Fjalori i gjuhës së sotme shqipe është i tipit të mesëm. Është botuar në Tiranë në vitin 1980 dhe ribotuar një vit më vonë edhe në Prishtinë nga një grup autorësh (leksikografësh të njohur për botën shqiptare). Ky Fjalor ka 41066 fjalë e shprehje fjalësh.
Kushdo që e përdor këtë Fjalor, do t´i bien në sy shkurtesat e shumta të termave si: bot., zool., anat., gjuh., hist., tek., mjek., drejt., etj. Por, se sa terma përmban ky Fjalor, këtë s´mund ta thotë askush më saktësi. Kjo ishte një çështje-enigmë që përherë më ka zgjuar kërshërinë dhe më ka nxitur që t´i qasem kësaj problematike pak më seriozisht, në mënyrë që, pas disa analizash kuantitative, me anë të programeve të caktuara, të nxjerr një përfundim dhe një numër të sakët të tyre. Ky është edhe objekti i këtij shkrimi.
Lexo shkrimin e plotë (PDF, 146 KB ...)