Fjalor drejtshkrimor për Firefox dhe Thunderbird

Shkarkimin e Fjalorit drejtshkrimor të gjuhës shqipe (530.000 fjalë e trajta fjalësh ) për Firefox dhe Thunderbird mund ta bëni duke klikuar këtu ose në: https://addons.mozilla.org/
Dateka  e shkarkuar  (fjalor_shqip-1.6.6-fx+zm+tb.xpi, 629 KB)  hapet automatikisht  me programin Firefox. Nëse hapja e saj  nuk  bëhet automatikisht pas shkarkimit, atëherë duhet ta  bëni hapjen e saj me anë të programit Firefox. Pas hapjes paraqitet dritarja për instalim. Këtu duhet ta bëni instalimin duke e shtypur butonin përkatës. Pas instalimit (dhe konfigurimit) të suksesshëm, fjalët e shkruara gabimisht  në formularët e faqeve të internetit nënvizohen me ngjyrë të kuqe. Leximi i propozimeve për përmirësim nga programi  mund të bëhet duke i klikuar fjalitë e gabuara (të nënvizuar më ngjyrë të kuqe) me  tastin e djathtë  të miut .





Fig. 1: Pamje gjatë korrigjimit me firefox
Page 2 of 2