Pak vite më parë Irena Sawicka botoi edhe një studim të rëndësishëm në fushë të fonetikës së shqipes. Punimi i kushtohet strukturës së rrokjes në shqipen dialektore. U publikua në revistën shkencore "Gjurmime albanologjike" të Institutit Albanologjik të Prishtinës (Sawicka, 2008:55-62).

 

Rrokja në fonetikë cilësohet si një ndër njësitë më të pastudiuara. Në aspektin teorik, kjo njësi gjuhësore në shqipe deri tashti është trajtuar nga Anastas Dodi (Dodi, 2004:125-142),Rexhep Ismajli ( Ismajli, 1985:156-160) dhe tash së voni edhe nga Aljula Jubani (Jubani-Bengu Aljula, 2013:f?).

Gjuhëtarë të tjerë shqiptarë rrokjen dhe strukturën e saj e kanë përmendur përciptazi në hulumtimet e tyre për të folme të ndryshme dialektore të shqipes, mirëpo interpretimet për të nuk kanë shkuar përtej përshkrimeve teorike që ishin bërë më parë. Prandaj, përzgjedhja e punimit studimor "Struktura e rrokjes në shqipen kosovare", i gjuhëtares polake, Irena Sawicka, për këtë kumtesë, kujtoj se sjell disa interpretime të reja për modelet rrokjesore në shqipen dialektore, si dhe interpretime për shoqërimet dhe restrikcionet kombinatorike të tingujve bashkëtingëllorë në kuadër të kësaj njësie.  

Jam i vetëdijshëm se kjo kumtesë pasqyron vetëm një segment të vogël të të arriturave shkencore të kësaj gjuhëtareje polake për çështje të ndryshme të gjuhës shqipe.


Lexo shkrimin e plotë ( PDF, 138 KB) ...