Çështje të klasifikimit të ndajfoljeve
Në këtë shkrim jemi marrë fund e krye me klasifikimin e ndajfoljeve. I jemi rrekur kësaj çështjeje këtu mu nga fakti se në Gramatikën e gjuhës shqipe 1, Morfologjia të ASHSH-së, kemi vërejtur disa luhatje e paqëndrueshmëri, që vijnë si rezultat kriteresh. Kjo çështje nuk është e përkryer as në gjuhë të tjera, por është pak a shumë më e definuar me kritere më të qëndrueshme.