Objekt i këtij punimi është studimi i leksikut të huaj në veprën letrare të shkrimtarit Ernest Koliqit.Fjalësi me prejardhje të huaj në prozën e këtij autori është hulumtuar në novelat: "Hija e maleve", "Tregtar famujsh", "Pasqyrat e Narçizit" dhe në romanin "Shija e bukës së mbrume".

Hulumtimi ka vënë në pah se shkrimtari i përmasave të mëdha, Koliqi, i anatemuar për disa dhjetëvjetësha, në veprën e tij ka përdorur mjaft fjalë të huaja. Materiali  i vjelë dhe krahasimi i tij me vepra autorësh të tjerë të kohës së tij e shquajnë Koliqin të veçantë edhe në fushë të gjuhës. Ai nuk identifikohet si purist, por tregohet shumë i kujdesshëm në përdorimin e materies gjuhësore për ndërtimin e tekstit të tij letrar. Numerikisht dhe me denduri më të madhe përdorimi në prozën e tij dalin fjalët me origjinë orientale.

Lexo tekstin e plote (PDF, 172 KB) ...