Fjalė e urtė

Liria i ka rrėnjėt nė gjak.

Shpėrndarje


Rexhep Ismajli Shtype E-mail
Lindi nė Preshevė mė 1947. Studimet pėr gjuhė dhe letėrsi i mbaroi nė Prishtinė mė 1971. Nė vitet 1971-1973 specializoi pėr gjuhėsi nė Institut de linguistique générale et appliqué “René Descartes” (Sorbonne), Paris, nėn drejtimin e André Martinet. Mė vonė (1977/ 78) vazhdoi specializimin nė Institut für Allgemeine und Vergleichende Sprachwissenschaft tė Universitetit tė Bochum-it. Doktoratėn nė shkencat filologjike, me tezėn Gjuha shqipe e Kuvendit tė Arbėnit (1706) – hulumtime grafiko - fonologjike, e mbrojti nė Universitetin e Prishtinės, mė 1982. Mė 1972 filloi punėn si asistent, pastaj ligjėrues, docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar pėr lėndėt Gjuhėsi e pėrgjithshme dhe Histori e gjuhės shqipe nė Degėn e Gjuhės Shqipe tė Fakultetit Filozofik/Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės. Gjatė kėsaj kohe i ka drejtuar studimet e Gjuhėsisė sė pėrgjithshme dhe tė Historisė sė gjuhės shqipe nė Studimet e shkallės III nė Degėn e gjuhėsisė nė Fakultetin Filologjik tė Prishtinės. Mė 1989 policia jugosllave e vuri nė “izolim” pėr 3 muaj nė burgjet e Leskovacit, tė Beogradit dhe tė Prishtinės, pa mandat gjyqėsor. Nė vitet 1990 - 1993 ka mbajtur mėsime pėr gjuhėn shqipe dhe gjuhėsinė shqiptare nė Universitetin e Lubjanės. Mė 1997 ishte pėr njė semestėr profesor i ftuar (Gastprofessor) nė Universitetin Ludwig - Maximilian tė Münchenit pėr tė mbajtur mėsime pėr albanologji. Pastaj vijoi mėsimdhėnien pėr albanologji nė München deri nė vitin 2000. Nė vitin 2000 u kthye nė Prishtinė tė vazhdonte mėsimdhėnien nė Universitet. Mė 1993 u zgjodh anėtar korrespondent i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės. Tre vjet mė vonė u zgjodh anėtar i rregullt. Nė vitet 1996 - 1999 ka qenė Sekretar i Seksionit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė, ndėrsa nė vitin 2000 u zgjodh Sekretar i pėrgjithshėm i kėsaj akademie. Nė vitin 2002 u zgjodh anėtar i Akademisė Evropiane tė Shkencave dhe tė Arteve me seli nė Vjenė/ Salzburg. Si pėrfaqėsues i ASHAK ėshtė anėtar i Interacademic Human Rights Network, New York. Nė tetor 2002 u zgjodh Kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės. Mė 1971, bashkė me I. Rugovėn dhe H. Islamin, themeloi revistėn shkencore Dituria. Nga viti 1990 ishte i angazhuar nė lėvizjen politike nė kuadėr tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, nė tė cilėn ishte anėtar i Kryesisė me pėrgjegjėsi pėr marrėdhėniet ndėrkombėtare. I pakėnaqur me zhvillimet, mė 1994 dha dorėheqje nga posti politik. Pėrveē si profesor, ka qenė i angazhuar rreth botimit tė revistave shkencore, si: Dituria, Recherches albanologiques 1 - 4, Prishtinė (frėngjisht), Studia humanistica, Prishtinė, Godišnjak društava za primenjenu lingvistiku Jugoslavije, Beograd, Studime, ASHAK, Filologji, Fakulteti i Filologjisė, Prishtinė, Thema, revistė e sociologjisė, Prishtinė, etj. ; bashkėthemelues dhe redaktor i botimeve Fryma, (mbi 70 vėllime nė fushėn e dijeve shoqėrore), Rozafa (letėrsi), Dukagjini Balkan Books (frėngjisht, anglisht dhe gjermanisht), tė shtėpisė botuese Dukagjini. Ka marrė pjesė prej fillimit nė punėn e Qendrės sė Kulturės Shqiptare pėr tė Huajt/ Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, nė fillim Sekretar, anėtar i Kėshillit drejtues, ndėrsa nė vitet 1998 - 2002 Drejtor i Seminarit.

http://www.ashak.org/?cid=1,18,18&argroup=3

Aktualizimi i fundit ( mė 6 korrik 2012 )
 
< prapa   para >