| Kostaq Cipo (1882-1952) |
|
|
|
Ishte veprimtar i shquar i arsimit shqiptar dhe lėvrues i dalluar i gjuhėsisė shqiptare.
Studimet e larta pėr filologji i kreu me sukses nė Universitetin e
Romės. Nė vitet 1921-1939 punoi si mėsues i gjuhės dhe i letėrsisė nė
shkollat e ndryshme tė Shqipėrisė, kryesisht nė Liceun e Korēės. Gjatė
pushtimit fashist u internua dy vjet nė Itali si antifashist. Nė vitet
1945-1946 ushtroi detyrėn e ministrit tė arsimit e pastaj, deri nė
fundin e parakohshėm, nė vitin 1952, iu kushtua tėrėsisht arsimit tė
lartė dhe shkencės gjuhėsore shqiptare, duke zhvilluar njė veprimtari
tė dendur pedagogjike e studimore nė Institutin Pedagogjik Dyvjeēar (e
para shkollė e lartė nė Shqipėri) dhe nė Institutin e Shkencave si
anėtar i tij. Hartoi tekstet e fonetikės e tė morfologjisė sė shqipes sė sotme dhe historike, ndėr veprat e para shkencore nė kėto fusha. Qe bashkautor dhe drejtues i hartimit tė Fjalori i gjuhės shqipe, 1954. Me kolegėt A .Xhuvani dhe E .Ēabej, punoi pėr hartimin e udhėzuesit tė ri drejtshkrimor tė gjuhės shqipe (1948-1950) dhe pėr njėsimin e terminologjisė kryesore tė pėrdorur nė tekstet shkollore. Ka hartuar njė gramatikė tė shqipes nė dy vėllime (Fonetikė e morfologji dhe sintaksė, 1952), tė vlerėsuara me Ēmimin e Republikės. Njė vend tė veēantė zėnė shkrimet e tij nė lidhje me fjalėt e pėrbėra tė shqipes, botuar nė Buletin pėr Shkencat Shoqėrore tė Institutit tė Shkencave (1952-1957). Ėshtė nderuar me titullin e lartė Mėsues i Popullit. Mahir Domi, Fjalor Enciklopedik Shqiptar, 1985 E pėrgatiti: Agim SPAHIU |
|
| Aktualizimi i fundit ( e enjte , 7. gusht 2008 ) |
| < prapa | para > |
|---|

