Përfshirja e fjalëve emërtuese në FGJSSH

Gjuhësia shqiptare deri më sot ka shënuar arritje të konsiderueshme në shumë fusha të saj. Madje në këtë aspekt, ajo mund të barazohet edhe me disa qendra studimore më me traditë në rajon e më gjerë. Por ne nuk duhet të jemi asnjëherë të kënaqur e të mjaftuar me këto rezultate të arritura. Përkundrazi duhet të synohet gjithnjë për arritje akoma më të madha, sidomos në ato disiplina gjuhësore të konsoliduara tashmë shumë vonë edhe në Evropë e më gjerë, siç është, fjala vjen, gjuhësia matematikore a statistikore, për vetë faktin se edhe ne si studiues sot e kemi të njëjtën teknologji informative elektronike që e ka edhe bota e qytetëruar. Prandaj kërkohet vetëm punë.

Lexo shkrimin e plotë në (PDF, 117 KB) ...

Fjalët me kuptim të figurshëm në FGJSSH të vitit 1980

Në këtë shkrim i jemi qasur Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe  të vitit 1980 nga një këndvështrim tjetër: Nga aspekti i figurativitetit të fjalëve. Iu qasem kësaj teme, ngase në asnjë Fjalor të deritashëm nuk i është kushtuar kësaj çështjeje kaq gjerësisht dhe, pothuajse në një një formë kaq gjithëpërfshirëse. Në të është vështruar çdo fjalë që në një mënyrë a një tjetër është përdorur ose po përdoret edhe sot në të gjitha llojet e ligjërimit me kuptim të figurshëm.

më gjerësisht ...

Homonimet në FGJSSH

Në këtë shkrim jemi ndalur në çështjen e përfshirjes së homonimeve në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980, ngase kemi parë se ai është shumë i pasur me to. Prandaj, me anë të programeve të njohura të Linux-it, kemi arritur të sortojmë grupet e fjalëve që formojnë homonime, të shënuara me numra romakë: I, II, III etj. dhe kemi arritur të sajojmë një Fjalorth me to, të cilin do të sjellim në vazhdim të këtij shkrimi.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 739KB) ... 

Fjalët e urta në FGJSSH

Në këtë shkrim flitet për përfshirjen e proverbave Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980, për vetë faktin se kjo vepër e njohur leksikografike ka vënë në spikamë një numër shumë të madh të tyre.  Sortimi dhe radhitja është bërë gjithnjë duke u mbështetur në programet e njohura të Linux-it dhe duke u mbështetur në shkurtesën fj.u. që do të thotë fjalë të urta.

Lexo shkrimin e plotë në (PDF, 255KB) ...

Eufemizmat, ironia dhe fjalët me kuptim keqësues në FGJSSH të vitit 1980

Gjuha shqipe ( e shkruar dhe folur, e në veçanti kjo e dyta) është shumë e pasur më këtë kategori fjalësh e shprehjesh të këtilla gjuhësore. Derisa eufemizmat përdoren me kuptimin kryesisht pozitiv, ironia dhe fjalët pezhorative përdoren me kuptim negativ, përçmues, sharës, përbuzës, tallës, mospërfillës, mallkues etj. ( të gjitha këto do të përfshihen në këtë Fjalorth ), që, për fat të keq, shumë shqipfolës janë mishëruar me to në jetën e përditshme dhe janë bërë pjesë e kulturës së tyre gjuhësore. Sido që të jenë, edhe ato përbëjnë një pjesë të leksikut të shqipes. Prandaj, ato si të këtilla, duhet të mblidhen, të sistemohen dhe të studiohen.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 508 KB) ...