Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj

Ky shkrim e ka strukturën e një fjalorthi,  ngase ngërthen në vete një numër të madh fjalësh e shprehjesh gjuhësore me prejardhje nga gjuhë të ndryshme, sipas radhitjes alfabetike, të cilat pa nevojë po përdoren kudo në ligjërimin e folur e të shkruar, sidomos në ligjërimin libror, e në mënyrë të veçantë në atë mediatik, në njërën anë, dhe mundësia e zëvendësimit të tyre që është shumë me rëndësi, me fjalë e shprehje shqipe, në anën tjetër.

më gjerësisht ...

Disa fjalë për fjalorët e gjuhës së sotme shqipe (2002) dhe Fjalorin e gjuhës shqipe të M. Elezit

Në këtë artikull bëhet fjalë për mospasurimin e fjalorit të gjuhës shqipe me fjalë të reja. Prej vitit 1980, kur ky Fjalor u botua, gjate ribotimeve janë bërë fare pak plotësime. Ajo që të bie ne sy është se, madje as fjalët më të përdorshme, si p. sh. fjalët kompjuter, internet etj. nuk janë në fjalor. Kurse në parathënie thuhet se në këtë botim (p. sh. në botimin e fundit) janë futur edhe fjalë të reja.

më gjerësisht ...

100 fjalët më të shpeshta në gjuhën shqipe

Në këtë shkrim janë përfshirë 100 fjalët më të shpeshta që përdoren aktualisht në gjuhën shqipe, të cilat janë sortuar prej një korpusi gjuhësor që ngërthen në vete mbi 35 milion fjalë (në këtë korpus gjuhësor janë përfshirë qindra publikime elektronike nga fushat e ndryshme të dijes sonë, të shkencës, teknikës, të teknologjisë, të arsimit, të shëndetësisë, të historisë, të gjuhësisë, të ekonomisë etj.). Kjo përbërje e korpusit në terminologjinë gjuhësore angleze njihet me emrin Token.
më gjerësisht ...

Antonimet në FGJSSH të vitit 1980

Në këtë shkrim kemi vënë në pah përfshirjen e antonimeve në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980, meqë kemi vënë re re se kjo kategori leksiko-gramatikore ka gjetur një vend meritor në këtë vepër kapitale të gjuhës shqipe. Në të janë përfshirë të gjitha llojet e pranueshme e të mundshme të antonimeve.

Lexo shkrimin e plotë (215 KB, PDF) . . .

Page 3 of 3