Fjalė e urtė

Si tė jetė brumi, del edhe buka.

Shpėrndarje


Robert Elsie Shtype E-mail

Lindi nė Vankuvėr (Vancouver) tė Kanadasė mė 29 qershor 1950. Ndoqi Universitetin e Kolumbisė Britanike (University of British Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisė klasike dhe tė gjuhėsisė mė 1972. Po nė atė vit, erdhi nė Evropė me njė bursė studimesh. Vazhdoi studimet e larta nė Universitetin e Lirė tė Berlinit Perėndimor (Freie Universität Berlin), nė Shkollėn Praktike tė Studimeve tė Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) nė Paris, nė Institutin e Dublinit pėr Studime tė Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) nė Irlandė, dhe nė Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturėn mė 1978. Qė nga 1978 pati mundėsi tė vizitojė Shqipėrinė disa herė nė kuadrin e takimeve shkencore midis Institutit tė Gjuhėsisė sė Universitetit tė Bonit dhe Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Gjithashtu mori pjesė disa vite me radhė nė Seminarin Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare nė Kosovė. Pas studimeve universitare ai punoi pėr Ministrinė e Punėve tė Jashtme Gjermane nė Bon. Ėshtė anėtar i Shoqatės sė Evropės Juglindore (Südosteuropa - Gesellschaft), anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, si dhe anėtar nderi i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Jeton nė njė fshat malor tė Gjermanisė afėr kufirit belg.

Mė gjerėsisht pėr veprimtarinė e tij, shih linkun: www.elsie.de/al

Aktualizimi i fundit ( mė 26 tetor 2009 )
 
< prapa   para >