Fjalė e urtė

Pula e botės duket mė e madhe.

Shpėrndarje


Maksimilian Lamberc-i (1882 - 1963) Shtype E-mail
Lamberc-i i ėshtė afruar fushės sė studimeve shqiptare duke ardhur nga bota klasike. Kėrkimet e tij tregojnė njė pėrzierje tė lumtur tė gjuhėtarit, tė folkloristit e tė letrarit. Nė kėtė mėnyrė ato na dalin pėrpara tė shumanshme e tė plota, si dėshmia e njė njėsie mendore tė veēantė.


Pėr sa i pėrket gjuhėsisė shqiptare, gjurmimet e  tij pėrfshijnė mė pak etimologjinė e gramatikėn historike se sa mė fort sintaksėn, leksikologjinė e sidomos dialektologjinė. Mjafton tė pėrmendim kėtu monografinė Periudha hipotetike nė gjuhėn shqipe (Die hipothetische Periode in Albanischen Indogerm. Forschungen 34 1914/15), 44 - 208), njė punė pionieri nė njė truall aq tė papunuar. Kėrkimet dialektologjike tė Lambercit pėrfshijnė jo vetėm Shqipėrinė, po edhe kolonitė shqiptare. Ato janė me vlerė tė madhe pėr kėtė degė tė dijes, sepse nuk janė fryt i njė pune nė tryezė, po kanė dalė prej hetimesh tė palodhura nė terren. Nė punimin e tij Kumtim pėr studimet e mia linguistike nė Shqipėri nga mesi i muajit maj nė fund tė gushtit 1916, botuar nga Akademia e Shkencave tė Vjenės, hiqen tiparet kryesore tė  tė disa ligjėrimeve tė Shqipėrisė veriore, aty ravizohen pėr tė parėn herė edhe vija e ndarjes sė gegėrishtes nė nėndialektet e saj. Njė interes tė veēantė paraqesin kėrkimet e tij rreth historisė edhe gjuhės sė kolonive arbėreshe tė Italisė mbeturinat e gjalla tė toskėrishtes sė moēme. Kėtyre ai u ka kushtuar njė varg studimesh.

Nė punimet albanistike tė kėtij dijetari nuk mund tė lihen pa u pėrmendur pastaj njė radhė librash hartuar me qėllimin praktik tė mėsimit tė shqipes, disa nga kėto nė bashkėpunim me tė tjerė dijetarė si p. sh. me Gjergj Pekmezin. Duhej tė hynte kėtu edhe "Libri i leximit tė shqipes“, hartuar mė 1949 (Albanische Lesebuch. Mit Einführung in die albanusche Sprache, 1948), Fjalori shqip - gjermanisht (Lehrgang des Albanisches. Teil I. Albanisch - deutsches Wörterbuch, 1954) i pasur me lėndė tė re e me frazeologji, nuk synon plotėsi, po u hartua me qėllimin e caktuar pėr tė kuptuar shkrimet literature tė shqipes. Nė kėtė drejtim punimesh hyn mė nė fund edhe pjesėmarrja e puna e tij nė „Komisinė letrare tė Shkodrės“, e cila , sikundėr dihet, vuri themelet e ortografisė sė shqipes.
 
Nė veprimtarinė shkencore tė Lambercit njė vend kryesor zėnė botimet rreth folklorit e, veēanėrisht, rreth poezisė popullore nė vėshtrimin mė tė gjerė tė kėsaj fjale. Me kėtė punė nė pėrgjithėsi, ky dijetar pa dyshim zė kryet e vendit nė kėtė lėmė studimesh. Shkrimet e tij janė pema e pjekur e pėrpjekjeve shumėvjeēare e me dashuri tė madhe. Monografia Poezia popullore e shqiptarėve, njė studim hyrjeje, doli sė pari te gazeta "Posta e Shqipnis" e pastaj si libėr mė vete. Ėshtė i pari botim pėrmbledhės qė kemi pėr kėtė temė. Nė tė trajtohen farėt e ndryshme tė kėngėve, si kėngė trimash, kėngė dashurie, kėngė dasme, kėngė e vargje fėmijėsh, ligje e vajtime, gojėdhėna etj. Folklorit nė kėngė i kushtohet botimi Pėrralla shqiptare e tė tjera tekste tė folklorit shqiptar botuar mė 1922. Kjo vepėr ėshtė themelore pėr njohjen e pėrrallės popullore shqiptare. Nė kėtė vazhdė ai botoi edhe disa vėllime kushtuar pėrrallės nė gjuhėn gjermane si Midis Drinit e Vjosės, Pėrralla prej Shqipėrie (Zwischen Drin ind Vojussa. Märchen aus Albanien, 1922), Nga Briri i artė, Pėrralla greke tė mesjetės (Vom goldenen Horn. Griesche Märchen aus dem Mittelater, 1922), Motra me krah dhe tė Errėtat e dheut (Die geflügelte Schwester und die Dunklen der Erde, 1922) etj. Nė vitin 1954/55 ky dijetar i ka kushtuar njė monografi tė gjerė tė ciklit tė Mujit e tė Halilit, kėngėve tė kreshnikėve qė kėndohen nė Veriun tonė (Die Volsepik der Albaner. Der Zyklus von Mujo und Halil I, II, Wiessenschaftliche Zeitschrift der Karl - Marx - Universität, Leipzig 4, Jahrsgang, 1954 - 55. Gessellschaft - und sprachwiessenschaftliche Reiche Heft 3, 4, 5.). Ky studim shquhet me paraqitjen e gjallė tė atmosferės ku lėvizin figurat epike. Me anėn tjetėr, tė habit analiza e thellė e gjithanshme qė i bėhet mjedisit shqiptar nga kanė dalė kėto kėngė, mjedis qė autori e njeh mė sė miri. Karakteristika e heronjve, rrėmbimi i grave, ditėt e martesės, gostitė, alltarėt, tė dalėt nė ēetė, bejlegjet, armėt, zakonet e lashta shqiptare, premtimet, vrasjet, vėllamia (probatinia), kumbaria, lahuta, kuvendi i pleqve, gjaqet, dashuria motėr e vėlla e vėlla e motėr, besa e pabesia e grave, pritja e mikut, vajet, kullat, qendrat gjeografike, bjeshkėt, tartari, motivet e kėngėve, zogu si lajmės, shtazėt si ndihmėtare, qeniet e mbinatyrshme tė besimit popullor si orė e zana, tradhtia, mrekullitė, simbolika e numrit, bukuria e vashave, motivi i dredhisė, hiperbolat, hyritė marrė nga natyra, forma metrike e kėngėve, rima, ndėrtimet emfatike, proliksiteti, pėrsėritjet, gjuha e stili, krahasimet, betė, formula stereotipe, kėto janė disa nga elementet kryesore qė merren nė shqyrtim nė kėtė vepėr. Kėshtu ajo pėrbėn trajtimin gjer sot mė tė plotin tė kėtij kapitulli tė poezisė sonė popullore, e bashkė me pėrrallat shqiptare paraqet gjer mė sot kryeveprėn e kėtij dijetari. Pra, me anė tė kėtij studimi poezia epike shqiptare hyn e zė  vendin e saj brenda poezisė sė popujve tė tjerė tė Evropės.

Marrė nga libri „Eqrem Ēabej“ i Sh. Demirajt

E pėrgatiti: Agim Spahiu
Aktualizimi i fundit ( mė 26 tetor 2009 )
 
< prapa   para >