Në këtë punim bëhet fjalë për procesin e rrafshimit të kundërvënies fonologjike  /r/-/R/ në shqipen e sotme standarde. Hulumtimi është shtrirë në ligjërimin e folur dhe të shkruar. Korpusi për hulumtim ka përfshirë numër të konsiderueshëm çiftesh minimale.

Për të mbërritur në rezultatet e supozuara paraprakisht janë anketuar nxënës dhe studentë të qyteteve të ndryshme të Kosovës. Përfundimet tregojnë se rrafshimi i kësaj kundërvënieje në shumicën e qyteteve të Kosovës është në fundin e tij. Analiza e përgjithshme ka qitur në pah faktin se rrafshimi është duke shkaktuar edhe lëkundje në sistemin e ndërlidhnive fonologjike të shqipes. Si pasojë hetohet "lindja" e një varianti të ndërmjetëm midis dy fonemave dridhëse të shqipes standarde.

Hulumtimi ndriçon edhe të dhënën se ky opozicion në zonat rurale ende ruhet për dallim nga ato urbane. Në këtë rrafshim, pos faktorëve gjuhësorë, kanë ndikuar edhe faktorë jashtëgjuhësorë.


Lexo shkrimin e plotë në PDF ( 154 KB ) ...