda vendit, me disa kumtesa, si p. sh.:
Eqrem Ēabej ka botuar njė numėr tė madh artikujsh shkencorė edhe nė gjuhė tė huaja nėpėr revista ose nėpėr vėllime pėrkujtimore nė vende tė ndryshme tė botės. Vdiq mė 13 gusht 1980 nė njė klinikė tė Romės. Sot emrin e Eqrem Ēabejt e mbajnė me krenari shumė shkolla nė Kosovė dhe Universiteti i Gjirokastrės nė Shqipėri. Marrė nga monografia "Eqrem Ēabej e Shaban DEMIRAJT, botuar mė 1990 nė Tiranė |
|
| Aktualizimi i fundit ( e mėrkurė , 27. gusht 2008 ) |
| < prapa | para > |
|---|

