|
Ka lindur nė Vlorė mė 1.1.1929. U diplomua
nė Institutin e Lartė Pedagogjik 2-vjeēar
mė 1948 dhe atė 4-vjeēar mė 1954. Qysh nga viti 1954 ėshtė emėruar pedagog nė
ish-Institutin e Lartė Pedagogjik, kurse mė 1954 nė Universitetin e Tiranės. Ka
marrė titullin "profesor" 1972 dhe ėshtė zgjedhur anėtar i Akademisė
sė Shkencave tė RSH mė 1989. Ka
shėrbyer si pėrgjegjės i katedrės sė gjuhės shqipe gjatė viteve 1962 - 1989. "Mėsues
i popullit" mė 1977, "Ēmimi i Republikės i klasit II" mė 1979
dhe "Ēmimi i Republikės i klasit I" mė 1989. Profesor Sh. Demiraj
ėshtė autor i disa veprave shkencore, si Morfologjia e gjuhės sė sotme shqipe (1961 - ribotuar nė Prishtinė mė 1971); Ēėshtje tė sistemit
emėror tė gjuhės shqipe (1972); Sistemi i lakimit nė gjuhėn shqipe (1975);
Morfologjia historike e gjuhės shqipe I, II (1973, 1976 - ribotuar nė
Prishtinė mė 1980); Gramatikė historike e gjuhės shqipe (1986 - ribotuar
nė Prishtinė 1988); Gjuha shqipe dhe historia e saj (1988 - ribotuar nė
Prishtinė mė 1989) etj. Ka marrė pjesė nė disa
kongrese dhe konferenca ndėrkombėtare dhe ka botuar artikuj shkencorė edhe nė
disa revista tė huaja. Ka mbajtur ligjėrata pasuniversitare ose kumtesa nė
Prishtinė, Shkup, Beograd, Sofje, Kluzh, Kopenhagė, Aarhus, Insbruk, Vjenė, Paris
dhe Kėln.
|
|
Aktualizimi i fundit ( mė 26 tetor 2009 )
|