OpenOffice.org (OOo) është një përmbledhje programesh aplikative zyre qe përmban programe të ndryshme për përpunimin e tekstit, për përpunimin e tabelave, për vizatim dhe për prezantim.

OpenOffice.org mund te shkarkohet falas nga interneti për sisteme të ndryshme operative (Windows, Linux, Mac OS X etj).

OpenOffice.org përmban këto module:

Writer (për përpunim  teksti)

Calc (për kalkulime tabelore)

Impress (program për prezantim)

Draw (program grafik)

Base (baza e të dhënave)

Math (editimi i formulave)

Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe për OpenOffice.org 3.x   mund ta shkarkoni këtu:

http://www.shkenca.org/shkarkime/ooo_albanian_dict_1.6.2.oxt

Zakonisht ecuria e instalimit të fjalorit fillon automatikisht menjëherë pas shkarkimit te tij (fig1).

 

 

Fig.1: Instalimi i fjalorit drejtshkrimor për OOo

Pas instalimit të suksesshëm të fjalorit fjalët e shkruara gabimisht gjatë përdorimit të programeve të lartpërmendura   nënvizohen me ngjyrë të kuqe.

 

Leximi i propozimeve për përmirësim  bëhet duke i djathtasklikuar fjalët e nënvizuara më ngjyrë të kuqe (Fig. 2).

 

 

Fig. 2: Korrigjimi i gabimeve drejtshkrimore me programin Writer