Pjesa më e madhe e yjeve ndriçojnë pa e ndryshuar shkëlqimin e tyre . Por ka yje të cilat edhe e ndryshojnë këtë . Në një pjesë të rasteve ndryshimi i shkëlqimit është rezultat i ndryshimeve të jashtme , sikurse rasti tek yjet eklipso të dyfishta .Në rastet e tjera të mbetura ndryshimi i shkëlqimit është rezultat i proceseve fizike në vetë yjet, të shkaktuara si rrjedhim i prishjes së ekuilibrit. Yjet e tillë quhen yje të ndryshueshëm. Kemi dy lloje yjesh të kësaj natyre, yje pulsivë dhe yje kataklizmikë.