Mbi mohimin e dyfishtë e të shumëfishtë

Në këtë shkrim autori ka marrë në shqyrtim çështjen e mohimit të dyfishtë e të shumëfishtë që është e pranishme jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në maqedonishte e bullgarishte, në serbokroatishte, rumanishte, greqishte, madje edhe në turqishte. Kjo do të thotë se kjo është një dukuri gjuhësore që i takon edhe arealit gjuhësor ballkanik, pra është një element gjuhësor i tërë Ballkanit.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 9,9KB) ...

Çështje të klasifikimit të modalitetit

Në këtë shkrim jemi marrë me çështjen e modalitetit gjuhësor, një çështje kjo jo shumë e trajtuar dhe e përkufizuar sa e si duhet në gramatikat e gjuhës shqipe e më gjerë. Pastaj, në fund kemi sjellë një listë të fjalëve e të togjeve të fjalëve të ndërmjetme, por edhe fjalive të këtij lloji, që, në të folur, e kanë intonacionin e vet të theksuar, ndërsa në të shkruar, në njësitë kumtuese- sintaksore, vihen zakonisht në mes presjesh. Këtë listë e kemi sajuar me ndihmën e programeve të caktuara të linux-it, duke u mbështetur në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980, sipas radhitjes alfabetike.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 155 KB) ...

Mbi disa shmangie sintaksore

Në këtë shkrim autori iu është qasur shmangieve gramatikore që po ndodhin përditë në mediat tona të shkruara, por edhe në ato elektronike. Ai ka vënë në spikamë këtu dy shmangie sintaksore, siç është rasti kur një fjali e përbërë a periudhë në përbërje të saj ka një apo disa elemente të tepërta a të tepruara dhe, rasti i dytë, kur ato kanë një a disa elemente të mangëta a të munguara. Që të dy rastet përbëjnë shkelje të rregullave, jo vetëm gramatikore, por edhe kuptimore (semantike) etj.

Lexo shkrimin e plotë ( PDF, 64 KB) . . .

Page 2 of 3