Origjina e botės
Ēdo gjė qė ekziston rreth nesh – bota qė na rrethon – nga vjen e gjitha kjo? Nė radhė tė parė, pėrse ėshtė ajo aty? Sa i vjetėr ėshtė Universi? Apo a ėshtė ai gjithmonė aty? A jemi ne me tė vėrtetė tė veēantė nė kohė dhe hapėsirė? A do tė arrimė tė kuptojmė se si filloi gjithēka? Nga ėshtė bota?

Kozmologjia po punon pėr tė studiuar edhe cepin mė tė skajshėm tė Universit. Pėr herė tė parė mund t’u japim shpjegim pyetjeve rreth fillimit dhe zhvillimit tė Universit me anė tė vėzhgimeve reale. Me teleskopėt e sotshėm, me pėrshpejtuesit e grimcave dhe me super kompjuterėt, shkencėtarėt po arrijnė, ēdo herė e mė tej, ta pėrplotėsojnė imazhin se si u krijua Universi.

Udhėtimet nė kohė me anė tė dritės   

Nė Berkeley University tė Kalifornisė astrofizikani Saul Perlmutter studion „yjet eksploduese“. Imazhet ai i merr nga teleskopi hapėsinor Hubble. Astronomėt i quajnė kėta yje Supernova. Supernovat hyjnė nė ngjarjet mė tė dhunshme tė Universit. Ato eksplodojnė me fuqinė e trilion trilionė bombave atomike. Drita e tyre shndrit pėr njė kohė tė shkurtėr mė shumė se e njė galaktike tė tėrė. Pėr shkak se drita e tyre mund tė pėrllogaritet shumė saktė, Perlmutter mundet tė na japė largėsinė e tyre nga Toka dhe, nė kėtė mėnyrė, mund tė hedhim njė vėshtrim nga e kaluara.

Perlmutter:
Tė gjithė kėto Supernova janė ekplozione qė kanė ndodhur para njė, dy, tre miliardė vitesh. Nė ēastin kur studiojmė njė nga kėto supernova, ato na tregojnė diēka rreth kėtij momenti tė historisė para njė apo dy miliardė vitesh, ndėrkohė qė ne pėrpiqemi tė qėmtojmė sa mė shumė e mundur, pėr tė zbuluar se si ka qenė Universi para dy, pesė apo dhjetė miliardė vitesh.

Pra ēdo vėzhgim drejt gjithėsisė ėshtė po ashtu edhe njė udhėtim nė kohė, mbrapa nė tė kaluarėn. Yjet, galaktikat, mjegullnajat spirale janė aq larg, saqė dritės i duhet shumė rrugė pėr tė bėrė deri nė tokė. Njė rreze drite pėr njė vit kalon njė rrugė prej 9 ? miliardė kilometrash. Dritės sė Diellit tonė i duhet vetėm 8 minuta qė tė mbėrrijė tek ne. Por dritės sė Andromedės, galaktikės mė tė afėrt me Rrugėn e Qumėshtit, i duhen 2 ? milionė vite deri tek ne.

Shkretėtira nė Kili. Kėtu ndodhet vegla mė e madhe e njerėzimit nė tokė e bėrė pėr tė vėzhguar Gjithėsinė. Ėshtė Very Large Telescope, shkurt VLT.

Ky teleskop nuk ėshtė vetėm njė dylbi i fuqishėm, por gjithashtu edhe njė makinė kohe. Me tė shkencėtarėt kanė mundėsinė tė depėrtojnė sa mė larg nė Kozmos. Nė thellėsitė e Gjithėsisė ata kėrkojnė zonat ku u krijuan yjet e para nga gjella kozmike e zanafillės qė mė pas do tė formonin formacionet komplekse dhe tė mrekullueshme: galaktikat, prej tė cilave ėshtė ndėrtuar Universi.

Dr. Natascha Förster Schreiber dhe ekipi saj nga Instituti Max Planck pėr fizikė  extraterrestrale nė Garching janė nė kėrkim tė lidhjes mes yjeve tė para dhe galaktikave mė tė hershme.    

Si qe e mundur qė nga strukturat e para difuze tė zhvilloheshin forma tė qarta tė njė galaktike? Imazhet e para qė morėm nga VLT-ja na shfaqin sisteme yjesh 10 miliardė vit-drite larg. Trajta tė paqarta skematike. Tani shkencėtarėt duhet tė vendosin rreth njė njolle drite. Vetėm atėherė mund t’ia drejtojnė tė gjithė forcėn e dritės tė Teleskopit objektit tė pėrzgjedhur. Po morėn njė vendim tė gabuar, do me thėnė Teleskopin ia drejtojnė njė mjegullnaje difuze yjesh nė vend njė galaktike, kjo do tė thotė tė humbasėsh kohė teleskopi shumė tė ēmueshme.

Dr. Natascha Förster Schreiber:
Nė fakt, ne dimė shumė pak. Nė Universin e hershėm objektet janė shumė larg, andaj dhe na shfaqen me dritė tė dobėt. Gjithēka shohim ėshtė njė pikė e vogėl. Por edhe pėr atė nevojiten orė tė tėra vėzhgimi. Ne dimė tmerrėsisht pak rreth kėtyre objekteve. Njohim vetėm tiparet e pėrgjithshme, por asgjė rreth hollėsive se si duken kėto galaktika? A kanė ato formėn e sheshtė si Rruga e Qumėshtit? Apo kanė formė elipzoide? Me gjithė progresin e bėrė me Teleskopin Hubble apo VLT na kanė mbetur edhe shume pyetje tė hapura qė u duhet dhėnė pėrgjigje nėpėrmjet kėrkimeve tona.
Megjithatė kėto vėshtrime tė thella nė historinė e Universit, nė madhėsinė dhe shtrirjen e tij, janė bėrė tė mundura vetėm para pak kohėsh. Madje nė vitet njėzetė tė shekullit tė kaluar kozmologėt besonin se Universi pėrbėhej vetėm nga galaktika jonė, Rruga e Qumėshtit. Gjithėsia pėr ta ishte e palėvizshme dhe e amshueshme. Universi ka qenė gjithmonė aty dhe i pandryshueshėm. Pėr kėtė s’dyshonte njeri. Tek tani kozmologjia e di qė ekzistojnė miliarda galaktika dhe se Universi ėshtė i pakufishėm.



Universi i pakufi?

Sikur tė mundeshim t’i hidhnim njė vėshtrim tė kaluarės sė Universit, a nuk do duhej atėherė qė dikur tė vėzhgohej edhe ora e lindjes sė Universit? Universi ėshtė 13 miliardė vjeē – ai po ndryshon dhe gjatė gjithė kohės ėshtė nė lėvizje. Dielli ėshtė njė nga miliarda yjet qė pėrbėjnė Rrugėn tonė tė Qumėshtit. Nga ana tjetėr, Rruga jonė e Qumėshtit ėshtė vetėm njė nga miliarda galaktika. Po si ėshtė krijuar e gjitha kjo?

Observatoriumi Hale nė Kaliforni, viti 1923. Astronomi Edwin Hubble ėshtė njėri nga tė paktėt qė beson se Universi nuk pėrbėhet vetėm nga Rruga Qumėshtit, porse ėshtė shumė mė i madh seē ėshtė pandehur deri mė tani. Me teleskopin mė tė fuqishėm tė asaj kohe ai mat natė pėr natė i palodhur yll pėr ylli. Atė ēka ai hamendėson, pėr atė kohė qe e jashtėzakonshme: a mund tė jetė, qė gjithēka qė ėshtė pandehur pėr mjegullnaja difuze nė fakt janė galaktika tjera? – tej mase shumė galaktika – tė gjitha pafundėsisht larg?
     
Mė 1923 ai sjell prova se ka tė drejtė. Kjo provė e bėn Edwin Hubble me famė botėrore. Por ai nuk kėnaqet me kaq. Tani ai dėshiron tė dijė se sa i madh ėshtė Universi nė tė vėrtetė. Bashkė me asistentin e tij Milton Humason fotografon galaktikė pėr galaktikė. Rezultatet i ruajnė nė pllaka fotografie. Nėpėrmjet spektreve me ngjyra ata arrijnė tė konstatojnė se a i largohen apo i afrohen yjet tokės. Nė linjat e tyre spektrale shkencėtarėt konstatojnė njė pėrbashkėsi tė hutueshme: Tė gjitha galaktikat largohen nga toka.

Nė njė ditė shtatori e vitit 1929 kur Hubble fillon t’i krahasojė edhė njėherė vėzhgimet e bėra. A ėshtė e mundur qė galaktikat largohen me shpejtėsi proporcionalisht nga distanca e tyre? Dy herė mė larg, pėrshpejtimi ėshtė dy herė mė i madh, tre herė mė larg, tre herė mė shpejtė. Ai vė lėvizjen dhe distancėn nė njė raport dhe rezultati ėshtė i habitshėm: njė vijė e drejtė. Edwin Hubble gjen ligjin Hubelian. Zbulon se Universi zgjerohet.

Harald Lesch:
Zbulimi i Edwin Hubblit natyrisht qė ka qenė madhėshtor. Ky zbulim qe edhe fillimi i kozmologjisė moderne. Kjo sepse, me zbulimin e tij tė zgjerimit tė gjithėsisė, ai shtroi pyetjen: si ka qenė Universi mė herėt? Kėsaj mund t’i pėrgjigjemi menjėherė: mė herėt ai ishte mė i vogėl. Mė herėt se mė herėt ishte edhe mė i vogėl. Kėshtu qė mund ta mendojmė atė deri tek fillesa dhe atėherė tė shtrojmė pyetjen: kush e hodhi pra Universin nė ekzistencė?

Si ka filluar nė tė vėrtetė e gjitha? Kjo ėshtė pyetja e madhe e Kozmologjisė. Edhe pėr filozofin dhe astrofizikanin Harald Lesch i Universitetit Ludwig Maximilians nė Mynih kjo pyetje qėndron nė qendėr tė pėrsiatjeve. Nė qoftė se Universi zgjerohet, sa i vogėl apo i imėt ka qenė ai nė fillim? Aq sa njė monedhė, sa koka gjilpėrės apo mė i vogėl? Ja teoria e astrofizikanėve: nė qoftė se Universin e llogarisim mbrapsht, dikur do tė vijė ēasti kur e gjithė energjia dhe e gjithė materia do tė pėrqendrohen nė njė pikė. Atėherė vjen deri tek eksplozioni – shpėrthimi zanafillor (Bumi i Madh apo Big Bang) – tek pika ku nisi ēdo gjė.



Lindja e Universit

Dhe ē’kishte para Bumit tė Madh? Nga se u krijua ky Univers? A mos ishte nga Hiēi? Ligjet e fizikės tonė me sa duket nuk mund ta shpjegojnė kėtė, ngaqė pikėrisht nė atė ēast krijohen koha dhe hapėsira. Si ndodhi lindja e botės tonė …

New Jersey, Bell Labs, maj i vitit 1965. Dy fizikanėt Arno Penzias dhe Robert Wilson duan me detektorin e tyre gjigant tė mikrovalėve tė regjistrojnė radio-sinjale tė largėta nga gjithėsia. Por siē duket aparati i tyre shfaq njė defekt. Nga detektori dėgjohet njė gumėzhimė e pandėrprerė. Njė zhurmė e pamėshirshme dhe e papėrcaktuar qė duket sikur vjen nga tė gjitha anėt e qiellit, ditė e natė. Penzias und Wilsoni provojnė gjithēka pėr ta gjetur shkakun. Kontrollojnė qarkun elektrik, shtrėngojnė vidhat, fshinė dhe pastrojnė antenėn e lugėt. Pa sukses. Gumėzhima mbetet e pandryshueshme.
Teksa pas njė viti ata do ta kuptojnė se ē’kanė zbuluar: rrezatimin kozmik tė sfondit, dritėn mė tė vjetėr tė Universit, e cila nė kohė dhe distancė ėshtė shndėrruar nė mikrovalė. Jehona e Big Bangut – Bumit tė Madh.

Harald Lesch:
Sikur mos tė ishte zbuluar rrezatimi kozmik i sfondit, askush nuk do tė fliste mė pėr Bumin e Madh. Nė fakt ky ėshtė boshti kurrizor i teorisė modernė mbi Bumin e Madh. Sikur mos ta kishim kėtė rrezatim, tani do tė kishim njė kozmologji krejtėsisht tjetėr.
Ky Univers gjigant e i nxehtė u  zgjerua brenda njė sekonde dhe rrėmbimthi u ftoh. Temperatura e tij u ul nga disa bilionė nė disa miliardė gradė. Ai pėrbėhej kryesisht nga protone, neutrone dhe elektrone, tė gjitha duket notuar nė njė det drite. Brenda disa minutave tė ardhshme u formuan grimca tė imėta. Raporti hidrogjen-helium u pėrcaktua nė minutat e para, gjė qė pėrkon me raportin e kohės sė sotme.
Rrezatimi kozmik u krijua 380.000 vjet pas Shpėrthimit. Temperatura e Universit kishte rėnė deri nė disa mijė gradė. Formohen atomet e para dhe kėshtu shfaqet njė Univers transparent. Drita tashmė mund tė shpėrndahet e papenguar. Ende sot satelitėt mund tė masin jehonėn Bumit tė Madh – prova pėr teorinė e Big Bangut.

Nė Garching pranė Institutit pėr astrofizikė Max-Planck shkencėtarėt po pėrpiqen tė simulojnė evoluimin e Kozmosit. Pėr kėtė ata kanė nevojė pėr 60 miliardė shifra. Kėto shifra ata i marrin nga satelitėt qė masin jehonėn e Shpėrthimit tė Madh, gumėzhimėn kozmike. Astrofizikanėt kanė teorinė se si do tė duhej tė dukej Universi i hershėm. Tani ata duan tė vėrtetojnė saktėsinė e Teorisė.Nė kompjuter ata japin gjendjen fillestare teorike dhe kėtė gjendje e procedojnė sipas ligjeve tė sotme fizike. Me kėtė duan tė krahasojnė gjendjen fundore tė simuluar me gjendjen aktuale tė Universit.

Simon White:
Jam pothuajse i hutuar, se sa kompleks qė ėshtė dhe, nė fund, pėrsėri mund tė gjejmė rend nė kaos. Ma merr mendja, qė nė fakt, kjo ėshtė gjeja mė e habitshme nė botėn e fizikės. Megjithėse kaq e komplikuar dhe kaotike prapėseprapė mund tė gjejmė parime rendi. E njėjta vlen edhe pėr pėrllogaritjet tona: nė fund konstatojmė diēka tepėr tė thjeshtė.
Me ndihmėn e njėrit nga supėr kompjuterėt mė tė mėdhej tė botės shkencėtarėt e Garchinger ia dolėn qė tė realizojnė simulimin mė tė madh bėrė ndonjėherė sesi u zhvillua Universi. Simulacioni fillon 400.000 vjet pas Shpėrthimit tė Madh. Emri i tij: Aquarius. Aquariusi tregon saktė se si janė krijuar strukturat kozmike, se si nga njėshmėria kozmike u formuan yjet e para e mė pas, nėn ndikimin e rėndesės, u formuan dhe galaktikat e para. Me gjithė se ky animacion ėshtė shumė mbresėlėnės ai nė shumė pjesė nuk pėrkon mė realitetin aktual.

Volker Springel:
Problemi qė na shfaqet tani ėshtė se modelet tona teorike parashikojnė shumė mė tepėr galaktika tė vogla, por tė cilat ama nuk mund t’i vėzhgojmė. Ekziston pra njė diskrepancė ndėrmjet numrit tė dhėnė tė galaktikave qė mund t’i vėzhgojmė dhe galaktikave qė i parashikon simulacioni ynė. Dhe ajo ēka pėrpiqemi tė kuptojmė ėshtė se, a ka  tė bėjė kjo me supozimet tona mbi kėtė model kozmologjik, psh. a mos duhet ta ndėrrojmė modelin e Materies sė Errėt e tė ftohtė, apo ka tė bėjė me efektet astrofizike qė nuk i kemi pėrllogaritur saktėsisht.

Kjo Materie e Errėt e ftohtė po ua merr shpirtin astrofizikanėve. Nė mbarė gjithėsinė shkencėtarėt hasin pasojat e kėsaj force plot fshehtėsi. Kjo forcė ėshtė aq e fuqishme saqė pėrthyen dritėn nė gjithėsi dhe shtrembėron pamjet e njė galaktike tė tėrė. Se nga ēfarė pėrbėhet ajo kėtė shkencėtarėt nuk e gjejnė dot. Por ajo medoemos duhet tė jetė aty, sepse ėshtė ajo qė mban galaktikat tona. Pa tė, galaktikat do tė largoheshin nga njėra-tjetra.
Sipas forcės sė shtrembėrimit astronomėt mund tė shquajnė se sa shumė Matereie tė Errėt pėrmbajnė galaktikat. Ka llahtar shumė. 85 pėrqind e Universit tonė u pėrbėka nga Materia e Errėt. Edhe njė tjetėr zbulim po i habit kozmologėt. Gjatė matjeve tė Universit ata vijnė nė pėrfundim se Universi po zgjerohet gjithnjė e mė shpejtė. Ekpansioni i Kozmosit po e rrit shpejtėsinė nė vend qė tė tkurret ngadalė.
Ėshtė nė vitin 1998 qė Saul Perlmutter sė bashku me shkencėtarėt e tjerė zbulon pėr herė tė parė kėtė materie misterioze. Me gjithė studimet e bėra shkencėtarėt mė kot janė rrekur tė zbulojnė pėrbėrjen e saj. Prandaj e kanė pagėzuar si Energjia e Errėt.

Saul Perlmutter:
Duket sikur Universi vėrtetė, dikur para 5 apo 6 miliardė vitesh, nė vend tė „frenojė“ ai po i „jep gaz“. Pėr momentin qėndron risia, se Universi po zgjerohet me shpejtėsi. Me gjithė se nuk e dimė pse. Mund tė jetė, qė shkaku pėr kėtė ėshtė njė energji qė mbush tė gjithė hapėsirėn. Nė qoftė se kjo ėshtė e saktė, atėherė mund tė pėrpiqemi tė mėsojmė mė shumė rreth kėsaj energjie duke studiuar historinė e Universit: kur ndaloi tė zgjerohet ngadalė dhe kur nisi tė zgjerohet shpejtė.



Zanafilla e ligjeve tė natyrės

Nė gjithėsi ka forca qė me gjithė kėrkimet e bėra nuk arrimė t’i kuptojmė. E si t’i biesh nė gjurmė njė energjie pėr tė cilėn s’dimė gjė, nga se pėrbėhet ajo dhe si funksionon?

Nė Institutin kėrkimor CERN pėr herė tė parė po bėhen pėrpjekje, qė nėpėrmjet njė eksperimenti t’i jepet pėrgjigje pyetjes sė orėlindjes sė Universit dhe nga ēfarė pėrbėhet Energjia e Errėt. Nė njė pėrshėnjtues tė grimcave i gjatė 27 km duan qė Rolf Landua dhe kolegėt e tij shkencėtarė tė riprodhojnė Shpėrthimin e Madh. Pėr tė zbuluar se ēka ngjau gjatė krijimit tė Kozmosit ata do tė pėrplasin nė kėtė unazė, me njė vrull deri mė tani tė paparė, bėrthamat e atomit tė hidrogjenit. Kjo provė ėshtė eksperimenti mė i madh qė ka zhvilluar ndonjėherė njerėzimi.

Rolf Landua:
Pėrfytyrimi jonė pėr Universin ėshtė, se nė fillim, energjia e tij ka qenė e pėrqendruar nė njė pikė e vetme tė imėt. Kjo pikė filloi tė zgjerohet, dhe kjo, nuk ishte njė shpėrthim nė kohė dhe hapėsirė, por prej kohės dhe hapėsirės. Pra koha dhe hapėsira u krijuan pikėrisht nė kėtė kohė. Nė kėtė proces u krijua dhe e gjithė materia, tė gjithė grimcat qė ne i shohim sot. Pėr ne ėshtė me rėndėsi tė kuptojmė se si nga nji gjendje fillestare krejtėsisht e pastrukturuar u krijuan forma kaq komplekse, ndoshta edhe jeta. Zanafillėn e ligjeve tė natyrės, kėtė duam tė zbulojmė.
Shkencėtarėt do tė simulojnė nė katėr prova tė ndryshme tė parat pjesėza tė sekondės pas Shpėrthimit tė Madh. Pėr kėtė nė katėr vende tė pėrshpejtuesit janė vėnė instrumente gjigante, ku do tė ndodhin dhe analizohen kolisionet e grimcave. Kėto makina gjigante shkencėtarėt i kanė ndėrtuar pėr tė zbardhur vetėm njė pyetje tė vetme: Si shndėrrohet energjia nė materie? Tė gjithė detektorėt janė mbushur pėrplot me materiale tė ndryshme, tė cilėt kanė vetėm njė detyrė: pėr tė regjistruar flurrudhėn e grimcave tė reja, qė do tė krijohen gjatė kolisioneve. Materia shndėrrohet nė energji pėr njė kohė tė shkurtėr dhe pastaj sėrish kthehet nė materie. Shkencėtarėt shpresojnė qė nė kėtė proces tė zbulojnė grimca deri mė tani tė panjohura: supersimetrikėn, e cila do tė dėshmonte ekzistencėn e Materies sė Errėt si dhe tė Grimcės-Higgs, pikėrisht asaj grimce misterioze, falė sė cilės grimcat tjera marrin masė.
Ėshtė edhe njė pyetje tjetėr tė cilės shkencėtarėt duan t’i japin njė pėrgjigje: Pse jemi ne nė tė vėrtetė kėtu? Pse edhe pas gjithė kėtyre proceseve ka mbetur pikėrisht kjo Materie qė ne njohim?

Rolf Landua:
Njė nga sekretet mė tė mėdha ėshtė se pse nė tė vėrtetė Universi pėrmban materie. Nė fund tė fundit, ajo ēka dimė ėshtė se nė fillim energjia ėshtė shndėrruar barasvlefshėm nė materie dhe antimaterie, do tė thotė fifty-fifty. Por tani shikojmė vetėm materien. Nga u firos antimateria?
Nė fabrikėn gjigante tė antimateries nė CERN Rolf Landuas i shkoi njėherė pėr dore tė krijojė antimaterie. Ai pati sukses tė krijojė rreth 1000 atome antimaterie. Por kjo antimaterie u shkėrrmoq pas disa nanosekondave, u anihilua me materien.
Tash shkencėtarėt do ta simulojė nė ato agregate gjigante pikėrisht atė moment kur pėr herė tė parė u krijua materia dhe antimateria. Nė njė tub prej Beriliumi, njė metal skajshmėrisht i rrallė dhe tepėr i helmueshėm, ata do ta studiojnė nė njė kohė tė shkurtėr ekzistencėn e materies. A do tė arrinė ta kapin momentin kur materia mbisundon kundrejt antimateries?



A ka mė shumė se njė univers?

Nė Stanford University tė Kalifornisė fizikani Andrej Linde ka njė shpjegim shumė tė thjeshtė pėr ekzistencėn e Materies: Universi jonė ėshtė thjesht njėri nga pafund shumė universe tjerė paralele me pafund shumė tipare tė ndryshme. Ka pafund botė, nė tė cilat sundojnė mbase ligje krejtėsisht tjera fizike, ndryshe nga bota jonė. Dhe krejt rastėsisht, ky i yni ėshtė krijuar ashtu, qė ne tė mund tė jetojmė.

Andrej Linde:
Fill pas Shpėrthimit tė Madh Universi nis tė prodhojė pjesė tė tij tė veta tė ndryshme. Dhe mbasi ky proces po zhvillohet pėrjetėsisht, ka mundėsi tė lindin gjithė universet e mundshme, madje edhe ato mė tė pamundshmit. Disa mund tė kenė ligje fizike qė mund tė ngjasojnė me tonat. Dhe disa herė lindin universe me ligje krejtėsisht tė ndryshme. Ne mund tė udhėtonim shumė e shumė larg pėr tė arritur te kėta universe dhe tė shikonim diēka krejt tjetėr. Por pėr tė udhėtuar aq larg nuk jemi nė gjendje ta bėjmė fizikisht. Atėherė mendojmė: ky ėshtė Universi im dhe ky ėshtė njė tjetėr univers ku jeton dikush tjetėr. Kėtė unė e quaj imazhin e Multiversit
Multiversi ėshtė mė shumė se njė ide. Linde e ka pėrllogaritur kėtė dhe fizikanėt tjerė nuk e shohin idenė e tij si tė pamundur. Por si ėshtė krijuar nė fakt? Pėrgjigjja tij: fjalėpėrfjashėm nga Hiēi. Nga Hiēi e ka llogaritur formulėn e Multiversit. Sipas Teorisė sė Lindes ka njė Vakuum zanafille me luhatje tė vogla. Nga kjo ėshtė krijuar Universi. Kėto lėvizje kanė qenė shkak pėr shpėrndarjen e parregullt tė Materies: nė disa vende u formuan galaktika dhe disa tė tjera hapėsira boshe. Por nga ky vakuum luhatės nuk lindi vetėm njė univers, por pafunsisht shumė.
Koperniku na mėsoi qė nuk jemi nė qendėr tė Universit. Giordano Bruno vuri re se yjet janė diej njėsoj si yni. Hubble na vėrtetoi se Universi zgjerohet. A do tė na mėsojė Andrej Linde qė Universi jonė me qindra miliarda galaktika nuk ėshtė i vetmi?

Saul Perlmutter:
Nė tė vėrtetė duhet tė supozojmė mundėsinė e ekzistencės sė universeve tė tė gjithė llojeve dhe sasive tė mundshme dhe se tė gjithė kėta mund tė ekzistojnė nė tė njėjtėn kohė – nė qoftėse ekziston diēka e tillė si koha.
Harald Lesch nuk ėshtė dakord. Ai mendon se shkenca nuk ėshtė nė gjendje t’i japė pėrgjigje njė pyetjeje tė tillė, sepse sipas parakushteve qė shtron, ėshtė e pamudur tė ketė njė pėrgjigje. Ēdo mendim qė braktis sistemin e vet pėr tė nuk ėshtė mė shkencė.

Harald Lesch:
Pėr ēdo shkencė natyrore ėshtė deēizive qė sė pari tė respektojmė kauzalitetin dhe sė dyti kundėrvėnien midis hipotezės dhe eksperimentit. Kur kjo nuk respektohet, dhe kjo ndodh per Definition nė rastin e universeve paralele, atėherė dy pikat e rėndėsishme, qė shkenca ka zbatuar me aq madhėshti dhe triumfalitet nė tre shekujt e kaluar, nuk ekzistojnė mė.
Nė Penn State University tė Pennsylvanisė atstofizikanėt Martin Bojowald dhe Abhay Ashtekar janė tė njė mendimi tjetėr. Ata kanė llogaritur njė formulė, e cila vėrteton matematikisht, qė nuk ka patur asnjėfarė Shpėrthimi tė Madh, por ēdo gjė ka nisur me njė Big Bounce, njė proces sustimi. Njė tezė e bazuar matematikishit pėr kohėn para Shpėrthimit tė Madh ėhtė e llahtarshme, sepse sipas teorise klasike tė Shpėrthimit tė Madh, nuk duhej tė kishte fare kohė para Shperthimit. Koha dhe hapėsira do tė duhej pra tė ishin krijuar vetėm nė momentin e Shpėrthimit.
Problemi qė kemi deri mė sot ėshtė: sa mė larg tė zhvendosemi nė tė kaluarėn e Universit, aq mė pranė do t’i vijmė ēastit, kur e tėrė masa e Gjithėsisė tkurret shumė e mė shumė, deri nė momentin qė volumi arrin te zeroja, ndėrsa trysnia pafund. Por nė kėtė pikė ēdo teori merr fund. Pėrshkrimi i njė gjendjeje tė tillė nuk ka qenė i mundur me metodat tona shkencore dhe prandaj rrėzohet edhe teorikisht. Pse Abhay Ashtekar dhe Martin Bojowald vazhdojnė tė bėjnė akoma llogari edhe pse fizika e tyre duhej tė ndalonte nė momentin e Shperthimit tė Madh?
Shkanca ka mundur deri mė tani ta shpjegojė Universin ose me Teorinė e Relativitetit ose me Teorinė e Kuanteve, por qė t’i kombinojė tė dy kėta principe matematikore s’ka arritur deri mė tani askush. Tė gjitha llogaritė nuk shkojnė mė tej se deri tek momenti i Shpėrthimit tė Madh.  Ashtekar dhe Bojowald mundėn pėr herė tė parė tė kombinojnė dy teoritė dhe arritėn nė njė ekuacion plotėsisht tjetėr. Meqenėse nuk do ecnin larg me metodat normale pėrllogaritėse, ata vet kohės i japin njė strukturė hapsinore. Shkurt: llogaritė i bėnin nė dimensionin e katėrt. Kjo lloj llogaritjeje quhet teoria e gravitetit kuantik tė lakimit (Loop Quantum Gravity). Nė momentin kur tė dy shkencėtarėt pėrdorėn teorinė dhe pėrllogaritjet e tyre pėr kohėn para Shpėrthimit tė Madh, si rezultat fituan diēka apsolutisht tė habitshme: llogaritjet nxorrėn njė univers paraardhės.

Abhay Ashtekar:
Megjithatė e papritura mė e madhe ishte qė me tė vėrtetė nė anėn tjetėr – pra para Big Bangut – ka patur njė tjetėr univers. Kėtė nuk e kemi pritur. Nė fillim nuk isha i sigurt nė mos bėhej fjalė pėr njė efekt artificial. Por me llogaritjet e mėtejme pamė se kishim tė bėjmė me njė efekt real fizik.
Nė vend tė njė fillimi absolut,a mos ėshtė fjala pėr njė cikėl pa mbarim? A mos vallė Bojowald dhe Ashtekar gjetėn pėrgjigjen e pyetjes „ēka pėrpara“? Gjer mė tani thuhej: kujt i ec pėr dore tė kombinojė Terinė e Relativitetit me atė tė Kuanteve ai do ta zgjidhi enigmėn e Formulės sė Botės! A mos ia kanė dalė Ashtekar dhe Bojowald?

Harald Lesch:
Ne nuk kemi kurrfarė mundėsie pėr tė kuptuar tė tėrė sistemin. Pėr kėtė duhet tė qėndronim jashtė sistemit. Atėherė dhe vetėm atėherė mund t’i pėrgjigjeshim pyetjes se ē’kishte para Shpėrthimit tė Madh, apo dhe pyetjes tė famshme, se nga po zgjerohet nė tė vėrtetė Universi? Me kėtė duhet tė pajtohemi. Kozmologjia ėshtė njė arqitekturė e brendshme, pra mund tė na japė vetėm tiparet e brendshme tė Universit. Vetėm nė qoftė se dalim jashtė tij do tė kishim njė shansė. Por pėrderisa jemi brenda, dhe ne jemi brenda, s’kemi asnjė mundesi.



Fuqia misterioze e Materies sė Errėt

Saul Perlmutter dhe shkencėtarė nga NASA duan njėherė e mirė t’i bien pėr gjurme fuqisė misterioze qė e pėrndan Universin. Nė rast se Energjia e Errėt vazhdon gjithmonė tė rritet ajo madje do tė shkėpuste edhe objektet qė mbahen nga forca e rėndesės.

Saul Perlmutter:
Universi mund tė zgjerohet, ngadalsohet dhe dikur tė pėsojė kolaps. Ose diēka edhe mė me shumė gjasė, do tė mund tė zgjerohej gjithnjė e mė shpejtė. Kjo mund tė vazhdonte madje aq larg – kėtė e quajmė „Big Rip“ – sa tė shqitė vėrtėtė ēdo gjė e t’i copėtojė deri nė grimca mė tė imėta tė mundshme.

E si mund t’i biesh nė gjurmė njė energjie pėr tė cilėn s’dimė gjė fare, s’dimė nga se pėrbėhet apo si funksionon? Shkencėtarėt e kanė njė plan: ata duan tė dėrgojnė nė Gjithėsi njė satelit tė pajisur mė njė ēip me ultra-rezolucion. Ai do tė na mundėsonte tė kapim imazhet e dallimeve tė ndriēimit tė supernovave shumė tė largėta. Pėr herė tė parė do tė modelohen zona gjigante tė Gjithėsisė. Vetėm me zbulimin e njė numri sa mė tė madh tė supernovave tė reja Perlmutter dhe ekipi tij mund tė vėrtetojnė forcėn zgjeruese tė Energjisė sė Errėt. Me kėtė mision shkencėtarėt duan t’i pėrgjigjen pyetejs se ēfarė lloj energjie fshihet pas kėsaj force misterioze, e cila ėshtė aq e fuqishme sa tė mund ta shkatėrrojė Universin..
Nė Garching kanė mbėrritur imazhet nga Very Large Telescope.  Dr. Natascha Förster Schreiber dhe ekipi saj kanė goditur nė shenjė. Ata me tė vėrtetė kanė zbuluar njė glaktikė. Por diēka ėshtė e ēuditshme: kjo galaktikė me emrin aspak spektakolar MS 1512-cB58 ėshtė shumė mė e madhe seē duheshte nė tė vėrtetė tė jetė. Nė vend qė tė jetė,  ashtu siē pritet sipas terorisė aktuale mbi Universin shumė mė e vogėl, ajo nė formė dhe perimetėr ėshtė gati sa Rruga jonė e Qumshtit.

Poashtu edhe galaktikat tjera, tė cilat i ka studiuar ekipi kontrollit, pohojnė imazhin e habitshėm: ato kanė njė formė spirale, sillen rreth boshtit tė tyre dhe janė gjigante. Si ėshtė e mundur, qė nė njė kohė relativisht tė shkurtėr pas Shpėrthimit tė Madh, ata tė jenė zhvilluar kaq shumė?

Dr. Natascha Förster Schreiber:
Kjo ka qenė absolutisht e papritur. Kėta janė vėrtet sisteme gjigante. Duken tamam si Rruga e Qumshtit, dhe atė menjėherė pas Shpėrthimit tė Madh. Ne prisnim tė gjejmė pjesė tė vogla, por atė qė shohim tani, ėshtė ata janė galaktika tė pjekura, janė shumė tė rėnda dhe poashtu rrotullohen. Sipas teorisė, kjo nuk duhet tė ishte absolutisht kėshtu. Pėr teorinė kjo tani ėshtė njė sfidė e madhe. Duhet bėrė edhe shumė punė pėr t’i kuptuar nė hollėsi kėta objekte.

Kozmologėt kanė ecur mjaf larg, deri nė cepat e Universit. Por atė ē’kanė gjetur atje i bėn ata tė dyshojnė nė tė gjitha teoritė e tyre. Energjia e Errėt dhe Materia e Errėt janė aq misterioze dhe, megjithė pėrpjekjete bėra mbeten kaq tė pastudiuara, saqė gjithė dijen mbi Kozmosin e vėnė sėrish nė pikėpyetje.
 
Saul Perlmutter:
Mbase ndonjėherė do arrimė nė kufijtė, ku aftėsitė tona tė tė kuptuarit do tė duhet tė jenė aq tė mėdha, saqė pėr kėtė do tė duhej tė kishim njė tjetėr tru pėr ta kuptuar botėn qė na rrethon.

Ēdo pjesė e Universit ka tė kundėrtėn e saj. Dhe kėshtu, ēdo pėrgjigje e mundshme mbi krijimin e botės, siē duket hedh njė pikėpyetje tjetėr!

E pėrktheu nga gjermanishtja  Bekim Qoku

Burimi: http://www.3sat.de/3sat.php?http://www.3sat.de/hitec/magazin/120736/index.html
Aktualizimi i fundit ( mė 26 tetor 2009 )