| Instalimi i Fjalorit drejtshkrimor pėr programin Opera 10.0 |
|
Opera ėshtė njė shfletues interneti qė ka njė program pėr e-mail tė integruar dhe mund tė shkarkohet falas po nga interneti pėr platforma tė ndryshme (Windows, Linux, Mac etj). Opera ėshtė njė program shumė i sigurt dhe shumė i shpejtė. Shkarkimin e programit Opera 10 alpha mund ta bėni kėtu: http://www.opera.com/browser/next/ Fjalorin drejtshkrimor tė gjuhės shqipe pėr programin Opera 10.0 mund ta shkarkoni kėtu: http://www.shkenca.org/k6i/albanian_dictionary_for_myspell_sq.html Pas shkarkimit dhe shpaketimit tė Fjalorit (myspell-sq_AL-1.6.zip), duhet tė kopjoni datekat (skedarėt) sq_AL.aff dhe sq_AL.dic nga direktoriumi i porsashpaketuar nė nėndirektoriumin dictionaries tė direktoriumit ku ėshtė instaluar programi Opera. Lokacionin e nėndirektoriumit dictionaries mund ta gjeni duke shkruar: opera:about nė fushėn ku jepen adresat e internetit (ose nė menynė Helpe -> About Opera). Lokacioni i direktoriumit dictionaries pėr platforma tė ndryshme ėshtė: - Pėr Windows: $PROFILE\dictionaries\ (ku $PROFILE ėshtė 'Opera directory' nė opera:about) - Pėr UNIX/Linux: $PROFILE/dictionaries/ (ku $PROFILE ėshtė 'Opera directory' nė opera:about) - Pėr Mac: ~/Library/Application Support/Opera 10/Dictionaries/ Pas instalimit tė suksesshėm tė fjalorit dhe ristartimit tė programit Opera, fjalėt e shkruara gabimisht nė formularėt e faqeve tė internetit (fig. 1) dhe gjatė pėrdorimit tė programit pėr e-mail (fig. 2) nėnvizohen me ngjyrė tė kuqe. ![]() Fig.1: Korrigjimi i gabimeve drejtshkrimore me programin Opera Leximi i propozimeve pėr pėrmirėsim nga programi bėhet duke i klikuar fjalėt e nėnvizuara mė ngjyrė tė kuqe me tastin e djathtė tė miut. ![]() Fig. 2: Korrigjimi i gabimeve drejtshkrimore nė e-mail me programin Opera |
|
| Aktualizimi i fundit ( mė 26 tetor 2009 ) |