Çështje të trajtimit të kallëzuesit

Në këtë shkrim autori është marrë me çështjen e trajtimit të kallëzuesit në gjuhësinë shqiptare, si një trajtim tradicional, kundruall trajtimit që i bëhet kësaj gjymtyre të rëndësishme sintaksore në teoritë e ndryshme gramatikore të gjuhësisë së përgjithshme.Ai nxjerr disa përfundime, nga ai grumbulli i të gjitha atyre teorive,duke dhënë sugjerime se si do të duhej të konceptohej kjo gjymtyrë  në gramatikat e ardhshme të gjuhës shqipe.Pra, vlen të lexohet.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 24,8KB) ...

Reksioni dhe valenca foljore

Nga vetë titulli mund të shihet së autori në këtë shkrim është marrë me një çështje problemore terminologjike. Pse thuhet çështje problemore? Sepse autori ka trajtuar dy nocione gjuhësore që për shumëkë, madje edhe për njerëz me përgatitje profesionale, janë të njëjta, identike ose të ngjashme. Prandaj autori ka sjellë këtu disa të dhëna teorike, referenca të shumta nga literaturagjuhësore e gjuhëve të tjera (sepse në gjuhën shqipe përgjithësisht mungojnë ato ose janë fare të pakta) për të dëshmuar dhe për të sjellë përfundimin se këta dy terma, me disa pikëpërkime të vogla, janë të ndryshëm dhe s´ka arsye të ngatërrohen apo të identifikohen në mes vete, ngase kemi të bëjmë me dy fusha (rryma) të ndryshme gjuhësore- teorike, që marrin për bazë njërin apo tjetrin.


Lexo shkrimin e plotë (PDF, 114 KB) ...

Çështje të emërtimit të disa njësive më themelore sintaksore në gramatikat tona

Ndonëse gjuhësia shqiptare ka bërë një traditë të gjatë të veprimtarisë së vet, në fushën e terminologjisë gjuhësore ka ende tema të cilat mund të  diskutohen e të rishikohen, siç është rasti me këtë temë të cilën do ta shtjellojmë në vijim të këtij shkrimi.Fjalën e kemi për disa terma gjuhësorë të cilët me vite e decenie janë krijuar a farkuar nga studiues të ndryshëm të gjuhësisë shqiptare, porse sot kur t´i marrim e t´i vështrojmë nga një gamë më të gjerë aspektesh, na krijohet përshtypja se edhe për këtë pikë kemi se çka të themi, ngase ka mundësi të shoshiten, të diskutohen, madje, në instancë të fundit, disa të merren edhe si të diskutueshëm.I konsiderojmë si të këtillë, për vetë faktin se te disa terma gramatikorë, të cilët emërtojmë njësitë më themelore sintaksore, sikur nuk e shprehin përmbajtjen në tërësi, për çka edhe janë sajuar.Pra, kemi një shpërpjestim të formës me përmbajtjen e tyre.

Lexo shkrimin e  plotë (PDF 161 KB) ...

Kontributi i Selman Rizës në fushën e gramatikës kontrastive

Në këtë shkrim flitet për kontributin e prof. Selman RIZËS në fushën e gramatikës kontrastive. Aty vihet në spikamë një gramatikë e tij e njohur e gjuhës serbokroate, por për nxënës është shtjelluar në gjuhën shqipe. Artikullshkruesi e vështron këtë Gramatikë nga dy anë: Nga ana përmbajtësore-teorike dhe terminologjike.Ai vjen në përfundim se kjo Gramatikë, edhe pse është shkruar para 50 vjetësh, është e një niveli të duhur shkencor, prandaj s´ka dyshim se edhe sot hartuesit e teksteve gramatikore mund të mbështeten në të, duke marrë për bazë diçka nga ajo.


Lexo shkrimin e plotë (PDF, 17.4KB) ...

Mbi mohimin e dyfishtë e të shumëfishtë

Në këtë shkrim autori ka marrë në shqyrtim çështjen e mohimit të dyfishtë e të shumëfishtë që është e pranishme jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në maqedonishte e bullgarishte, në serbokroatishte, rumanishte, greqishte, madje edhe në turqishte. Kjo do të thotë se kjo është një dukuri gjuhësore që i takon edhe arealit gjuhësor ballkanik, pra është një element gjuhësor i tërë Ballkanit.

Lexo shkrimin e plotë (PDF, 9,9KB) ...