Në këtë shkrim autori është ndalur në një prej shmangieve të shumta, të cilat po vihen re në shkrimet tona të ndryshme shkencore-publicistike, siç është mospërshtatja gramatikore. Aty bëhet fjalë për:
1) Mospërshtatjen e kryefjalës me kallëzuesin, dhe
2) Mospërshtatjen e trajtave ndajshtimore.