Gjuha shqipe ( e shkruar dhe folur, e në veçanti kjo e dyta) është shumë e pasur më këtë kategori fjalësh e shprehjesh të këtilla gjuhësore. Derisa eufemizmat përdoren me kuptimin kryesisht pozitiv, ironia dhe fjalët pezhorative përdoren me kuptim negativ, përçmues, sharës, përbuzës, tallës, mospërfillës, mallkues etj. ( të gjitha këto do të përfshihen në këtë Fjalorth ), që, për fat të keq, shumë shqipfolës janë mishëruar me to në jetën e përditshme dhe janë bërë pjesë e kulturës së tyre gjuhësore. Sido që të jenë, edhe ato përbëjnë një pjesë të leksikut të shqipes. Prandaj, ato si të këtilla, duhet të mblidhen, të sistemohen dhe të studiohen.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 508 KB) ...