| Gustav Meyer-i (1850-1900) |
|
|
|
Ka lindur mė 25 nėntor tė vitit 1850 nė Gros - Stechlitz
tė Austrisė. Fėmijėrinė e vet e kaloi nė Opeln, ku gjatė viteve 1860-1867 ka
vijuar gjimnazin dhe shumė herėt ėshtė vėrejtur se ka interesim tė madh pėr
gjuhėsi. Mė 1867 nė Breslau ka filluar me studimin e filologjisė klasike. Ndikim tė madh te Meyer - i i ri kanė pasur gjuhėtarėt Martin Julius Hertz dhe Adolf Friedrich Strelin. Mė 1871 ka promovuar disertacionin e doktoratės De nominibus graecis copositus. Pastaj ka punuar si mėsimdhėnės gjimnazi nė Ernestinun tė Gota - s dhe gjatė kėsaj kohe u pėrkushtohet edhe mė tutje studimeve filologjike. Nė vitin 1874 shpėrngulet nė Pragė dhe gjatė vitit 1875 si docent privat ka mbajtur ligjėrata nė kėtė Universitet. Mė 5 prill 1881 emėrohet profesor inordinar dhe mė 24 maj profesor ordinar pėr sanskritishte dhe gjuhėsi krahasimtare nė Universitetin e Gracit. Ai mė sė shumti i ka kushtuar greqishtes sė vjetėr, tė mesme dhe tė re, shqipes, sidomos etimologjisė dhe etnografisė. Mė 1897 pėr shkak tė gjendjes sė keqe shėndetėsore (tė paralizės) e ka pėrfunduar punėn e tij si ligjėrues. Mė 1900, pas tre vjetėsh vuajtjesh tė mėddha, ka vdekur. Ai i ka dhėnė njė ndihmesė tė madhe studimeve tė gjuhėsisė shqiptare. Qysh mė 1883 ka botuar studimin e rėndėsishėm me titull Über die Stellung des Albanesischen im Kreise der indogermanischen Sprachen, BB VIII (1884) (Mbi pozitėn e gjuhės shqipe nė rrethin e gjuhėve indoevropiane), ku ėshtė argumentuar , ndėr tė tjera, qė shqipja bėn pjesė nė grupin e gjuhėve evropiane veriore dhe ndryshon nga greqishtja dhe nga gjuhėt italike nė reflektimin e tektaleve qiellzore. (shih Sh. Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tiranė, 1988, f. 36) Nė studimet e tij ai ėshtė marrė me ēėshtje tė ndryshme nga fusha e morfologjisė historike, siē ėshtė ēėshtja e formimit tė shumėsit tė emrave, rruga e formimit tė tyre, me studimin krahasimtar tė numėrorėve tė gjuhės shqipe e tė disa gjuhėve tė tjera indoevropiane, me ēėshtje tė shumta fonetikės e tė gramatikės historike e nė mėnyrė tė veēantė me ēėshtje tė etimologjisė. Ai ka nxjerrė shpeshherė konstatime tė sakta shkencore siē ėshtė ēėshtja e prejardhjes sė gjuhės shqipe qė, sipas tij, rrjedh nga ilirishtja dhe pėrbėn njė degė mė vete nė familjen e gjuhėve indoevropiane. Por ai shpeshherė ka evoluar me pikėpamje tė veta shkencore. Merita e tij ėshtė se ai i ka korrigjuar dhe avansuar tezat e veta shkencore. Kėshtu p. sh., nė veprat e tij tė para, ka pranuar njė ndikim jo tė vogėl tė latinishtes mbi strukturėn morfologjike tė gjuhės shqipe, por mė vonė nė disa raste ai e ka ndryshuar mendimin dhe ndoshta do tė ketė bėrė edhe mė shumė ndreqje nė qėndrimet e veta, sikur vdekja e parakohshme tė mos e kishte rrėmbyer nė kulmin e pjkurisė sė tij. (Shih Sh. Demiraj, vep., e cit., f. 138).
VEPRAT E TIJ MĖ TĖ RĖNDĖSISHME PĖR GJUHĖN SHQIPE: 1. Albanesische Studien, I, (1882); 2. Etimologische Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strassburg, 1891; 3. Kurzgefasste albanesische Grammatik, Leipzig, 1888; 4. Zum indogermanischen ė - Perfectum auf die albanesische Formenlehre, botuar nė Miscellanea di filologia e linguistica in memoriam di Napoleone Caix e Angelo Canello, Firenze, 1886; 5. Die lateinischen Elemente im Albanesischen, botuar nė: Gröbers Grundriss, I, I. Auflage (1888) etj. E pėrgatiti: Mr. Agim SPAHIU |
|
| Aktualizimi i fundit ( e mėrkurė , 22. gusht 2007 ) |
| < prapa | para > |
|---|

