Në këtë shkrim jemi marrë me çështjen e modalitetit gjuhësor, një çështje kjo jo shumë e trajtuar dhe e përkufizuar sa e si duhet në gramatikat e gjuhës shqipe e më gjerë. Pastaj, në fund kemi sjellë një listë të fjalëve e të togjeve të fjalëve të ndërmjetme, por edhe fjalive të këtij lloji, që, në të folur, e kanë intonacionin e vet të theksuar, ndërsa në të shkruar, në njësitë kumtuese- sintaksore, vihen zakonisht në mes presjesh. Këtë listë e kemi sajuar me ndihmën e programeve të caktuara të linux-it, duke u mbështetur në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980, sipas radhitjes alfabetike.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 155 KB) ...