Ka lindur në Lepogllavë më 1879. Gjimnazin e kreu në Zagreb. Si student zagrebas u njoh rrënjësisht me materialin arkivor historik, kurse pas kryerjes së doktoratës ka filluar të botojë mjaft shqyrtime shkencore. Pas përkryerjes shkencore në Vjenë dhe Budapest  u emërua profesor i shkencave historike ndihmëse  në Universitetin e Zagrebit.

Hyrja e tij në politikë në një mënyrë sikur ai vetvetes ia nënshkroi gjykimin e vdekjes, ngase me bashkimin hemegjenist të serbëve, kroatëve e slloveneve, fillon kalvari i tij jetësor. Që në vitin 1921 është gjykuar dhe burgosur në burgun e Mitrovicës, për shkak të pikëpamjeve të tij politike. Pasi kthehet nga vuajtja e dënimit ai përsëri kyçet në jetën politike, në mënyrë të veçantë u kushtohet temave historike kroate e shqiptare, duke u radhitur kështu në kreun e albanologëve të Evropës. Mirëpo, kur e hetoi se po i kanoset rreziku, ai filloi të shfaqet me pseudonime të ndryshme. Kështu, tregimet e tij romantike nga historia shqiptare Konsta Balshiç-i ia botoi me pseudonimin Alba Limi, ndërsa romanin fantastiko-shkencor Na Pacefiku me O´li Imona.

VEPRAT:

    Codex Albanicus, vëll. III
    Hrvatska i zadnja pregnuca istocne imperije pod zezlom triju Komnena (1901)
    Die Dalmatinische Privaturkunde (1904)
     Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis ilustratia (së bashku me Jiricekun dhe Thalloczy-in, Vjenë,     1913 e 1918, vëll. II)
    Srbi i Arbanasi (1925)/ Serbet dhe shqiptaret, Tiranë, 2002