Në këtë shkrim flitet për kontributin e prof. Selman RIZËS në fushën e gramatikës kontrastive. Aty vihet në spikamë një gramatikë e tij e njohur e gjuhës serbokroate, por për nxënës është shtjelluar në gjuhën shqipe. Artikullshkruesi e vështron këtë Gramatikë nga dy anë: Nga ana përmbajtësore-teorike dhe terminologjike.Ai vjen në përfundim se kjo Gramatikë, edhe pse është shkruar para 50 vjetësh, është e një niveli të duhur shkencor, prandaj s´ka dyshim se edhe sot hartuesit e teksteve gramatikore mund të mbështeten në të, duke marrë për bazë diçka nga ajo.