Drejtshkrimi me Firefox 4

Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe për Firefox 4  mund ta shkarkoni këtu:
http://www.shkenca.org/shkarkime/albanian_dictionary-1.6.8-fx+tb+sm+fn.xpi
Ecuria e instalimit të fjalorit drejtshkrimor fillon automatikisht menjëherë pas shkarkimit te tij. Pas instalimit (dhe konfigurimit) të suksesshëm, fjalët e shkruara gabimisht  në formularët e faqeve të internetit nënvizohen me ngjyrë të kuqe. Leximi i propozimeve për përmirësim nga programi  mund të bëhet duke i klikuar fjalitë e gabuara  me  tastin e djathtë  të miut .

Fjalor drejtshkrimor për programin TeXnicCenter

TeXnicCenter është një editor për shkrimin e dokumenteve në LaTeX për Windows, i cili ka një strukturë shumë të mirë të menyve dhe ka një mundësi për korrigjim të gabimeve drejtshkrimore. Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe për programin TeXnicCenter mund ta shkarkoni këtu. 
Pas shkarkimit dhe shpaketimit të Fjalorit duhet të kopjoni  sq_AL.aff dhe sq_AL.dic nga direktoriumi i porsashpaketuar në nëndirektoriumin Language të direktoriumit  ku është instaluar  programi TeXxnicCenter. Ky program zakonisht instalohet në:
  C:\Programs\TeXnicCenter

më gjerësisht ...

Instalimi i Fjalorit drejtshkrimor për programin Opera 10.0

Opera është një shfletues interneti që ka një program për e-mail të integruar dhe mund të shkarkohet falas po nga interneti për platforma të ndryshme (Windows, Linux, Mac etj). Opera është një program shumë i sigurt dhe shumë i shpejtë. Shkarkimin e programit Opera 10 alpha mund ta bëni këtu: http://www.opera.com/browser/next/
Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe për programin Opera 10.0 mund ta shkarkoni këtu: http://www.shkenca.org/k6i/albanian_dictionary_for_myspell_sq.html

më gjerësisht ...

Instalimi i Fjalorit drejtshkrimor të gjuhës shqipe për programin Opera 11

Opera është një shfletues interneti që ka një program për e-mail të integruar dhe mund të shkarkohet falas, po ashtu  nga interneti për platforma të ndryshme (Windows, Linux, Mac etj). Opera është një program shumë i sigurt dhe shumë i shpejtë. Shkarkimin e programit Opera 11 mund ta bëni këtu: http://www.opera.com/browser/.
Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe për programin Opera 11 mund ta shkarkoni këtu: http://www.shkenca.org/shkarkime/sq.zip
  

më gjerësisht ...

Fjalor i gjuhës shqipe për programin Ispell

Shkarkimin e Fjalorit drejtshkrimor të gjuhës shqipe (530.000 fjalë e trajta fjalësh ) për  programin Ispell mund ta bëni këtu.

Startimi i këtij programi drejtshkrimor në modusin interaktiv bëhet  me urdhrin:

    ispell -d albanian teksti_im.txt

 

 

Fig. 1: Pamje gjatë punës me programin Ispell
Page 1 of 2