|
Ka lindur nė
Gjakovė mė 1909. Ka pasur njė pėrgatitje tė mirė shkollore franceze (ka kryer
Liceun Kombėtar tė Korēės dhe pėr tre vjet 1932 - 1935 studimet nė Francė nė
fushėn e gjuhėsisė dhe tė drejtėsisė) dhe ka qenė njohės i mirė i shumė gjuhėve
tė huaja (i njihte diku 12 gjuhė). Kėto janė dy parakushte qė Selman RIZĖS i
mundėsuan tė krijojė njė personalitet tė madh dhe njė akribi tė rrallė
shkencore nė studimet e tij gjuhėsore tė mėvonshme.
Ishte njohės i mirė i
gramatikės historike tė shqipes (janė tė njohura studimet e tij historiko - kritike
mbi NYJAT, EMRAT, PĖREMRAT e deri te FOLJET), zotėrues i thellė i
strukturės dialektore tė shqipes dhe i stilistikės. Nė vitin 1979 nė Prishtinė
u botua njė pėrmbledhje e studimeve tė tij me emrin Studime albanistike.
Ky bagazh i njohurive tė tij i hapėn rrugė Selman RIZĖS qė me sukses t“i qaset
studimit tė autorėve tė vjetėr: Buzukut, Matrėngės, Bardhit, Budit dhe Bogdanit
(PESĖ AUTORĖT MĖ TĖ VJETĖR NĖ GJUHĖN SHQIPE, ribotuar sė fundi nė
Tiranė mė 2003, nga SHB TOENA). ASHAK - u ka botuar herė pas here
studimet e tij me koleksionin VEPRA 1, mė 1996, VEPRA 3, mė 2003 dhe VEPRA
4 mė 2004. Ka qenė po ashtu edhe hartues
tekstesh, sidomos vlen tė pėrmendet kėtu gramatika e tij kontrastive shumė e
mire e ashtuquajtur Gramatikė e sėrbo - kroatishtes (1952), me sqarime
nė gjuhėn shqipe. (Pėr kėtė shih mė gjerėsisht shkrimin e mr. Agim SPAHIUT me
titull Kontributi i Selman RIZĖS nė fushėn e gramatikės kontrastive, botuar
nė http://www.shkenca.org.
Kėto studime dhe tė tjera bėjnė qė Selman RIZA tė konsiderohet njė prej
studiuesve mė eminentė nė gjuhėsinė shqiptare. Cilido studiues i mirėfilltė qė e
vėshtron sot veprėn e tij, qė nė faqet e para, krijon pėrshtypjen se cilėndo
ēėshtje gjuhėsore qė e merrte pėr trajtim RIZA, sado e vogėl qoftė ajo, pėr
tė nxjerrė pėrfundime tė sakta, e shoshiste dhe e kundronte durueshėm nga
shumė anė e aspekte. Ai i vinte nė spikamė gjithnjė mendimet tezat dhe
argumentet e tė tjerėve pėr njė ēėshtje tė caktuar, sepse kėshtu e kėrkon
shkenca e mirėfilltė, pėr tė dhėnė nė fund mendimin e vet nė mėnyrėn mė bindėse.
Ai shquhej pėr njė pedanteri e korrektėsi tė madhe nė studimet e tij. Por
shpeshherė ishte edhe shumė i ashpėr dhe kritik deri nė pikė tė fundit ndaj
mendimeve tė pambėshtetura shkencorisht.
Kishte guxim tė madh pėr ta mbrojtur tė vėrtetėn me ēdo kusht, nė ēdo vend dhe
nė ēdo kohė, pavarėsisht nga pasojat. Selman RIZA ka pasur njė
autoritet tė madh nė mesin e intelektualėve shqiparė tė asaj kohe e mė gjerė. Ai
ėshtė ēmuar lart nga tė tjerėt, por edhe dinte t“i ēmonte tė tjerėt qė ishin tė
vlefshėm. Ka qenė bashkėpunėtor i ngushtė i prof. Kostaq Cipos, shok i
ngushtė i Lasgush Poradecit dhe i Mitrush Kutelit. Idetė patriotike dhe qėndrimi
i paepur e parimor i tij, sidomos pėr ēėshtjet madhore, siē ishte ēėshtja e
pazgjidhur kombėtare, bėn qė ai shumė herė tė burgoset e tė internohet nga
regjime tė ndryshme (nga ai fashist qysh mė 1939, pastaj mė vonė nga ai komunist
shqiptar dhe shovenist jugosllav). Me tė burgosej shumėherė edhe vepra e tij
(Ky shkrim nė PDF ...)
|