Sidebar

Hauptmenü

  • Ballina
  • Gjuhë shqipe
  • Fjalori
  • Matematikë
  • Fizikë
  • Kimi
  • Informatikë
  • Nyja
  • Shkarkime
  • Kërkim
s h k e n c a . o r g
  • Fillimi
  • Kontakti
  • Nyja

Evolimi i yjeve

Evoluimin e yjeve lirshëm mund ta krahasojmë me jetën e njerëzve, thjeshtë, yjet formohen kudo në univers nga ngjeshja gravitacionale në një re gazi dhe pluhuri, kjo do të thotë se yjet “lindin”, janë yje foshnje që përgatiten për jetën e tyre fëmijërore dhe fillimisht kjo gjendje fillestare e gazit përmban vetëm hidrogjen, e njohur me emrin protoyll, ndërsa në momentin kur temperatura dhe presioni i madh aty në brendi lejojnë bashkimin e bërthamave të lehta në ato të rënda atëherë yjet e fitojnë statusin e “qytetërimit”, i takojnë vargut kryesor të yjeve, që do të thotë se kjo është mosha e “rritur” e tyre . Ndërsa yjet plaken atëherë kur kalojnë në fazën e gjiganteve të kuq dhe “mbyllin jetën” në fazën e xhuxhëve të bardhë, të yjeve neutronike apo të vrimave të zeza. (fatbardhësisht gjithësia jonë që nga lindja trashëgon sasi mbizotëruese të hidrogjenit dhe heliumit në gjendje të gazët)

Shkrimi i plot (PDF, 378 KB)  ...

Sistemi i yjeve

Nga të gjitha yjet që ne i shohim gjatë netëve të kthjellëta, vetëm 30% prej tyre janë yje të njëfishta, d.m.th. janë të ngjashme me Diellin, ndërsa 47% janë yje të dyfishta, çka do të thotë se janë çifte yjesh të cilat rrotullohen rreth qendrës së përbashkët (qendrës së masës) nën veprimin e forcës tërheqëse, kurse pjesa tjetër e mbetur përbën sisteme të yjeve.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 383) ...

Burimi i energjisë në yje dhe ekuilibrimi i tyre

Jemi dëshmitarë të përvojës se si yjet shkëlqejnë mbi ne, shkëlqim i cili vazhdon me miliarda vite. Në shikim të parë yjet shihen vetëm si pika të ndritshme të cilëve mund t’ua  caktojmë pozicionin dhe nga një herë edhe lëvizjen, në ditët e sotme për këto pika të ndritshme respektivisht për yjet si dhe për trupat e tjerë qiellor mund te marrim informacione për përbërjen kimike të tyre, konditat fizike (temperaturën T, presionin p, fushën magnetike, densitetin  ρ etj.)

Shkrimi i plotë (PDF, 260 KB) ...

Yjet e ndryshueshëm dhe jo stacionar

Pjesa më e madhe e yjeve ndriçojnë pa e ndryshuar shkëlqimin e tyre . Por ka yje të cilat edhe e ndryshojnë këtë . Në një pjesë të rasteve ndryshimi i shkëlqimit është rezultat i ndryshimeve të jashtme , sikurse rasti tek yjet eklipso të dyfishta .Në rastet e tjera të mbetura ndryshimi i shkëlqimit është rezultat i proceseve fizike në vetë yjet, të shkaktuara si rrjedhim i prishjes së ekuilibrit. Yjet e tillë quhen yje të ndryshueshëm. Kemi dy lloje yjesh të kësaj natyre, yje pulsivë dhe yje kataklizmikë.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 757 KB ) ...

Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

Ne këtë shkrim përshkruhet  lidhshmëria në mes distancës, madhësisë së dukshme dhe absolute të yjeve. Madhësia e dukshme e yjeve (m) karakterizonte ndriçimin që vjen nga yjet mbi sipërfaqen e Tokës. Ndriçimi mbi sipërfaqen e dhënë është në përpjesëtim të drejtë me intensitetin e burimit të dritës që rrezatohet nga ylli dhe në përpjesëtim të ndërsjellët me katrorin e largësisë së tij.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 211 KB) . . .

Origjina e botës

Çdo gjë që ekziston rreth nesh – bota që na rrethon – nga vjen e gjitha kjo? Në radhë të parë, përse është ajo aty? Sa i vjetër është Universi? Apo a është ai gjithmonë aty? A jemi ne me të vërtetë të veçantë në kohë dhe hapësirë? A do të arrimë të kuptojmë se si filloi gjithçka? Nga është bota?

më gjerësisht ...

Spektri dhe temperatura e yjeve

Të vetmen njohuri që e marrim për trupat qiellorë e,  në veçanti për yjet,  e marrim me anë të spektrit të rrezatimit elektromagnetik ( të dritës) të yjeve. Secili trup qiellor që  ka një temperaturë mbi zeron absolute emeton spektër të rrezatimit elektromagnetik, që dallon sipas gjatësive valore. Andaj me plotë të drejtë përfundojmë se ”pasaporta” e yjeve është spektri i rrezatimit elektromagnetik që vjen nga ata.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 383) ...

Artikuj tjerë ...

  1. Drejtshkrimi me Firefox 4
  2. Drejtshkrimi me OpenOffice.org 3.x
  3. Instalimi i Fjalorit drejtshkrimor për programin Opera 10.0
Page 2 of 3
  • Start
  • Prapa
  • 1
  • 2
  • 3
  • Para
  • End
  • Ballina
  • Fillimi

Të rejat e fundit

  • Evolimi i yjeve
  • Sistemi i yjeve
  • Yjet e ndryshueshëm dhe jo stacionar
  • Ndikimi i ideologjisë në varietetet e shqiptuara të shqipes
  • Faktorizimi i hapësirës manifeste

Fizikë

  • Evolimi i yjeve
  • Sistemi i yjeve
  • Yjet e ndryshueshëm dhe jo stacionar
  • Spektri dhe temperatura e yjeve
  • Distanca gjer te yjet, dritësia dhe madhësia absolute e tyre

Më të lexuarat

  • Fjalori i gjuhës së sotme shqipe (Online)
  • Drejtshkrimi i gjuhës shqipe
  • Origjina e botës
  • Instalimi i Fjalorit drejtshkrimor të gjuhës shqipe për programin Opera 11
  • Faktorizimi i hapësirës manifeste

Informatikë

  • Drejtshkrimi me Firefox 4
  • Drejtshkrimi me OpenOffice.org 3.x
  • Instalimi i Fjalorit drejtshkrimor për programin Opera 10.0
  • Instalimi i Fjalorit drejtshkrimor të gjuhës shqipe për programin Opera 11
  • Fjalor drejtshkrimor për programin TeXnicCenter

Artikulli i javës

  • Evoluimi i yjeve
  • Fjalori
  • Eqrem Çabej (1908 - 1980)
  • Si u bë Kosova "Kosovo"?
  • Sa po i kushtojmë kujdes pastërtisë së gjuhës shqipe?

Gjuhë shqipe

  • Ndikimi i ideologjisë në varietetet e shqiptuara të shqipes
  • Si u bë Kosova "Kosovo"?
  • Shqipja e folur 40 vjet pas standardizimit të gjuhës
  • Shqipfolës apo shqiptar?
  • Sa po i kushtojmë kujdes pastërtisë së gjuhës shqipe?
2019 Shkenca.org. Të gjitha të drejtat të rezervuara.