|
Lindi nė Gjakovė mė 12.XI.1930.
Gjashtė klasė tė mėsimit fillor i kreu nė Tiranė, ndėrsa dy tė tjerat - nė
Gjakovė. Maturoi nė Gjimnazin e Prishtinės. Ndoqi studimet nė Katedrėn e
Albanologjisė nė Beograd dhe, me ndėrprerje, i pėrfundoi mė 1959. Vijoi
studimet pasuniversitare nė Drejtimin e gjuhėsisė nė Beograd. Tema e tezės sė
doktoratės iu dha nė bazė tė punimit Zhvillimi i strukturės sė temave emėrore
tė shqipes (Gjurmime albanologjike, 1, 1971). Mbrojti tezėn e doktoratės me
temė Rruga e formimit tė fleksionit tė sotėm nominal tė shqipes nė Fakultetin
Filozofik tė Prishtinės mė 1977.Ka ligjėruar lėndėn e gjuhės shqipe nė
Gjimnazin e Gjakovės dhe nė vitet 1961-63 ka ushtruar edhe detyrėn e drejtorit
tė kėsaj shkolle. Ka qenė profesor nė Shkollėn e Lartė Pedagogjike tė Gjakovės
nė vitet 1967-73 pėr Morfologji tė gjuhės sė sotme shqipe e pėr Hyrje nė
gjuhėsi dhe nė katėr vjetėt e parė e ka drejtuar punėn e kėsaj shkolle. Brenda
kėsaj kohe pėr tetė muaj ka punuar nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės.
Nga viti 1974 ėshtė zgjedhur ligjėrues i Morfologjisė historike nė Degėn e
Gjuhės e tė Letėrsisė Shqipe nė Fakultetin Filologjik tė Universitetit tė
Prishtinės dhe, pas doktorimit, ėshtė zgjedhur profesor inordinar e pastaj edhe
ordinar deri kur u pėrjashtua nga Fakulteti mė 1991 bashkė me mėsimdhėnės tė
tjerė shqiptarė nga dekanati i dhunshėm. Nė vitet 1992-2001 ka ligjėruar lėndėn
Hyrje nė studimin krahasues tė gjuhėve indoevropiane nė Shkallėn e tretė tė
studimeve - Drejtimi i gjuhėsisė nė Fakultetin Filologjik tė Prishtinės.Ka qenė
anėtar i komisionit pėr konkluzione tė Konsultės Gjuhėsore tė Prishtinės mė
1968 dhe delegat nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe nė Tiranė mė
1973. Ka marrė pjesė nė Kongresin e Studimeve tė Evropės Juglindore nė Ankara
mė 1978 me kumtesėn pėr prapavendosjen e nyjės nė gjuhėt ballkanike. Nė
Universitetin e Jenės ka mbajtur ligjėratėn pėr origjinėn e mbaresave rasore tė
shqipes. Para ligjėruesve tė Katedrės sė Gjuhės e tė Letėrsisė Shqipe tė
Fakultetit Filologjik tė Tiranės dhe bashkėpunėtorėve shkencorė tė Institutit
tė Gjuhėsisė e tė Letėrsisė ka mbajtur ligjėratėn pėr zhvillimin e sistemit
emėror tė shqipes (1979).Ka qenė deputet nė Dhomėn pėr Arsim nė Kuvendin
Federativ mė 1967-69. Nė zgjedhjet e organizuara nga subjektet tona politike mė
1992 ėshtė zgjedhur deputet i Kuvendit tė Kosovės. Nė vitet 1993-96 ka qenė
kryetar i Partisė Socialdemokrate tė Kosovės.Pėr veprėn Rruga e formimit tė
fleksionit tė sotėm nominal tė shqipes ka marrė Shpėrblimin e Dhjetorit tė
Kuvendit tė Kosovės mė 1980.Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės.
Anėtar korrespondent i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės ėshtė
zgjedhur mė 1991, ndėrsa nga viti 1996 ėshtė anėtar i rregullt i kėsaj
akademie. Mė 2002 u zgjodh nėnkryetar i Akademisė.
http://www.ashak.org/?cid=1,18,101&argroup=3
|
|
Aktualizimi i fundit ( e shtunė , 7. qershor 2008 )
|