Eqrem Çabej (1908 - 1980)

Është një ndër përfaqësuesit më të shquar të gjuhësisë shqiptare. Lindi më 7 gusht 1908 në Gjirokastër.

Mësimet e para i  mori në këtë qytet të lindjes. Atje ai mbaroi më 1921 shkollën qytetëse me përfundime të shkëlqyera. Atje, në gjirin e familjes dhe në rrethin e bashkëqytetarëve të tij, të njohur për dashurinë e madhe për Atdheun dhe për arsimin, u mbrujt edhe karakteri i tij. Pas mbarimit të shkollës qytetëse ai fitoi të drejtën e një burse të dhënë nga Prefektura  e atëhershme e Gjirokastrës për të vazhduar studimet e mesme dhe të larta jashtë shtetit. Dhe kështu ai nisi, ashtu si edhe të rinj shqiptarë të tjerë, rrugën e mërgimit në kërkim të diturisë.

më gjerësisht ...

Rexhep Ismajli

Lindi në Preshevë më 1947. Studimet për gjuhë dhe letërsi i mbaroi në Prishtinë më 1971. Në vitet 1971-1973 specializoi për gjuhësi në Institut de linguistique générale et appliqué “René Descartes” (Sorbonne), Paris, nën drejtimin e André Martinet. Më vonë (1977/ 78) vazhdoi specializimin në Institut für Allgemeine und Vergleichende Sprachwissenschaft të Universitetit të Bochum-it.

më gjerësisht ...

Shaban Demiraj (1929-2014)

Ka lindur në Vlorë më 1.1.1929. U diplomua në Institutin e Lartë  Pedagogjik 2-vjeçar më 1948 dhe atë 4-vjeçar më 1954. Qysh nga viti 1954 është emëruar pedagog në ish-Institutin e Lartë Pedagogjik, kurse më 1954 në Universitetin e Tiranës. Ka marrë titullin "profesor" 1972 dhe është zgjedhur anëtar i Akademisë së  Shkencave të RSH më 1989.

më gjerësisht ...

Idriz Ajeti

Lindi në katundin Tupallë të Jabllanicës së Epërme më 26.VI.1917. Shkollën fillore e mbaroi në Banjën e Sijarinës më 1930, të mesmen e kreu në Shkup më 1938. Po atë vit u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Zagrebit – në Degën e romanistikës. Studimet i mbaroi pas luftës, në vitin 1949 në Fakultetin e Filozofisë të Beogradit. Që atëherë e deri në vitin 1953, me cilësi profesori të gjuhës shqipe, punoi në Gjimnazin e Prishtinës.

më gjerësisht ...

Gustav Meyer (Gustav Majer-i) (1850-1900)

 Ka lindur më 25 nëntor të vitit 1850 në Gros - Stechlitz të Austrisë. Fëmijërinë e vet e kaloi në Opeln, ku gjatë viteve 1860-1867 ka vijuar gjimnazin dhe shumë herët është vërejtur se ka interesim të madh për gjuhësi.
 Më 1867 në Breslau ka filluar me studimin e filologjisë klasike. Ndikim të madh te Meyer - i i ri kanë pasur gjuhëtarët Martin Julius  Hertz dhe Adolf Friedrich Strelin. Më 1871 ka promovuar disertacionin e doktoratës „De nominibus graecis copositus“.

më gjerësisht ...

Robert Elsie

Lindi në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë më 29 qershor 1950. Ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisë klasike dhe të gjuhësisë më 1972. Po në atë vit, erdhi në Evropë me një bursë studimesh. Vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën më 1978.

më gjerësisht ...

Milan Shuflaj (1879-1931)

Ka lindur në Lepogllavë më 1879. Gjimnazin e kreu në Zagreb. Si student zagrebas u njoh rrënjësisht me materialin arkivor historik, kurse pas kryerjes së doktoratës ka filluar të botojë mjaft shqyrtime shkencore. Pas përkryerjes shkencore në Vjenë dhe Budapest  u emërua profesor i shkencave historike ndihmëse  në Universitetin e Zagrebit.

më gjerësisht ...
Page 1 of 4