| Paul Kreēmer-i (1866-1956) |
|
|
|
Ishte njė nga indoeuropianistėt mė tė
mėdhenj gjermanė. Por ne shqiptarėt kemi plot arsye pėr tė kujtuar kėtė dijetar
tė madh. Nė veprėn e tij Hyrje nė historinė e gjuhės greke, nė
kapitullin VII (Fiset ilire) i afrohet studimit tė shqipes. Aty hiqen
qartė vijat e filiacionit qė lidhin gjuhėn tonė me ilirishten e vjetėr.
Si vihet nė dukje pėrhapja e ilirėve pėrtej kufijve tė Ilirisė sė vėrtetė nė Greqi dhe kombėsia jogreke e popullsisė sė Epirit, tė Akarnanisė e tė Etolisė nė kohėn e vjetėr theksohet me tė drejtė kontinuiteti i elementit ilir nė botėn shqiptare nė njė sasi emrash vetjakė, qė rrojnė, pėrkatėsisht gjejnė shpjegimin e tyre nė gjuhėn shqipe, qofshin kėta emra personash, si Bardyllis: i bardhė, Bata: Batush, qofshin emra vendesh, si Delminium Dalmatia: delme, Ulcinium: ulk, Dardania, dardhė, Dimallum: mal etj. Pėrcaktohen sidomos nė njė mėnyrė pėrfundimtare pikat e afėrisė sė shqipes me ilirishten e japigėve e tė mesapėve tė moēėm tė Italisė jugore nė disa karakteristika shumė esenciale (vokale, diftongje, konsonante, leksik). Kėto dy gjuhė ai i pėrfshin nė degėn dialektore tė njė ilirishtje jugore, ndėrsa venetishtes si dialekt verior i caktohet me tė drejtė njė vend mė i largėt. Nė ēėshtjen e burimit tė gjuhės shqipe Kreēmeri mbron dhe pėrforcon mendimin e Gustav Meyer-it, qė thotė se shqipja paraqet fazėn mė tė re tė njėrit nga dialektet e moēme ilire. Kėtij mendimi ai i ndenji besnik gjer nė fund, edhe nė botime tė mėpastajme rreth parahistorisė gjuhėsore tė Ballkanit. Kreēmeri edhe nėpėr artikuj tė ndryshėm ėshtė marrė disa herė me problemet e shqipes, nė lidhje sidomos me historinė e greqishtes. Ai ka vendosur kėshtu afėrinė e fjalės bar me gr. pharmakon, tė det - it me dybris, thalassa, tė ditė - s me Titan si hyjni i dritės, burimin e emrit tė malit Malevos nė More nga shq. maleve etj. Kreēmeri me njohuri tė gjera nė fushat e gjuhėve mė tė ndryshme dhe i pajisur me njė fuqi kombinacioni jo tė zakonshme, ai ka ditur tė ushtrojė nė anė tjetėr njė gjykim tė mprehtė nė gjithė kėrkimet e tij dhe tė japė njė ndriēim tė gjithanshėm tė ēėshtjeve qė ka rrahur. Shkrimet e tij, tė bazuara nė njė material tė pasur, shquhen kėshtu pėr njė gjerėsi horizonti, njė qartėsi e njė frymė objektive tė rrallė. Ai mbetet njė nga klasikėt e gjuhėsisė, njė nga ata dijetarė qė kanė formuar njė sistem dhe qė nė punėn e tyre kanė arritur nė rezultate qė do tė mbeten. Veprat e tij mė tė rėndėsishme:
1. Die griechischen Vaseninschrifteen in ihrer Sprache untersucht, Gütersloh, 1894. 2. Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache, Göttingen, 1896. 3. Die indogermanische Sprachwiessenschaft. Einwe Einführung für die Schule, Göttingen, 1925; etj. Marrė nga libri Eqrem
Ēabej i Sh. Demiraj, botuar nė Tiranė mė 1990, fq. 186/190.
E pėrgatiti: Agim SPAHIU |
|
| Aktualizimi i fundit ( e mėrkurė , 27. gusht 2008 ) |
| < prapa | para > |
|---|

